Marina amerikane është gjithmonë një hap përpara vendeve të tjera përsa i përket teknologjisë që ajo disponon.
Së fundmi ajo ka prodhuar një luftanije të fuqishme që mund të ndjekë e vëzhgojë të gjitha nëndetëset armike.
Këtë luftëanije e kanë quajtur “Gjahtarja e detit”.
Anija është e gjatë 40 metra dhe është e programuar të udhëtojë me mijëra milje në det për disa muaj pa qenë nevoja të ketë asnjë anëtar ekuipazhi në bordin.
Ajo aktualisht është një platformë mbikqyrjeje dhe nuk ka armë në bord, por vetëm kamera dhe radarë për të gjetur vendndodhjen e anije të tjera. (TemA)