Indianët krijojnë materialin më të hollë në botë: 100 mijë herë më i hollë se një fletë letre

6 Shkurt 2018, 12:14Lifestyle TEMA

Shkencëtarët në Indi thonë se kanë arritur të krijojnë një material 100 000 herë më të hollë se një fletë letre.

Ajo mund të përdoret për bateritë e gjeneratës së ardhshme dhe shtresat që thithin rrezet ultravjollcë.

Materiali i ri nuk e kalon trashësinë 1 nanometër.

Për të kuptuar sa është një nanometër, mjafton të kujtojmë se një fije floku e ka trashësinë 80 mijë nanometër, ndërsa diametri i përafërt i AND-së njerëzore është 2.5 nanometër.

Materiali i ri është krijuar nga Instituti Indian i Teknologjisë Gandhinagar duke përdorur magnezium diborid, një derivat i borit, i njohur për vetitë e tij superpërcjellëse.

Aftësia e këtij materiali për të përthithur rrezet ultraviolet e bën atë të gjejë përdorim të gjerë në disa fusha.

Bori si element kimik ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së studiuesve për shkak të dendësisë së ulët, forcës së madhe mekanike dhe peshës pothuajse të papërfillshme.

Ai është superrezistent ndaj temperaturave.

Studimet për zbulimin e materialeve ekstremisht të lehta janë kthyer në pasion për shumë shkencëtarë që prej zbulimit të grafenit, një shtresë e vetme karboni, me të cilën në vitin 2010 u fitua Nobeli në Fizikë.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje