Zgjedhjet e FSHF, mbërrijnë vëzhguesit e FIFA-s dhe UEFA-s

6 Shkurt 2018, 17:18Sport TEMA

Kur na ndajnë dhe disa orë për të zgjedhur presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, në Tiranë kanë mbërritur vëzhguesit nga institucionet e FIFA-s dhe UEFA-s.

Drejtor i divizionit të Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviç, në një prononcim për “Top Channel” u shpreh se kanë besim që zgjedhjet nesër do të jenë demokratike.

Ai theksoi gjithashtu se takimi i zv.presidentit të UEFA-s, Grigori Surkis, në Tiranë ishte pozitiv.

“Unë dhe Surkis, zv.presidenti i UEFA-s, do të jemi këtu për të ndjekur Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të mërkurën.

Surkis ishte në Tiranë pak ditë më parë, vizitoi Federatën dhe takoi kryeministrin e vendit, e raportimi i tij ishte pozitiv për takimet.

Ne mendojmë se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe kjo është arsyeja që jemi këtu.

Nuk jemi thjesht për të monitoruar procesin, por edhe fushatën elektorale, që është shumë e rëndësishme të jetë konform parimeve të UEFA-s”, deklaroi Zoran Lakoviç.

Asambleja e Përgjithshme zgjedhore për FSHF-në do të zhvillohet nesër në orën 09:00 në qytetin e Durrësit ku përveç presidentit të ri, do të zgjidhen dhe organet drejtuese të institucionit të futbollit shqiptar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje