Majko takon Senatorin e Miçiganit: Komuniteti shqiptar, një pasuri

8 Shkurt 2018, 15:17Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi një takim me Senatorin e shtetit të Miçiganit,  njëkohësisht Kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Senat, z. Gary Peters.
Pasi e falenderoi Senatorin Peters për punën e tij në mbështetje të komunitetit shqiptar në Miçigan, Ministri Majko e informoi atë mbi përpjekjet që po bëhen në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të forcuar marrëdhëniet me diasporën shqiptare kudo në botë. Z. Majko u ndal tek rëndësia që qeveria i kushton komunitetit shqiptar në SHBA, si një prej komuniteteve më të mëdha.

“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri, sipas të cilit kjo do të mundësoje ruajtjen e identitetit kombëtar. Z. Majko foli lidhur me planet për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA.  U përmendën gjithashtu iniciativa që do të mundësojnë ardhjen në Shqipëri të të rinjve me origjinë shqiptare gjate periudhës së verës.

Nga ana e tij, Senatori Peters u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan, janë pasuri për shtetin që ai përfaqëson. Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend. Në fund, Senatori Peters i shprehu mirënjohjen e tij z. Majko për rolin e Shqipërisë në strehimin e MEK-ëve, duke nënvizuar se ky gjest tregon se Shqipëria është një mik i vërtetë i SHBA.

1 komente në “Majko takon Senatorin e Miçiganit: Komuniteti shqiptar, një pasuri”

  1. ceni boston says:

    Po ndonje emigrant per te qene takove o Pandi ? Se me ckemi pare vetem ca pleq me prostat ( pensioniste) ke takuar deri tani. Senatoret takoi po keta nuk kane te bejne fare me qellim e vizites per te organizuar komunitetin e emigranteve shqiptare dhe per tju mbushur mendjen te votojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje