Mbi çati ka nisur të dali tymi i zi

4 Shkurt 2018, 14:34Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Ndryshe nga rituali i Vatikanit, kur dalja e tymit të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine sinjalizon se Kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri që do të drejtojë Kishën Katolike, në Shqipëri ka nisur që mbi çati, të dalë tymi i zi. Nuk është fjala për tymin e oxhakëve dhe sobave të familjarëve, bizneseve apo institucioneve që përdorin dru për tu ngrohur në palcën e këtij dimri. Por për tymin e zi të flakëve që tentojnë të fshehin gjurmët e korrupsionit ndër vite. Si një shenjë e sigurtë paniku dhe prove e qartë se këto janë shenjat e para se reformën në drejtësi, kanë filluar ta ndjejnë.

Një re e stërmadhe tymi i zi, aspak në kuptimin figurativ por në kuptimin e parë të kësaj shprehje, ka dalë orët e fundit nga godina e ALUIZN-it në Fushë Krujë. Sipas policisë zjarri i qëllimshëm është ndezur në zyrën e drejtorit të institucionit dhe në arkiva, për të djegur ato dosje që me siguri kanë bërë gjatë këtyre viteve batërtinë e një procesi kaq rraskapitës e të shumëpërfolur.

Një proces që ndërthuret me njëmijë e një mënyra e fije ligjore dhe jo ligjore, me çështjen e pronave, trojeve, tokave, legalizimeve, pronësimeve, shpronësimeve, kompensimeve, zhvendosjeve, mbivendosjeve, tjetërsimeve, zhvatjeve, grabitjeve, allishverisheve, korrupsionit, lojës politike, elektorale, partiake, shoqërore, farefisnore, klanore, të pushtetit qëndror, të pushtetit lokal, të pushtetit të parasë, të pushtetit të më të fortit kundër të dobëtit, e kështu pafundësisht.

Një lojë që ka sjellë më shumë viktima, të vrarë, të plagosur, të dhunuar, të presionuar, shantazhuar, kërcënuar, të stresuar, të sulmuar fizikisht, verbalisht e psikologjikisht se çdo luftë tjetër dhe çdo ushtri armike që mund të ketë kaluar ndër ato anë, ndoshta që nga koha e Sulltan Mehmetit të Dytë kur dërgonte taborret për të pushtuar kalanë e Krujës, e për të thyer Skënderbeun.

Megjithëse është një proces rreth 20 vjeçar, deri më tani, askush pothuajse nuk e kishte vënë ujin në zjarr nga zyrtarët e këtij institucioni, pavarësisht qeverive që kanë shkuar e që kanë ardhur. Por, me sa duket këtë radhë, edhe ata që nuk u shqetësuan për mbi dy dekada me radhë, kanë filluar ta ndjejnë presionin gjithnjë e në rritje e konkret, që po i troket në derë të zyrës a të shtëpisë, për shkak të reformës në drejtësi. Kanë mjaftuar disa arrestime në nivele drejtorësh drejtorie e poshtë, që të bëhen gati tre bidona me benzinë,- siç u tha nga policia,- që u gjetën në zyrat e Fushë Krujës dhe tymi i zi të dalë mbi çatinë e institucionit që presupozohej se duhej të zgjidhte hallet e popullit.

Aq i zi e aq i madh ka qenë tymi tek ALUIZN-i, sa fillimisht zjarrëfikëset mund të kenë ngurruar për tu nisur, se mund tu jetë dukur një nga shtëllumgat e gropave të gëlqeres apo oxhaqeve të fabrikave të çimentove, që nuk pushojnë ditë e natë ndër ato anë.

Sigurisht që rasti i Fushë Krujës me hall dosjesh e shkresash, nuk është i vetmi me sa duket këto ditë dhe me siguri, që shtëllunga të tjera tymi të zi mund të shohim sërisht nëpër çati të tjera nëpër Shqipëri. Eshtë detyra e drejtuesve të institucioneve që të bëjnë më shumë kujdes edhe në këtë drejtim me sa duket, për të parandaluar zjarrin e shkresave korruptive, sepse mund të digjen edhe vetë bashkë me to.

Pak orë përpara kësaj ngjarje, mediat raportuan se në shtëpinë e Dashamir Xhikës, ish drejtorit të Rrugëve të Republikës ishin gjendur 80 dosje tenderash të rregullt. Një informacion ky që deri tani, as nuk është pohuar e as nuk është mohuar nga institucionet ligjzbatuese.

Dikush duhet të mari shkas nga këto raste, për të filluar një proces verifikimi, inventarizimi dhe të rritjes së masave për ruajtjen dhe sigurinë e institucioneve, arkivave e zyrave që kanë më shumë propabilitet, nga çatitë e të cilëve, të mund të dalë nesër sërisht tymi i zi./Alpenews.al

8 komente në “Mbi çati ka nisur të dali tymi i zi”

  1. sapa says:

    Asgje nuk i gjen me sa te gjeti ty!Si gjthmone ndonje te ngordhur do ta bejne shembull.

  2. astrit says:

    Nuk na the gje o Peza.

  3. Studenti says:

    Nje shkrim shum i gjetur dhe i goditur.
    Nje shkrim qe duhet lexuar nga çdo drejtues dhe punonjes shteti.
    Kush ka veshe le te degjoje.
    Hajdutet dhe te korruptuarit duan te fshehin dhe te zhdukin provat e krimeve qe kane kryer.
    Koha e gjykimit po afron….tik-tak…..tik-tak…..tik-tak.

  4. Tosi says:

    MERRU ME HALLIN TEND O FRED PEZA DHE MOS E PERDOR GAZETARINE PER TE RINGJITUR E ZHVATUR TE TJERA MILIARDA NE RRUGE TE PAMERITUARA.

  5. Cohen says:

    Hahahaha, vodhi nje milion $ dhe ka fytyre e shkruan si te ishte gazetar normal, yyyyyy hajdut

  6. Spartaku says:

    Ky shkrim brilant i Alfred Pezes,duhet te meret ne konsiderate nga njerez kopetent te qeverise dhe te nderkombetareve,pasi perbene nje shqetesim shume te madhe zhdukja e dokumentave,nga Berisha,Basha,Meta Monika,e shume e shume njerez te tjere te korruptuar,qe,kane punuar dhe ponojne edhe sote ne kupolat e larta drejtuese.Ky shkrim,eshte kemban alarmi,dhe duhet vepruar sa me shpejt.Berisha me banden e tij,po e ndjen gjalle se dobiçi po vjen drejte lindjes dhe do t’u ngelet ne preher.Ata po bejne te gjitha perpjekjet e tyre,dhe po perpeliten si kaposhi i therur,per t’i shpetuar gjykimit.Dokumentat ne arkivat e sotme,mund te jene boshatisur dhe mbahen ne vende te militantet e pd-ke e te LSI,siçndodhi te shtepia e Dashami Xhikes 80 dosje gati per t’u asgjesuar.Pritej urdheri i Sali Berishes.

  7. Ali Pasha says:

    Hahaha Sapa…
    Nje koment i goditur…

  8. Alban says:

    ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT !

    – A mund te krijoje qeveri Antimafie
    Lulezim Kryemadhi dhe Mafia e tyre?

    – Ti varesh melcite ujqerve te pangime !

    – Enough its enough….. Boll me !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes e rrenoi, e shkermoqi, e zhberi te pakten 7 here nga themelet Shtetin Shqiptar ne 13 vjet sundimi te Salikracise e kryeministri Edi Rama flet per sabotimin, pengimin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian qe e duan e aspirojne 95 per qind te shqiptareve me evropian e pro perendimore se vete ata !?
    Cila rini e popull ne cilindo vend te ish- Perdes se Hekurt e Perandorise se Djallit doli neper sheshe me parullen lapidare :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! ne dhjetorin historik te 1990-es !
    Edhe kete aspirate e kushtrim unikal mbarepopullor e nakatosi Katovica e Sali Alise !?
    A nuk ishte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e Sali Kadafit, qe i shpalli lufte te hapur nga foltorja e altarit te Salikracise ne ate kohe “ imperializmit Amerikan dhe dores se zeze te tij CIA-s” ne pranveren e vitit 1997!?
    A nuk ka dy muaj plot qe Partise se Cadres se Putinit iu bashkua edhe Mafia me bllok ne dore me ze e me figure e Like Floririt!?
    A nuk e bekoi edhe vete Mareshalli i Beogradit bashkimin e Mafias e Cadres dhe asaj te Cizmes qe i shpallen se bashku lufte te hapur “ imperializmit ametikan “ ne pragdiimrin e vitit te trishte 2017 kunder Ambasades amerikane ne Tirane dhe ne vigjilje te protestes nekrofile te deshtuar me sukses te plote nga braktisja e shqiptareve ?
    A e dini cila eshte kerkesa kryesore e “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ dhe Mafias se Bllokut 700 mije euro faqja dhe e Cizmes per protesten e 27 janarit 2018 !?
    Permbysja e Rames dhe krijimi i nje qeverie Anti- Mafia !?
    Po a mund te krijoje nje Qeveri Antimafia

    1- Dopjo- Mafia e 97-es,
    2- e 14 shtatorit 1998,
    3- e kusarise 500 milione euroshe te Autos-trades se Kombit me Lul- Giten ne krye,
    4- e Gerdecit me Fatmir Xenn ne balle,
    e atdheshitjes se Otrantos me Sali Zerven,
    5- Mafia e bllokut me 64 prej 82 videove te Likes me deri 700 mije euro faqja
    6- Mafia e 850 milone eurove te munguara te privatizimit te ARMO-s ,
    7- 620 milione eurove te CEZ-it ,
    8- 250 milione dollare e te Rapiscanit,
    9- mbi 100 milione eurove investim te humbura shtetit e popullit shqiptar nga Gita,
    10- e rreth 100 milione eurove te humbura Shqiperise nga Xeni dhe dajet e tij serbe me Interkonksionin Shqiperi- Kosove me i vestime gjermane …. !?
    11- e miliona dollare allishvetishe te pista e te kunderligjshme te Lulezim Bashicit, me Mafian turke e nderkombetare off-shore , ku vetem per nje fotografi me Donald Trumpin ka paguar 500 000 dollare, fotoja me e shtrenjte ne Bote e ketij sharlatani zecjerre e zeshtjerre qe na trashe edhe zerin e humbur e na ben edhe garipin, edhe te fortin si Il Capi dell Capi, qe nuk is leshon Sharovi i Vicidolit sa te jete gjalle sepse ai e di mire qe qehajai i tij ne krye te PDSH-se eshte nje p… jeshke mashkull.
    Ai e ka zgjedhur qenushin Basha per te zbatuar urdherat e tij e jo per te drejtuar Partine e tij qe e ka me tapi derisa ti jape ymer ai lart, sic e ka deklaruar ne gojen e tij.
    A mund te krijoje e drejtoje nje qeveri antimafia kjo “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “, sipas “The New York Times” , mbretit te shtypit te lire Amerikan dhe boteror, te cilin Kapobandoja e saj Saleh Karaxhici e quajti “ nje leter higjenike” vetem se ne kete fjali ia beri radiografine e persosur te krejt sundimit te tij – SALIKRACISE !?
    Po si mund te pranoje rinia e populli me proamerikan ne Bote qe ta qeverise nje p… jeshke mashkull qe kurre ne jeten e tij nuk i ka thene per hajer nje pune te dobishme per te e per Shqiperine !?
    Po si mund ta ndjeke nje popull e rini nje humbameno, nje p… mashkull si Lulezim Basha qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk mbajti nje, qofte edhe nje premtim, qe per kater vjet nuk nguli qofte edhe nje gozhde ne Tiranen tone te bukur !?
    Po si mund ti shkoje mbrapa nje hori e hajduti me cizme jo vetem te Autostrades se Kombit, por edhe te kapur me ze e me figure duke vjedhur votat e Tiranes ne 2011… por edhe deri votat per kryetar te Partise se tij Salikratike te Shqiperise me kamikaze qe votuan deri ne pese here secili per kete hajn votash ?
    Si mund te besoje nje popull e rini nje rrenc te pafytyre si Lulezim Berisha qe nuk nxjerr nje fjale nga goja pa genjyer !?
    Te protestosh per krijimin e nje qeverie antimafia te Lulezime Kryemadhit eshte njesoj si ti varish ne qafe ujkut melcite per ti ruajtur … !!!
    Kane vjedhur boll per tu dhene shans te stervjedhin perseri !
    Eshte koha tu kercasin celsat e prangave ne kycet e duarve e jo tu jepen celesat e qeverisjes se saj kapove te kesaj “ Bande Gangsteresh” e “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit” per te shpetuar kokat e saj prej kucedrash te pangopura me parate, pasurite dhe gjakun e shqiptareve nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi !
    Lanet !
    Hiqnu dreqer prej meje
    Se jeni pa kurrfare feje !
    Enough it’s enough … Boll me !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje