Reforma fiskale e Trumpit në SHBA sfidon Europën

6 Shkurt 2018, 11:52Ekonomia TEMA

Reforma fiskale e iniciuar nga presidenti Donald Trump në SHBA “rrezikon të intensifikojë konkurrencën globale të taksave, duke çuar në një erozion të mundshëm të bazave tatimore në vendet e Bashkimit Evropian”.

Një raport i Bankës Qendrore Europiane, me temë “Impakti ekonomik i reformës fiskale amerikane”, i publikuar sot, ngre shqetësimin se vendimi i presidentit amerikan do të ndikojë edhe në Europë.

Sipas raportit, reforma do të kthehet në një stimul domethënës fiskal për ekonominë amerikane në dekadën e ardhshme. Kjo pasi ajo do të nxisë kërkesën e brendshme dhe do të rrisë GDP-në në terma afatshkurtër. Por pasojat që do të ketë në zonën euro mbeten ende komplekse dhe të paqarta.

Konkurrenca fiskale mes shteteve, përsa kohë nuk arrin në krijimin e “parajsave”, është vlerësuar gjerësisht nga adhuruesit e tregut të lirë si një rrugë që duhet ndjekur. Edhe në Europë, vende si Luksemburgu, Irlanda apo ishujt Jersey dhe Guernsey ofrojnë lehtësi fiskale për kapitalin e huaj.

Liberalët kanë mbështetur prej kohësh idenë e një gare tatimore, e cila konsiderohet prej tyre si e drejtë, por që nëse ashpërsohet bëhet më e vështirë për ata që nuk arrijnë të përshtaten.

Në dekadat e fundit, kostot e shmangies së taksave për shtetet e Europës dhe qytetarët e saj kanë qenë të rënda.

Situata është ngritur si shqetësim nga ekonomistët, edhe pse është bekuar apo injoruar nga traktatet europiane dhe institucionet e Brukselit e Frankfurtit.

Tashmë që SHBA-të kanë nisur të ecin edhe ato në këtë drejtim, Europës po i mbarojnë argumentet kundërshtuese.

La Stampa-TemA 

1 komente në “Reforma fiskale e Trumpit në SHBA sfidon Europën”

  1. says:

    Ekonomia amerikane është eksepsionele në forcë sipas deklarates se sotme te shtepise se barrdhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje