Nga Ilir Mborja
Më 27 nëntor të 1975-s dëbora mbuloi gjithë ultësirën e Zejmenit. Shkurret, mullarët, katramatë e zeza që mbulonin barakat e të internuarve, çatitë gri prej eterniti të zyrave të kooperativës, ç’qenë e ç’nuk qenë u zbardhën krejt.
I internuari Mark Ndreu pati menduar se, meqë të nesërmen ishte pushim, të mbyllej gjithë ditën në baraken e tij. Ajo dëborë që thanë se kishte ardhur nga deti, i dukej tamam si një dhuratë nga Perëndimi që do ta bënte si përrallë alla amerikane planin e tij erotik.
Ditën e Pavarësisë do të niste përpjekjet me gruan për të sjellë në jetë një djalë. Një mik i tij që kishte një radio me bateri e dëgjonte çdo natë “Zanin e Amerikës”, bashkë me porosinë që të përndjekurit duhet të bënin sa më shumë fëmijë, i kish treguar edhe sekretin që shmangte lindjen e çikave: “Për me dalë djalë, çdo gja duhet ba në drit’ të diellit dhe grus s’duhet me ia nda sytë për asnji çast.”…
Pikërisht për këtë, dyshekun e mbushur me lëpushka misri, Marku kishte kohë që e kishte afruar afër dritares së vetme të barakes. Ishte një kuadrat i çrregullt që, në vend të xhamit, kishte një copë plasmas të trashë të serave, por, gjithsesi, ditën ndriçonte sa për t’i parë sytë Lules së tij. Kishte planifikuar dhe mezi po e priste atë ditë pushimi që të ishte vetëm për vetëm me të shoqen.
Këtë gjë, domethënë për të nisur një fëmijë në dritë të diellit, Mark Ndreu mund ta bënte që më 1 tetor, kur komunistat e Tiranës e patën shpallur ditë pushimi se, medemek, paskësh qenë dita e çlirimit të Kinës. Por nuk deshi që fëmija e tij të kishte lidhje me Kinën e Mao Ce Dunit.
Porosinë e kish marrë nga Amerika dhe ajo gjë s’bëhej kurrsesi. Prandaj, ditën e 1 Tetorit ndejti këmbëkryq duke pirë duhan pranë vatrës së pandezur dhe nuk ia hodhi sytë Lules së tij, as në mbrëmje kur ajo e ftoi të shtrihej të flinte.
Mark Ndreu, pa i hequr sytë nga cigarja e dredhur trashë që mbante mes gishtërinjve iu përgjigj ftohtë: “Sado kalamaj të bajmë, Kinën nuk e mbrrijm’ dot moj gru. Hajt, fli tani! Kemi ditë të tjera për atë punë.”
Por ç’e do?.. Kur la punën në mbrëmjen e 27 nëntorit, e dëgjoi sekretarin e partisë t’i thotë se, edhe të nesërmen, duhej të dilte si përherë që pa gdhirë në arë, Marku mezi e përmbajti veten…
“Sa të zbardhë drita duhet të jesh bashkë me Lulen tek ara e foragjereve se do të lexohet Projekt Kushtetuta e re socialiste. Besoj se e ke kuptu që revolucioni popullor ka triumfu tamam dhe tash e tutje Shqipnia ka hy në etapën e ndërtimit të plotë të shoqnisë socialiste. Nesër do ta marrësh vesh ma mire.”…
Leximi i Projekt Kushtetutës përfundoi kur dielli ishte në të perënduar. Mark Ndreu u ngrit i pari, shkundi të pasmet nga balta e i bëri shenjë Lules që ta ndiqte. Me hap të shpejtë u nis drejt barakes. Nxitonte të kryente punën pa u errur plotësisht. Në fakt, porosia nga Amerika ishte vetëm për të lindur fëmijë, por ai kishte qef që të shtohej me djalë. Prandaj nxitonte…
Sapo hyri në barake, Mark Ndreu, hoqi menjëherë brezin e leshit e duke liruar ushkurët ndjeu Lulen që ia behu te pragu. Ashtu, me kurriz të kthyer e pa i hedhur sytë, i foli me zë të ulët por prerë: “Hiq brekët!”
Kur ktheu kokën, vuri re se e shoqja e kish marrë shtruar dhe kishte mundur të zbathë vetëm njërën çizme.
Markut i kërcyen nervat dhe duke e shkundur prej krahësh i bërtiti me sa mundi para fytyrës: “Jo çizmet! Hiq brekushet të thashë! Shpejt, se perëndoi dielli!”…
Lulja nuk e kuptoi se ç’punë prishte perëndimi i diellit dhe foli nëpër dhëmbë për vonesën që i solli ajo puna e Kushtetutës dhe po justifikohej se s’mund të shkelte me çizmet tanë baltë mbi dyshek…
Por Marku, ashtu i nervozuar siç ishte, e mori tjetër për tjetër e iu duk sikur ajo shfaqi merakun se mos shkelej Kushtetuta nga çizmet e saj tanë baltë dhe u shtang nga ai arsyetim me kushtetutë, çizme e baltë.
Kur Lulja arriti të heqë edhe çizmen e dytë, dielli kish perënduar plotësisht… Prandaj, kur në mesin e gushtit të vitit tjetër ajo lindi çikë, Mark Ndreu nuk u çudit hiç.
U mërzit pak, por megjithatë porosinë e Amerikës e kishte kryer. Tash e tutje i mbetej amerikanëve të bënin të tyren.
Çika e Markut kish lindur kur arave me baltë diskutohej Kushtetuta socialiste dhe mbase bëhej prokurore… (TemA)
Ça eshte ky budallik as kalamajt 5 vjeç nuk shkruajn kto idiotsira çizme brek ?kushtetuten e ka ne dore SHBA mos u beni merak o llum 27 vjeçar
e kendshme, me pelqeu
çfare idiotesie ky shkrim, po fare aman. Nuk e di eshte atij Ilirit apo i dikujt Iliri qe s’di se çfare te thote e shkruaj. Kur innjoranca arrin kulmin, keshtu ndodh.
SQARIM:
Meqënëse se në këtë shkrim (për dobësi timen) nuk kuptohet qartë ajo që kam dashur të shpreh, detyrohem të jap këtë shpjegim: Në këtë fejton modest, nuk kam pasur aspak për synim të denigroja shtresën e nderuar të të persekutuarve. Kam tentuar vetëm të jap (mundësisht me humor) pikëpamjen time se “çika e Markut” është projektuar si prokurore nga amerikanët qysh para se të lindte… Pra, ironia ime synon të stigmatizojë vetëm ata që thonë se “atë e kanë vendosur socialistët” dhe hedhin baltë e çizme në “mbrojtje të Kushtetutës”… Me respekt Iliri.
Nisur nga komenti i mësipërm, konstatoj me keqardhje se në këtë shkrim nuk kuptohet qartë ajo që kam dashur të shpreh. Prandaj detyrohem të jap këtë sqarim: Qëllimi im i vetëm ka qenë të jap (mundësisht me humor) pikëpamjen time se “çika e Markut” është projektuar si e tillë (prokurore) nga amerikanët qysh para se të lindte dhe nuk kisha aspak synim të denigroja shtresën e nderuar të të persekutuarve. Pra, ironia ime synon të stigmatizojë vetëm ata që thonë (hedhin baltë e çizme) se atë e kanë vënë socialistët…
Nuk ke shume faj more Ilir.Ti vetem sa e ke cuar per botim nje shkrim qe e ke marre te gatshem.Kjo nuk ka nevoje per asnje lloj hetimi.
Na shkrive tu qesh ha ha…..
A po shkrun ma shpesh ?
Veç sqarimeve të më sipërme, dëshiroj të ritheksoj se ironia ime, kur nga goja e personazhit Mark Ndreu them: “Hiq brekët, jo çizmet!” drejtohet ndaj asaj, që, kinse në mbrojtje të Kushtetutës, qëlloi me çizme në drejtim të Prokuroes së Përgjithëshme në seancën e betimit të saj në Prlament. Duke ritheksuar edhe një herë respektin maksimal për shtresën e të persekutuarëve që përfaqëson ajo, gjej rast të sqaroj se me përshkrimin e ambientit të varfër, dyshekut me lëpushka misri, barakes me një dritare plasmasi, etj, sqaroj se jam përpjekur (nuk e di sa ia kam dalë) të përshkruaj një kasolle të varfër si ajo ku lindi Krishti.