Skënderbeu, Shehi: Vetëm për fitore me Flamurtarin

8 Shkurt 2018, 13:38Sport TEMA

Para gazetarëve në konferencën për shtyp nuk ka dalë sot trajneri ilir Daja, por kapiteni Orges Shehi. Trajneri kryeqytetas i korçarëve po kalon një gjendje gripale dhe e ka pasur të pamundur të dalë në konferencë shtypi. Portieri dhe kapiteni i ekipit, duke folur për tri ndeshjet e para të 2018-ës dhe sfidën me Flamurtarin, theksoi se Skënderbeu synon vetëm fitoren nesër për të “prishur” kampionatin:

“Mendoj se me fitoren në Shkodër jemi futur në ritmin e duhur. Me Luftëtarin, në ndeshjen e parë të këtij vitit, ishim në ajër, nuk ishim me këmbë në tokë. Bëmë më pas dy ndeshje të mira, sidomos me Vllazninë, ku treguam se jemi kthyer aty ku duhet.

Tension në Gjirokastër? Jo, nuk ka qenë tension, por një acarim i momentit, sepse një ekip me përvojë nuk mund të shpërbëhet ashtu në një moment të caktuar.

Diferenca? I tillë është kampionati, e tillë është gara. Pas humbjes sonë në Gjirokastër përfituan të tjerët. Ne më pas bëmë atë që duhej të bënim, fituam në Shkodër dhe pastaj përfituam nga rezultatet e rivalëve.

Grupi është i plotë, pastaj zgjedhje, ku mendon se duhet të ndërhyjë, e di vetëm trajneri Daja.

Kemi përballë skuadrën e vendit të dytë këtë herë, por ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ne duam të “prishim” kampionatin në kuptimin e figurshëm, duke fituar. Luajmë vetëm për tri pikë. Çfarëdo që të deklarojnë vlonjatët, është punë e tyre.

Ne jemi jemi Skënderbeu dhe luajmë për fitore në çdo ndeshje. Jemi Skënderbeu dhe është historia që na vjen prapa . Çdo gjë është evidente, jemi skuadra që luajmë për të fituar kudo.

Kur javët kalojnë dhe diferenca është e tillë, hedh një hap drejt titullit, por rruga është e gjatë dhe duhet të përgatitemi maksimalisht. Me sistemin 3-pikësh, dy herë po gabove, rivalët afrohen shumë.

Flamurtari është një skuadër kompakte, që luan fort, por nuk ka krijon asnjë lloj problemi. Javët kalojnë dhe nëse diferenca do të jetë e njëjtë, rruga do të jetë më e lehtë për ne”, – ka thënë mes të tjerash kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje