E Diela e Skënderbeut. Nga Brizida Gjikondi
Përgjatë viteve 1967-1968 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në shtypin shqiptar, historianët, akademikët dhe figura të spikatura të kohës botuan, punimet, ekspertizat, arkivat, përkthimet dhe mbledhjen e informacioneve dhe traditave në lidhje me figurën e Skënderbeut. Më poshtë po botojmë një pjesë të ketyre punimeve, disa si produkte personale te personalitetev te kohës disa si gojëdhëna dhe tregime të mbledhura ndër shqiptarë dhe zona të ndryshme të vëndit.
Vdekja e Skënderbeut- Sipas Legjendave të Popullit.
Skënderbeu simbas legjendave popullore, me “tefterët” e tij u ka lënë porosi shqiptarve se si të veprojnë e të luftojnë pas vdekjes së tij. Punën e këtyre ‘tefterve” e kam konstatuar para 32 vjetësh (Dhosi Liperi) në Mat: Më kanë folur disa pleq të cilët e quanin fatkeqësi të madhe humbjen e tyre.
– “Të qëndroni të bashkuar si dengu i shufrave” është porosia e fundit e Skënderbeut , për bashkëatdhetarët e tij.
Populli shqiptar e qau dhe vajtoi Prijësin e tij dhe mbajti zi për të. Gjatë pesë shekujve, gjer në ditët ditët e sotme ( shkurt 1967), këtë zi ai e manifeston me veshjen e tij karakteristike për burra e për gra.
Legjendat e mëposhtëme janë mbledhur në Mat para tridhjet vjetëve. Po i japim të shkruara ashtu si i kanë folur pleqtë që i kanë kallëzuar.
Dhosi Liperi. Shkurt 1967
Tefteret.
Skënderbegju ka pas lanë tefterët e vet në sanuk ke shtëpia e memeut (Memeollit) në Shlle, se ka kjanë Llalla i Skanderbegjut.
Ali Zejneli, Mat 1934.
Armët, Tokës, Amanet.
Skanderbegju shpatën prej alltani, fren’ e kalit, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në Çafë të Buellit me njëa shpellë çi merr terma-terma mënej teposhtë-teposhtë, apet m’atë tarma-tarma, njer m’atë shpellën e mrame. Po s’un vej kush me i marrë, se Skanderbegju ka baë tollsun, tollsun çi domethanë duva e fortë; se ja ka ba amanet tokës. I tha Skanderbegju tokës: “Të kam dhanë amanet kët xha, me ia dhanë xhinsit tem” Es’un marr dot kush.
Ali Zejneli, Mat, Shtator 1934.
Këshilla e Mrame
Kur ishte semunë Skanderbegu, si e kemi me të nigjume, i thirri gjith ata parësin e ti e ata “Dum me na lanë nji fjalë” i thanë, Ç’fjalë po na len ? Ai u thotë, shtini duert në brez të shoqi shoqit, çi të mani njani tjetrin e mos tu çajnë bota. Ene ka çitë Skanderbegu nji robe e ka çue me marrë nji deng shufra. Ai vojti i pru shufrat e Skanderbegut ja dha ati çi kishte për nën vedi, çi kishte qanë ma i pari i gjygjit ti, për me e thye dengun me shufra. Ai s’un e theu. i thotë Skanderbegu : Epja tjetrit. Ene tjetri s’un i theu. Ti marrin të gjithë pa le munt t’i thyejnë. Ene i muerën e asnji s’un i theu. Mrapa qiti nji shufër të vetme ja dha ati të parit të parisë. Ai e muer e theu. Ene u dha të gjithë ka nji e ata i thyen. U ka thanë manej Skanderbegu “ në mujçi me çinrue tok si dengu i shufrave, s’ju ka për t’ju thye njeri; në u bafshi nji-ka-nji, do tju thyejnë si këto shufrat që thyet ju ka-nji ka-nji.
Destan Gjoni. Martanesh 1930
Xhithë xhinja u mblodhën në Fushë të Kruës e banë nexhilit të math, çë ç’të bajmë ne për punë të Skanderbegjut. “ Do t’i nrojmë rrobet ç’i kemi pasë të bardha e t’i bajmë të zeza, për zi të Skanderbegjut” kanë thanë. E qysh m’atë kohë njer në këtë sitë soët na kanë metë xhoket e zeza për burrat ene stravecet e zeza për gjratë. Veçse stravecet Matja i hoç e i ka majtë vetëm Merdita. Na thekët e zeza i kemi në xhoket për zi të Skanderbegjut.
Ali Zejneli. Mat, Shtator 1934.
Po Tropojen amanet kujt ja la? Xenit aaaa?
Te gjitha ne rregull, por pse nuk keni zevendesuar tefteret( turqizmat )e vitit 1934, normale pas 500 vjet pushtim, me gjuhen shqipe , te Skenderbeut, qe mund ta gjeni te paster tek Arbereshet !!???
Nuk ka qene 500 vjet pushtim . Por bashke sundim. Prandaj do te nderrohen tekstet shkollore. Se historianet tane injorante po lejne name neper seminaret qe bejne neper vende te ndryshme te botes me injorancen e tyre.Kur ballafaqohen me historane te vendeve te tjera. Shumica e administrates Osmane ka qene me shekuj e drejtuar nga shqiptare. I bie te thuash per 500 vjet shqiptari ka pushtu shqiptarin.Piqu dhe ti.
Qenke nje mbeturine osmane!
cka te themi per te madhin gjergj kastrioti,ku flitet se ka qenevi shtrire ne shtrat ,me temperatur,ethe,e simptome akute dhe behet fjale per nje semundje parazitere te mprefte si paludismi nga nje therrje pickim insekti.me pas qrn sot une e kisha trete me sukses,efhe pse ka raste me rezidtence te madhe parasitesh ne tretmante anti parasiter.semudjet nga insektet ekzistojn para njeriut,por mvaret klima e sezona dhe gjeoligjia.ne afrik insektey bejn kerdi,por edhe ne aneriken latine,e azine.qdo vite pickohen ngs 500 milion persona ne bote,1 milione vdesin qdo vite ne munges diagnostike dhe tretmani adekuat me kohe.
Dmth hidhu pritu . Duke shkuar andej kendej. Dhe perplasemi jo me histori te vertete por me gojedhena e legjenda. Shkurt perralla me mbret. Perfundimi Skenderbeu nje personazh i filmave me kuklla i koherave moderne. I cili eshte perdor edhe nga bota e krishtere gjate kohes kur ky personazh jetonte. Per tu marre si shembull ,si Robocopi i mesjetes.
E gjithe historia e Ballkanit eshte Legjenda e Mite dhe e shkruajtur nga europianet sipas interesave te tyre prandaj jemi sot ne kete derexhe moskuptimesh dhe divergjensash me njeri tjetrin
Nuk ka qene 500 vjet pushtim . Por bashke sundim. Prandaj do te nderrohen tekstet shkollore. Se historianet tane injorante po lejne name neper seminaret qe bejne neper vende te ndryshme te botes me injorancen e tyre.Kur ballafaqohen me historane te vendeve te tjera. Shumica e administrates Osmane ka qene me shekuj e drejtuar nga shqiptare. I bie te thuash per 500 vjet shqiptari ka pushtu shqiptarin.Piqu dhe ti.