Kukësi, Pakult: Marrim fitoren e parë përballë tifozëve kuksianë

8 Shkurt 2018, 14:24Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka dale ne konferencen per shtyp per te folur per ndeshjen e rradhes qe do ta luajne ne “Zeqir Ymeri” kunder Kamzes.

Ai shpreson shumë që skuadra e tij këtë herë të mos gabojë dhe t’u dhurojë tifozëve kuksianë fitoren e parë:

“Me Kamzën do të jetë shumë e vështirë, pasi ata janë në Superiore këtë sezon, kanë bërë shumë mirë dhe janë vetëm 3 pikë prapa nesh. Shpresoj që të shtunën të arrijmë fitoren e parë para tifozëve tanë. E kërkuam me Flamurtarin, por për disa arsye nuk ia arritëm qëllimit.

Gabimet me Flamurtarin duhet të mos i përsërisim tani. Nuk mund ta them se çfarë kemi bërë gabim konkretisht. Duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë më mirë të shtunën. Pres një kundërshtar kompakt, që do të na e vështirësojë shumë ndeshjen, por besoj se në fund do të fitojmë ne.

Ne përqendrohemi të loja jonë, nuk shohim ekipet e tjera. Duhet të shohim gjërat tona.

Batutat e Gjicit me Takajn? Nuk mund ta di çfarë ka dashur të thotë presidenti. Ai ka bërë shaka, është situatë normale mes presidentëve.

Çdo trepikësh është shumë i rëndësishëm. Kështu ishte edhe me Flamurtarin, por nuk arritëm. Por të paktën ky rival nuk na u largua dhe duhet të marrim 3 pikët me Kamzën.

Ka pasur momente që kam ndryshuar, por kjo nuk do të thotë se nga java në javë duhet të ndryshojmë sistemin e lojës. Çdo gjë varet nga kundërshtari dhe momentet e lojës.

Për Allën,ai ka probleme me gjurin dhe javën e ardhshme do të jetë me ekipin. Shameti po stërvitet me ekipin dhe do të jetë në fushë. Balde ka ardhur ëktu ëpr të na ndihmuar, por nuk ka gjendjen fizike optimale. Ka një karrierë të pasur, por do ta aktivizoj kur ta shoh që është i vlefshëm për ekipin. Nuk jam trajner që ta hedh në fushë me çdo kusht një lojtar. Ai ka pasur një  periudhë të gjatë pa luajtur dhe na duhet, pasi kemi edhe 19 ndeshje përpara.

Shkodra është duke luajtur shumë mirë. Pas sulmit kemi një lojtar si Bakaj, i cili është shumë i rëndësishëm. Jam i kënaqur me mënyrën si luan Shkodra, si lufton në fushë. Shkodra nuk se ka luajtur shumë me Skënderbeun dhe ai kërkon që të rritet nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi trajneri i kampioneve te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje