Moti i keq/ Policia publikon masat: Këto janë 8 prioritet

3 Shkurt 2018, 15:17Ekonomia TEMA

Nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e parandalohen ngjarjet Drejtoria e Policisë Rrugore ka një numër të konsiderueshëm porosish për shërbimet në territor.

1.Të bëhet një organizim dinamik i shërbimeve të policisë rrugore në përputhje me situatat e trafikut dhe të kushteve atmosfrike me qëllim parandalimin e ngjarjeve.

2.Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor

3.Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të vecanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vemendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.

4.Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gadishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.

5.Në zonat ku mund të bien rreshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

6.Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.

7.Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

8.Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve.

2 komente në “Moti i keq/ Policia publikon masat: Këto janë 8 prioritet”

  1. agroni says:

    Edhe pse moti esht i keq,hedhja e skorjeve ,dhe e kripes,eshte zgjidhja me e mire per zonat ku debora zbardh malet!Ne zonat ku ka ngrica,vozitja me ngadalsi,eshte e keshillueshme,dhe prezenca e Policis,u jep vozitesve,siguri.Policija ne ksi rastesh nuk njeh pardon,edhe vet shefi i egzekutivit,te jete po si zbatoj rregullat,gjobitet,sepse rreziku eshte prezent.

  2. roland says:

    Lironi pusetat dhe kanalet e ujrave,prandaj ju permbyten rruget,,,edhe ne gjermani bie shume shi por asnjehere nuk permbyten,,,turp I madh,,,jemi ne 2018 dhe akoma permbytemi sikur te ishte viti 1945. …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje