Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në ‘Troy Community Center’ në Detroit, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko foli për hapat e ndërmarrë deri më tani dhe gjithashtu për projektet që synojnë mbështetjen dhe krijimin e lehtësirave për shqiptarët e diasporës.
Z.Majko informoi komunitetin shqiptar në Miçigan lidhur me Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, Komitetin Shtetëror për Diasporën i cili drejtohet nga Kryeministri, Agjencinë Kombtare te Diasporës dhe qëllimin e saj, e gjithashtu Projektligjin për Diasporën, që siç tha do të rregullojë shtyllat kryesore të organizimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën e tij.
Ndërsa përmendi përpjekjet për ti garantuar shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votës, Minstri theksoi se diaspora duhet të ketë edhe përfaqësimin e vet politik.
Të pranishmit i drejtuan pyetje Ministrit lidhur me prioritetet afatshkurtra dhe afatgjata, mbi mënyrat e bashkëpunimit me diasporën , strategjinë dhe mundësinë e organizimit të ndonjë samiti të diasporës në të ardhmen e afërt.
Më pas, z. Majko u takua me studentë shqiptarë, me të cilët bisedoi lidhur me iniciativat që do të përfshijnë këtë pjesë të komunitetit. Ministri përmendi platformën online për diasporën ‘Germin’ dhe synimet për integrimin brenda saj të një platforme për studentët shqiptarë jashtë vendit.
U fol gjithashtu për iniciativat në fushën e investimeve, me z. Majko që përmendi synimet për krijimin e një dhome tregtie për diasporën e gjithashtu projekte të tjera që do shërbejnë si guidë për ata që duan të investojnë në Shqipëri. Nje çeshje për të cilën pati shumë interes, ishte e drejta e votës.
Ministri Majko informoi të rinjtë lidhur me draftin e paraqitur në komisionin e kuvendit, duke bërë me dije përmbajtjen e tij.
Në fund të takimeve, Ministri i Shtetit për Diasporën dha një intervistë për televizionin ‘Albanian Tv of America’ ku foli për çështjet e diskutuara me komunitetin shqiptar atje, për strategjine për diasporën dhe tema të tjera që prekin shtetasit tanë jashtë vendit.
Pse nuk lajmeroni kur vjen ??
Po mo Pandi po e dhjete kete vend e bete corap dhe tani u kthyet nga diaspora , kujtoni ju se ata jane budallenj dhe nuk e kuptojne qe ju kini nevoje per paret e tyre dhe jo per ta .
Keta te diaspores ne kete vend kane qene dhe ja mbathen nga syte kembet per ti shpetuar varverise ekstreme qe mbollet ju politikanet e leshit ….sepse ishin njerez te ndershem dhe nuk mund te punonin me allish verishe ,krim dhe kusari.
Dhe perfundimi ja ku eshte shkuan ne nje shtet te huaj , me udheheqes te huaj dhe u bene njerez , nga ku sot jetojne me familjet e tyre ne harmoni , dinjitet dhe mirqenie , si qytetare te denje te vendit ku jetojne , dhe jo si ne qe na mbyti stresi nga ky vend i bukur por me morra dhe tartabiqe politike .
Ne qofte se do te ishit politikane te ndershem duhet ta kishit deklaruar qe ishit te pa afte dhe injorante per te bere shtet ……., dhe po ju…….. duhet te kishit kerkuar protektorat nderkombetar dhe jo mer njehere PD dhe pastaj PS ,…Pastaj prape PD dhe mbas asaj prape PS ……prandaj dhe ne populi vajtem ne te PD-se dhe tani ne te PS -se.
SA DO TE DOJA TE BEHESHA DIASPORE,… POR NUK IKI DOT,…….QE ATO VITE QE ME KANE MBETUR TE RROJA SI NJERI . POR SI DUKET QENKA E SHKRUAR TE VDESIM SI KAFSHE NE KETE VEND TE BUKUR POR TE MALLKUAR.
Sa larg qe shkon, atje ku kan mall per atdhe se shume larg kane shku me jetu dhe shume patriote hiqen dhe jane,…hajde ne France, Belgjike, Angli ta shikosh sa te presin me lule o zagaret dhe horrat e politikes shqiptare, shkaterrimtaret e te ardhmes shqiptare ku dhe ti ke rolin e vet gjoja si burre i mire por nje servil i sistemeve dhe palaco i politikes.
Po në Thesproti, ku banojnë çamët ortodoksë, do ta marrësh mundimin të shkosh ti takosh dhe tu thuash se Mëma Shqipëri do luftojë që edhe ju të gëzoni të drejtat si pakicë etnike. Apo nuk të lejon Demokracia e Re dhe Agimi i artë?. Nëse ndodh kështu ti pse i lejon përfaqësuesit e këtyre partive që vijnë edhe në kryeqytetin tënd dhe thonë Rroftë Vorio Epirius.
Majo ka shumë halle dhe derte kjo Shqipëria jonë. Dhe që të shpëtojë duhen burra shteti. Ti ke dhënë prova të pranuara edhe sot z. Rama po tregon se ka zë edhe në Shqipëri. Urime në realizimin e misionit që je ngarkuar.
Xha Spiro
Pandeliu ka lajm t’mire per emigrantet sidomos ata te Omerikes.Ai ka me i pajis me vota per zgjedhjet e aedhshme , vetem se ka nji problem t’vogel, shteti shqiptar nuk ka mundesi ti regjistroje t’gjithe keta emigrante dhe keshtu ska vote per emigrantin e shkrete qe e di mire sa i vlen lekura Pandeli Majkove..
Aman, Pandi, mos na bjer perfaqesim politik nga Amerika se do pellcasin si purtha Biberajt ne Tirane e do ngrejne bustin Saliut mbi kapelen e Skenderbeut. Biberajt, shoqeri vatra, e sotme, zeri Amerikes radio e tv dhe ca boliere te tjere, ata e kane bere Shqiperine kashte e koqe duke pasur ketu brenda ne barkun e kalit Trojes Sali Berishen. Eeee, pse do vendoset drejtesi ne Shqiperi? Qe te vendoset drejtesi duhet te prishet edhe nje here nga e para Shqiperia, te rrafshohet duke filluar nga Lalezi e pastaj te ringrihet. KJo s’ndodh, s’ka per te ndodhur dhe Shqiperia do te jete prone e bashibuzukeve ne jete te jeteve, prone e krimit, prostitucionit dhe korrupsionit, prone e tradhetise.