Prokuroria thellon hetimet për çështjen CEZ, thërret Genc Rulin. Ja reagimi i ish-ministrit

6 Shkurt 2018, 18:07Politika TEMA

Prokuroria në kuadër të hetimeve për dosjen “CEZ” ka thirrur edhe ish-ministrin Genc Ruli i cili do të pyetet për lidhjet e tij në këtë ccështje.

Thirrja për t’u pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Privatizimi i OSHEE nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej të paktën 414 milion Euro dhe djali i ish-kryeministrit është i akuzuari kryesor.

Ndërkohë juristi i OSHEE-së Romeo Karaj i cili zbërtheu të gjithë skandalin e vjedhjes masive, e lidh ngjarjen edhe me ish-ministrin Genc Ruli për të cilin thotë se ka marrë udhëzime nga Berisha për të bërë lëshime.

Lidhjen e sekserit Nuel Kalaj  Rulit e vërteton edhe një fotografi mes tyre.

Ruli është shprehur se është i gatshëm për të dëshmuar lidhur me këtë çështje duke kërkuar nga Prokuroria kohën kur duhet të paraqitet. (TemA)

11 komente në “Prokuroria thellon hetimet për çështjen CEZ, thërret Genc Rulin. Ja reagimi i ish-ministrit”

  1. Tap. says:

    I shslla nuk i bie ne mend prokurorise te hyje me thelle ne hetim. Ta pyes perfatin e Prigtit,te pyes per te ndjerin qe e mbyten ne dete me elikopterin qeveritare( sapo kidh xbrit Berishsa nga si elikopter) iku di kova ne pus me gjithe djalin e tije,nipin ish min. Po do zoti hatrojne….

  2. luli says:

    Te gjithe pushtetaret kur iu permendet prokuroria ne pamjet televizive shfaqen te buzeqeshur sikur kane qene te dalluarit e klases dhe do tu jepet ndonje flete lavderimi.keta pasi kane abuzuar me pushtetin duke shperdruar milionat apo duke mbushur xhepat e tyre dhe te eproreve pa iu dridhur dora ose te skuqeshin apo te zverdheshin.Po te ishte gjalle lugati Enver do ti kishte varur nga koqet dhe do te ishin internuar deri tek brezi i shtate faniljaret. I gjithe populli duhet te ndergjegjesohet ne rast se shteti nuk vepron dhe tu sekuestroje gjene e vjedhur te pakten gjerat e dukshme si fillim sarajet dhe me vone llogarite e fshehura duhet te ngrihemi pa dallim partie tu tregojme vendin.

  3. Koba says:

    Po ti je kryearkitekti i Korrupsionit ne Shqiperi!!.Duhet qe prokuroria te hyje thellesisht ne hetimin e ketij Legeni.bandit i klasit EXTRA.

  4. Kozmo says:

    ASGJE NUK DO TI DODHI KETYRE , VETEM MERREN NE PYETJE DHE NA I SHESIN SI NGJARJE ME SHUME RENDESI .

  5. tomorraku says:

    Genc Ruli I ka ndryshuar ministrit si mbreti grate dhe kudo qe ka vajtur ka lene “gjurme te pa shlyera”.Ne ministrine e bujqesise me skandalin e drurit te arres apo bredhave se s’po me kujtohet mire dhe ne ate te industrise me Cez.

  6. Devolliu says:

    Genc Ruli ? Sinonim i fjales se bukur shqipe “hajdut”

  7. vaso says:

    E kush nuk ka vjedhur dhe vjedh ne Shqiperi?Te gjithe sipas mundesise dhe aftesise.
    Xheloze!

  8. Spartaku says:

    Genc Ruli eshte hajduti me i madh dhe i kamufluar.Eshte dhelper per te vjedhur.Kur ka qene minister ka bere kerdine me kondrabanden.

  9. dora says:

    Ishallah errestohen,,..

  10. ky eshte tano karidi shqiptar.
    ky e filloi i pari korrupsionin me prerjen e arrave.
    germojeni se kush e di se sa llogari bankare ka ne vende te ndryshme.

  11. Agron says:

    Ky si ekonomist nuk vlen pasi e deshmoi sa din gjate periudhes 1991-1997 ku bashke me kunatin e tij i vune kazmen gjithe ekonomisi shqipetare (industrine e zeruan, bujqesine e vreshtarine e shkaterruan , institutet shume te rendesishme si ai i ujerave/hidrogjeologjse/veterinarise/bujqesise/ etj i zhduken, industrine ushqimore dhe institutin e teknollogjise ushqimore e zhduken ) . Di te shitet si ekspert pa kuptuar asgje dhe nga asnje fushe por floket di ti lyeje mire per te fshehur koken si pallaske dhe turirin si zhabe hajdute. Nga eksperte si ky qe ecin perpara vetem se dijne te lepijne cdo dore dhe bythe qe e shtyn! Keto maskarej e cuan kombin ne zgrip ndersa vete ndrojne kostumet dhe kollaret 2 here ne dite pa permendur parate qe kane fshehur!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje