Vendi më i vizituar në Shqipëri për sportet e ujit në turizmin malor, Kanoni i Osumit në Skrapar, është dënuar me vdekje. Qeveria shqiptare po i hap rrugë ndërtimit të tre hidrocentraleve në Bigas dhe Veleshnje, të cilët praktikisht asgjesojnë gjithë industrinë e turizmit në atë zonë.
Edhe pse Kanionet e Osumit janë “Monument Natyre” dhe çdo gozhdë që mund të ngulet aty, ka nevojë për leje nga institucionet përkatëse, kjo nuk i ka penguar autoritetet që të japin lejen ndaj një subjekti privat, i cili do ta shfrytëzoj këtë pasuri publike dhe jetike për vendin për 35 vite.
Qeveria po jep lejet e ndërtimit në kundërshtim me rekomandimin e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi
Injorimi i kundërshtimeve zyrtare për tre hidrocentralet
Të tre hidrocentralet janë bërë pjesë e shqetësimit publik të Ministrisë së Mjedisit qysh në fillim të vitit 2017. Shoqatat e mjedisit kanë tentuar të përdorin autoritetin e Ilir Metës si ish- kryetar Kuvendi për të ndalur masakrën, dhe i kanë formuluar atij shqetësimet për ministrin Lefter Koka.
Por për çudi, Lefter Koka nuk ka “denjuar” t’i kthejë përgjigje shqetësimit të Ilir Metës.
Në letrën që mban datën 9 mars 2017, Meta thekson se ndërtimi i tre hidrocentraleve në kanione do të dëmtojë shumë ndjeshëm mjedisin.
“Ndërtimi i tre hidrocentraleve do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme ujëvarat e kanionit “Kaskada e Bigasit”, do të ndikojë negativisht në ekosistemin e kanioneve të Skraparit, do të shkatërrojë florën dhe faunën përreth dhe do të cenojë aktivitetin turistik të kësaj zone të mbrojtur, do të ndotë mjedisin e do të dëmtojë tokën duke nxitur degradimin e saj mjedisor, do të pengojë zhvillimin e natyrshëm të biodiversitetit dhe do të shkaktojë një impakt negativ social për komunitetin që jeton në atë zonë të rëndësishme”, shkruhet në letrën e Ilir Metës, që i drejtohet ish-ministrit Lefter Koka, ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.
Letër kjo që ka mbetur pa një përgjigje nga personat që u është adresuar! Është pak e çuditshme se si një ministër i LSI nuk ka denjuar të përfillë shqetësimin e kryetarit të LSI dhe i vetmi shpjegim, është se pas hidrocentralit është një tjetër ish- ministër dhe deputet i LSI, i cili ka zgjidhur problemin me shefat e partisë. Enigmë është përse Edi Rama dhe Gjiknuri vazhdojnë të respektojnë këtë marrëveshje shkatërruese për mjedisin.
Klosi kërkesë Gjiknurit: Rishiko lejet e konçesioneve
Një vit me vonë, pikërisht në fillim të janarit 2018, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i dërgon një kërkesë ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të rishikuar lejet e koncesioneve të dhëna për t’u ndërtuar afër kanioneve të lumit Osum.
“Në kuadër të rishikimit të disa lejeve të dhëna për aktivitete që kanë ndikim të madh në mjedis dhe bien ndesh me legjislacionin mjedisor, ju bëj me dije se kemi evidentuar rastin e kompanisë “HP Bigas & Veleshnja Energy” me vendndodhje në derdhjen e përrenjve Bigas dhe Veleshnje që përfundojnë në Kanionet e lumit Osum.
Nga shqyrtimin i vendimeve të marrë më parë sipas koordinatave të vendosura rezulton se ujërat nuk shkarkohen në Përroin Bigasit për HEC-in Bigas, por në fshatin Dhorës ku kalon një përrua tjetër ai i Dhorasit, dhe kuota është mbi 500 metra. Kjo shkel pikën e kushteve të lejes nga Këshilli Kombëtar i Ujit që duhet të shkarkojë ujin në të njëjtin përrua, dhe nga ana tjetër duke mos respektuar kuotat e dhëna bën absurd funksionin e tij hidrik.
Gjithashtu, vendimi i ish- Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake, thotë se “subjekti të kryej aktivitetin vetëm brenda koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtese”, gjë që e bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë ng këto koordinata.
Gjithashtu leja për përdorimin e ujit që jepet nga KKU-ja mungon për HEC-in Veleshnje dhe për këtë arsye propozojmë se për këtë HEC nuk duhet të jepet leja e ndërtimit” thuhet në letrën që ministri Klosi i dërgon kolegut të tij Gjiknuri, për rastin në fjalë.
Më tej shpjegohet se këto HEC-e do të ndërtohen në përrenjtë që janë tributar të lumit që formon kanionet e Osumit, me statusin me të lartë të mbrojtjes mjedisore si Monumente Natyre të shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2002, dhe do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetesën e këtij fenomeni unikal natyror të vendit tone, tashmë edhe një nga atraksionet turistike më të frekuentuar, duke dëmtuar ndër të tjera edhe ujvarën më të bukur të kanionit, Ujvarën e Bigasit.
Në të njëjtën linjë edhe drejtori i Përgjithshme i Agjencisë kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, i ka dërguar një memo sqaruese ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku shpjegon se AKZM ka identifikuar disa parregullsi që lidhen me mospërputhjen e vendndodhjes sipas koordinatave me lejet e marra, të cilat janë në kundërshtim me miratimin e dhënë dhe i bëjnë të pavlefshme vendimet e ish- Ministrisë së Mjedisit për VNM-në paraprake.
Siç shihet, situata alarmante ka shkuar deri të shkresat, ndërsa nuk është nisur asnjë veprim konkret.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka kthyer një përgjigje, e pyetur nga shoqatat mjedisore, ndërsa ka hedhur një hap përpara për ndërtimin e HEC.
SHËNIM: Kanionet dhe një marrëzi pa fund e qeverisë shqiptare!
Kanionet e Osumit janë kthyer në trendin turistik vitet e fundit në Shqipëri.
Për të huajt rafting, kanotazhi, zbritja e ujëvares së Bigasit me litarë, eksplorimi dhe vëzhgimi i natyrës së egër që bëhet në atë zone, janë disa nga aktivitetet më të preferuara.
Ndërkohë, viti 2017 ka qenë një sukses i padiskutueshëm për turizmin e aventurës në Shqipëri.
Mbi 7 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar kanionet shqiptare në vitin 2017, një numër ndjeshëm në rritje krahasuar me vitet e kaluara për aktivitete sportive dhe 2 herë më shumë për të parë kanionin dhe shijuar ushqimin e shijshëm dhe traditat autentike të Skraparit mikpritës.
Në shumë shkrime dhe raporte që janë bërë në mediat e huaja, turistët e huaj janë të magjepsur pas Shqipërisë, veçanërisht kanioneve të Osumit e luginës së Vjosës.
E njëjta situatë si në Osum po përsëritet në Kanionin e Nivicës në Kurvelesh, një nga perlat e malësisë së jugut, si dhe në lumin e Zagories dhe Grykë të Mezhgoranit, ku po ashtu qeveria po avancon lejet për disa subjekte.
Nga të gjitha pikëpamjet, ndërtimi i HEC të vogla është një dështim në tregun e liberalizuar të energjisë, por ndërtimi i tyre në zona me potencial turistik është një shkatërrim dhjetëfish, pasi je duke prishur një industri të ngritur në shërbim të komunitetit, për ta kthyer në një biznes shkatërrues me përfitim për një apo dy persona me pushtet.
Po nuk ka shanse njeri te preke Osumin. Nuk kane vdekur Skrapalinjte te lene keta zorraxhinj te pangopur! Kanionet e Osumit me gjak do t’i mbrojme po qe nevoja. Jane kujtimi me i bukur i femijerise per te gjithe Skrapalinjte dhe nder destinacionet me te preferuara per rafting nga gjithe Shqiptaret dhe jo vetem. Nuk e prek njeri Osumin!
PESHKAQENET E RINJ DHE ATA TE VJETER, NUK PYESIN ASKEND KUR VJEN FJALA PER TE BERE PASURI….
A ESHTE ILIR META SKRAPARLI ????
SI KA MUNDESI QE TE MOS BINDET NJE MINISTER I PARTISE SE TIJ ???
POPULLI NUK HA BAR, KETO JANE GRIMCA HUMORISTIKE TE ILIR METES ME MINISTRAT E TIJ, QE BEJNE SIKUR ZIHEN, POR NE FUND TE DITES BEJNE LLOGARITE SE SA KANE VJEDHUR E FITUAR.
OSUMI MBROHET VETEM NQS BASHKOHET POPULLI ME PUSHTETIN LOKAL, PER TE KUNDERSHTUAR VENDIMET E ADMINISTRATES QENDRORE.
PIKE.
Kane vdeke gjithe shqiptaret. Te njejten gje beri Ramuti ne Vjose. Te njejten ghe beri me varrezat. Te njejten gje me detin. Te njejten gje dhe me peshkopin.
Tank po ben dhe nje aeroport privat, per vete, ne Vlore, sikur gjithe Shqiperia zbarkon ne Vloren pa rruge, dhe jo ne Tirane.
Shkurt Ramuti me Ahmutin nuk ndalen para asgjeje. Nuk ka dale asnje ze serioz proteste pervec horrave qe ferkojne duart per ndonje kocke.
Klika e Ramutit ka tejkaluar dhe parashikimet e Berishes i cili nuk do guxonte ti hidhte kthetrat ne Vjose.
Por Ramuti nuk ka frike.
Me gjithe tradhetine me te madhe qe i ka bere ketij kombi, prape vazhdon e sillet me arrogancen me te madhe..duhet tju ndertoje njerezve nga nje impiant plerash dhe nga nje hec per cdo vije lumi. Dhe keshtu e rrjepin mire Shqiperine. Shqiptaret le te ngordhin si qente. Perderisa jane perrulur si sklleverit nuk kane te ardhme tjeter.
Cfare lidhje ka Peshkopi ketu nuk e kuptoj??
Per ceshtjen e detit nuk besoj se ka shitur gje , ndersa nuk di gje qe te kete pasur ndonje ndrtimtari ne Vjose…
Ramuti lejoi ndertimin e hidrocntralit ne Valbone po….
Ka peshkopi ketu bashke me varrezat
.se tjeter u hoq Ramuti si patriot. Tjeter u hoq dhe per Hecet.
Mbi Vjose tani jane projektuar HECet por po levizin investitoret. Njehere italiane e me pastaj ca turq.
Nuk po bien dakort per pazaret.
Germoni pak me thelle dhe te kthehemi te Peshkopi. Ndonje vit me pare inaguroi nje HEC ne Elbasan..Aty te leku perfshihen gjithe pazaret politike dhe ekonomike.
Eshte i shitur Ramuti si Berisha.
E ka hequr masken, po ju shikoni vetem nje pjese te vogel..masken e Valbones
ja ke fut pordhes kot oooo Mirel
e sakte. po kujt ti thuash…. vetem Partine ta kena te forte!!?
Na rre plaku Mero po ndryshon shqypnia se e ka seriozisht PS e Kapter Ramutit.
Ujku po e hante gomarin dhe po i mbrinte ke veshet, ky i fundit thoshte jo se jam ne enderr, nuk po ndodh.
rrini dhe ca duke bere lloqe ne portale, dhe kur te pritet shiriti i inagurimit kujtohuni.
Njesoj sic u kujtuan banoret e lugines se valbones. Se edhe ata nuk kishin vdekur akoma dhe i mbrojten heroikisht
te na roje partia
Duhet ndryshuar mentaliteti jone primitiv I hidrocentraleve. Doni energji; shkoni mbillni panele diellore si gjithe bota, lereni natyren. Hajdutet s’pyesin dhe mqse ky vend eshte mbush me hajdut, e ndalohet me ligj ndertimi I hidrocentraleve ne Shqiperi
Qenke patriot i madh more skrapalli!? Po te kishe kaq gjak, e kishe derdhur atehere kur skrapalliu jot Lilja i floririt , jo vetem rrembeu floririn e depozituar ne vendin e sigurt ne Skrapar, por edhe kur ai ja shqeu gjoksin malit te Tomorit!
Po c’lidhje ka floriri i vjedhur me Osumin? Floriri eshte i gjithe Shqiptareve, jo i Skrapalinjve. Ilir krimineli nuk eshte pergjegjesi e Skrapalinjeve. Iliri duhet sjelle perpara drejtesise nga te gjithe Shqiptaret. Iliri eshte turpi i Skrapalinjve! Kanionet e Osumit nderkohe, po jane e te gjithe Skrapalinjve ne rradhe te pare dhe gjithe Shqiptareve ne rradhe te dyte.
Lumi i Zagorise dhe Gryka e Mezhgoranit nuk jane dhe ata pa njerez dhe nuk pyesin per ca bythe ministrash dhe oligarkesh. Te gjithe jemi gati per te mbrojtur ato. Na degjon apo nuk na degjon njeri, nuk jemi te vdekur.
Po harroji ato o Selfo.
Ka vdekur nervi i burrerise.
Vetem larot levrijne si krimbat te thithin gjak.
Ramuti e ka tradhetuar Jugun. E ka shitur privatisht.
Ne republiken e Shqiperise Cdo gje ndodh prandaj populli ta marre me qetesi dhe butesi dhe te Kete besim Se rahmuti po e con Shqiperine ne drejtimin e duhur.rroft ripjellja.
Pse nuk e anulon lejen mjedisore Ministri i Mjedisit dhe te dergoje ne prokurori ata qe dhane lejen mjedisore ne kundershtim me ligjet e shtetit?! Pastaj i takon Ministrise se Energjise te anuloje koncesionet e dhena sepse nje shtet funksional ka nje hierarki veprimesh. Cdo veprim i njeanshem i Ministrise se Energjise sot,ne keto rrethana pa anulimin paraprak te lejes mjedisore, do kishte nje perfundim negativ per shtetin shqiptar ne arbitrazh.