Revolta e Robert Ndrenikës: Ministresha nuk më dha as 5 lekë për një lapidar. Ne paguhemi për një copë bukë, por kur të vënë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha

8 Shkurt 2018, 18:02Kulturë TEMA

Robert Ndrenika ka reaguar kundër pr/ligjit të paraqitur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për disa ndryshime në ligjin aktual për Artin dhe Kulturën.

Plot shumë vite më parë edhe PPSH thoshte do bëjmë një teatër, por ky teatër nuk u bë. Edhe këto 27 vjet është folur se do të bëhet një teatër,  por nuk ka patur pikë transparencë.

Ajo që di unë është se prona e jonë, Teatri aktual, është një sipërfaqe 6-7 mijë metra katror, i cili është vjedhur dhe po vidhet  sheshit, në mënyrë të hapur.

E kam thënë edhe e them që të gjithë kryeqytetet e Ballkanit kanë Teatro Kombëtare dhe teatri bëhet njëherë në 500 vjet.

Sot mund të ketë nga ata që thonë: e mo, ç’janë këto, këto s’dimë të aktrojnë, por nuk mendohet se Shqipëria do mbetet pa aktorë. 

Këtu po bëhen kisha dhe xhamia dhe nuk bëhet një Teatër.

I thashë dikujt shiko çfarë xhamie është bërë, dhe më tha se atë po e bën Erdogani.

Shumë mirë, sepse teatri duhet ta bëjë shteti shqiptar, sepse teatri është kisha dhe xhamia e shqiptarëve.

Vajtëm dhe pamë atë godinën te turbina.

Ajo godinë është vetëm për fushatë elektorale, por jo për teatër.

Ajo fjala që i kam thënë ministreshës se unë do shtrihem te turbina dhe ajo që e ktheu me ironi po le të vijë të aktrojë në skenë, duket se ka qenë një fjalë me mend.

Ne nuk do të lejojmë që të prishet Teatri, ndërsa  për TOB-in të mos guxohet t’i qaset.

Dhe një gjë, mos kini shumë shpresë te këto analistët e mëdhenj që dalin në televizione, sepse para 20 vitesh ato u bënë me atë ministren e asaj kohe.

Kur i kërkova ministreshës të na jepte ca para për lapidarin e Spahivoglit, nuk më dha as 5 lekë për këtë lapidar.

Kam edhe të tjera për të thënë, por tani nuk më kujtohen, pasi më vijnë kur jam në krevat, në ëndërr.

Edhe një gjë! Kemi aktorë të mrekullueshëm dhe paguhen për një kafshatë bukë. Kur të vënë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha”, tha Ndrenika.(TemA)

33 komente në “Revolta e Robert Ndrenikës: Ministresha nuk më dha as 5 lekë për një lapidar. Ne paguhemi për një copë bukë, por kur të vënë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha”

  1. lulashi says:

    Skllav i Kumbaros nuk je, por ushtar i Saliut po.

    1. adi says:

      A more Robert ti ke shume faje e gabime.
      Ti more zoteri je nje artist i madh ti nuk ke as cica per te nxjere as llape per te lepire bythet e rilindasve ti ke vetem talent dhe kjo nuk mjafton.
      Ti more zoteri nuk je islamik turk qe sulmon gjergj kastriotin ne shtepine e vet e si i tille ti nuk mund te maresh leke nga ministria e kultures.
      Ti more zoteri nuk ke firme ndertimi ose te jesh sekser i ndonje firme ndertimi
      Ti more zoteri vazhdon te jesh njeri dhe ne kete vend mbushur me llum e drejtuar nga llumi ti je i tepert per ta.
      Po ja per fatin tend te keq jane me mijra ndoshta edhe qinramijra ata qe te vlerojne po prape nuk mjafton kur shumica eshte rilindase.

      1. Tyci Vicidolit says:

        Kam patur respect o Robert per ty si actor, po ti kerkosh llogari Edit qe po e nxjerr artin dhe kulturen nga balta ku e la saliu, lulushja dhe hajdutet e leshelise, ose ke rrjedhur ose je nje kone e vjeteruar e Sales sic eshte edhe ky tyci I Vicidolit me emrin Adi.

        1. mirel says:

          Eshte mbushur Rilindja me idiote.
          Bertit dhe per nja 100 vjet te tjera zor se i afrohet ndonje nga gjenerata e zorraxhinjve dhe langaraqeve si puna jote, qe merni guximin e idiotit te flisni per art.
          Vemje te mbaruara

    2. Lulash says:

      Nuk te vjen turp qe flet me kete gjuhe per Ndreniken!!
      RObert Ndrenika ka qene ne kohen e PPSH, te Saliut, e te tere te tjereve sepse eshte aktor i madh dhe jo skuth si puna jote qe gjuan me gure e fshihesh. Mbylle gojen dhe mos fol per politike per aktorin e madh ti anonim i peshtire!!
      Kur te flasesh per te duhet te sjellesh nder mend tere kenaqesire qe na sjelle per 50 vjet dhe ta harrosh ate 4 vjecar kur pati iluzionin se mund te sillte ndonje ndryshim. Por ja qe ka Sali dhe “lulash”!!!

    3. Marildo says:

      me fal por nuk te vjen turp per kte koment? injorant!
      ca lidhje ka saliu ne kte mes? meso te lexosh dhe te kuptosh cfar problemi ngre ky artist i madh… pasaj fole… po ske faj ti se nga injorante si ti marin voten kta te sotmit e ata te djeshmit.

    4. Turi says:

      Kam respekt per Ndreniken si aktor. Na ka dhene shume role interesante dhe na ka argetuar per shume vite. Por menyra si foli ne ate mbledhje le shume per te desheruar. Madje mu duk si i rrjedhur. Ai foli per ndertimet pa leje qe jane bere brenda zones se Teatrit. Me demek sikur keto ndertime jane bere kohet e fundit. Ne fakt keto ndertime ne kete zone jane bere me legalizime te bera qe ne kohen e Saliut dhe Lulushit. Cte beje qeveria Rama!? Te paguaje legalizimet e paligjshme te Saliut! E dyta, Roberti foli per faktin qe godina e re nuk i pelqeka sepse qenka e vogel. Nuk e di me saktesi per cfare behet fjale por keto gjera duhet ti kishin diskutuar qe para ndertimit te Teatrit. Nuk besoj qe arkitektet dhe dizenjatoret e Teatrit do te ndertojne dicka qe nuk i sherben qellimit. Se treti, Roberti foli per rrogat e vogla te artisteve. I quajti rroga me litar buke ne fyt. Tani, e keqja e ketij sistemi 27 vjecar qe eshte ndertuar ne Shqiperi eshte se Teatri vazhdon te trajtohet si nje institucion i shtetit. Ne fakt ne te gjithe boten Perendimore, kapitaliste, teatrot dhe trupat artistike i marrin me qira ambientet dhe jane me fitime. Ne Shqiperi luhen vetem teatro te huaj. Asnje interest nga publiku qe nuk i terheq se cfare eshte bere 100 vjet ne Rusi apo diku ne Gjermanine fashiste. Publiku shqiptar do aktualitet. Pra, nuk ka krijues e shkrues. Keta duhet te lihen te lire te konkurojne dhe vendosin vete per rrogat dhe per fitimet. z. Rama hiqe qafe nga qeveria teatrin dhe lerjua Robertit me shoke ta ndertojne jeten e tyre ashtu sic dine. Le te fitojne me te miret dhe te mesohen te mbijetojne dhe jo te presin lemosha nga parate e taksapaguesve. Roberti po ashtu u ankua per faktin se ‘Ministresha’ sic e quajti ai Ministren (per injorance apo per sarkazem) nuk i kish dhene asnje pare per te ndertuar nje lapidar per Spahivoglin, qe ai kishte shume respekt. Ky eshte nje idiotizem! Nuk mund te ngresh lapidare me parate e taksapaguesve sepse ti mendon qe mesuesi i yt, sado brilant qe te kete qene, kur ne se njohim fare si publik, ti ndertosh nje lapidar sikur paska qene nje hero i rene ne lufte. Shume e cuditshme dhe teper naive nga nje aktor i njohur. Fundi i fundit keta birbo aktore nuk njohin mirenjohje per ate qe po ju ben dicka. Po i modernizon, po ju ben nje dicka moderne, po kontribuon dicka. Keta vetem dine te kritikojne dhe te ngrene zerin si idiote.

  2. Ollga Toronto says:

    Respect per Robert Ndreniken,por me keqeardhje nje gje do ta them,ti dhe shume si ti, kur qeveriste Saliu nuk guxonit te thoshit asnje fjale kunder tij,bile me servilizmin tuaj arrinit te beheshit deputet.

    1. Xha Braho says:

      Meqe nuk foli n kohe te Salehut duhet ta mbylle tani???? Pirdhuni mor zgjebarsk. Me shume respekt per keta njerez qe Ju kane falur gezim ne kohera kolerash

  3. ceni boston says:

    I MADHI Bert Ndrenika!

    1. Alban Dardani says:

      Me i madh Robert Ndrenika se Robert de Niro

  4. Luani says:

    Robert Ndrenika nuk mund te lidhet me litare. Ai eshte Aktor i madh, sa c’eshte dhe Njeri. Edhe kur mbi te jane hedhur gure, nga ish sistemi i meparshem, por dhe kur kane dashur te vrasin shpirtin e tij, nuk kane mundur ta mposhtin. Po ai artist i madh, po ai Njeri. Ne cdo cast te jetes modest.
    Zoterinj qeveritare. Degjojeni Robert Ndrenikwn. Sepse ai mbetet ROBERT NDRENIKA, duke patur gjithe dashurine dhe respektin e njerezve.

  5. Xho says:

    Se pari Robert Ndrenika eshte nje njeri i jashtezakonshem I urte ,i muhabetit, i shoqerise. Se dyti nje artist i jashtezakonshem, qe ralle here me vone skena e theatrit popullor dhe kinostudio shqiptare do te kete per se gjalli te tille artist. Zoti Rama eshte detyre e juaja si artist, jo si kryeminister te jepni urdher per nderin e kombit Shqiptare te qe te vihet ne jete urgjentisht ate qe kerkon ky artist i madh.

  6. Gjirokastriti says:

    Shko se te jep leke kryepeshkopi Janollatos per teatrin tek ka ngritur gjithato kisha s’e ka problem te ngreje nje teater

    1. Chris says:

      Nuk te vjen zor qe thua budallalleqe??

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Ah more i madhi Berti! Mu kujtua nje shprehje e poetit te madh Xhevahir Spahiu. Po vute bythen ne guzhine mut do gatuaje. Keshtu po ndodh me ne shqiptaret. Vume bythen ne krye te shtetit tani dihet cdo gatuaje ne guzhinen qe quhet shqiperi

    1. Lili says:

      Best comment of the day, me nje ndryshim me p…ne krye te kultures..

  8. Mirela says:

    Te lumte Luan. Bukur e ke thene.

  9. gjergji says:

    Aktori me i madh shqiptar, respekt per rolet dhe kenaqesinr qe na ke dhene. Jetojme ne nje vend te cmendur. Keta we kemi ne pushtet jane nje zhgenjim i vertete po me keq akona eshte zgjedhja qe na ofrohet.

    Njerez te medhenj ne vend te gabuar.

    1. Llozi says:

      Berto je aktori madh por mos u merr me politike.
      Jemi ne kapitalizm artin nuk e paguan shteti.
      Por ku is she ti berto,kur saliu u hiqte pensionet aktoreve the medhenj si Violeta manushi, Kadri Roshi apo Luftar paja September ishin perkrahes the PS.

  10. Bert Ndrenika eshte nje nder aktoret me te medhenj te skenes dhe filmit, por eshte dukshem i “perdorshem” ne kete qe thote ne interviste, i “perdorshem” nga Partia e ish-SHQUP_it per te bere “protagonistin” e pseudo te “revoltuarve” ndaj prishjes se nje bicimsez Teatri “Kombetar”, qe vetem per turp eshte ne cdo drejtim nga vjeterimi dhe struktura jo me funksionale sipas kerkesave te kohes. Ne vend te ketij bicimsez apo germadhe Teater “Kombetar” do ndertohet nje Teater i ri me parametra te kohes dhe kerkesave qe ka trupa e aktoreve dhe regjisoreve per pune normale, pa harruar kerkesat e publikut i cili e ka abandonuar me perqindje te konsiderueshme kete godine prej shume e shume vitesh. Mjafton struktura e amortizuar ne cdo drejtim e kesaj godine, nga t’ja fillosh, me minjte mes publikut, eres se rende qe mban salla (perse e si, le te na e thone specialistet e jo “aktoret”), etjera+etjera, qe s’ja vlen te zgjatesh. E pra; i nderuari Robert Ndrenika ruaj respektin qe ka Populli per artin tend dhe jo fol e fol se te “vjen keq” per godinen e vjeter tashme “gati” hambar pa asnje vlere…, a po vetem per minje e furtake e ere kalbesimi te derrasave rrethe rrotull. Maestro mos degjo me shpifsit dhe anti-shtetin qe ndodhet ne ish-SHQUP, ndahu nga koha qe te bene Deputet sa per “emer” ne radhet e tyre, ngrihu mbi te “perdorshmin” dhe rri ne pozicionin tend te nderuar te Aktorit te Madh. MOS-MOS-MOS Bert Ndrenika, mos lejo te te “perdorin” akoma ATA, qe te duan thjeshte per interesat e tyre te ulta si deri me sot. Miqesisht: Denis Gani Seferi (ish-studenti juaj ne vitet 1985-1988 ne Institutin e Arteve, qe ika me Ambasadat e 1990 ne Perendim, por me ate godine Teatri “Kombetar” te kalbur e pa asnje parameter bashkekohor nuk pajtohem JO kurre as me Ju dhe kedo tjeter pas jush).
    V.O. Te Lutem z. Baze botojeni kete reagim timin.

  11. REZI says:

    Ore po ku ishin deri tani këta? U ankuan se teatri ka nevojë të rinovohet se nuk punohet aty. U bë gjë kur ishte Sala? Apo atëhere ishte deputet e nuk mund të fliste. Artistët ishin gjithë protokallia, po këta ku ishin deri dje?
    Të ngrihen, por janë djegur se i kanë lëpirë menderen Salës, e tani që e dinë se nuk i kundërshton njeri ulërasin.
    Shpresoj të zgjidhen punët por jo me kërcënime se pastaj dihet kush i frymëzon.

  12. Po,Po says:

    Z.Robert , i ka fajet Çadra e vitit te kaluar. Eeeeeh … , pleqëria është … , si të të marrë ,
    se nga një herë të turpëron e të bën të derdhësh “qumështin” , si lopa !

  13. nord.al says:

    Leri pordhet o Robert se as ti as Spahivogli nuk keni beri gje te vecante qe tani kerkoni lapidare.

  14. Spartaku says:

    Robert Ndrenika,po te mos ishte lepires i Sali Kriminelit,do kishte me shume simpatizant.Megjitheate,ai ka bindjet e tija,dhe kemi shume respekt per te se eshte nje nga artistet me te medhenj te vendit tone.

  15. Fatmiri says:

    Edhe para disa vitesh kur ishin bere projektet per teatrin e ri , aty ku eshte ai i vjetri , ju u ngritet dhe nuk pranuat tu prishej ajo godine “monumentale”, dhe kjo dogji fondet dhe mundesine per teater te ri . Tashti beni te njejten gje dhe ankoheni se nuk po ndihmon qeveria !Qeveria per mua e ka gabim qe e zvarrit projektin ! boll me marrje mendimesh e mbledheje pa fund. Ndertimet i ben shteti me paret tona , natyrisht edhe tuajat . Ne duam teater dhe e duam sot , jo kur tu mbushet mendja ju , se edhe ju nuk jeni te gjithe ne nje mendje.

    1. mirel says:

      Perse duhej te prishej Teatri Kombetar?
      Berti ka te drejte 1000 per qind.
      Keto godina behen njehere ne 500 vjet. Ne tere boten artistike..itali.france angli ruhen godinat e vjetra dhe klasike
      Ripjellja dashja ti beje prej xhami. Bastarde qe vjedhin me etjen per fitim si ata ujqit e uritur. Do shqyejne cdo cope vetem per fitime.
      E merr vesh cfare po thote ai? Po e privatizojne.
      Legene te ndyre. Keni dhe goje dhe e kundershtoni.

  16. Albana says:

    Robert Ndrenika respekt per ju.

  17. Pokeristi says:

    Z.Ndrenika….pika,pika,pika!
    Berti,mbi te gjitha u cmallosa duke te pare e duke te degjuar.Jeta rrjedh koha fluturon e bashke me kohen qe iken e s’kethehet ikim plakemi,vjeterohemi edhe ne.
    U bene vite qe s’jemi pare e ndenjur afer.S’paska rendesi.Po ay Bert.Po ajo e folur
    e shtruar,e avashte,e qete,joshese dhe ngacmuse,po ay ze qe buron nga shpirti,jo nga laringu ,po ajo ngarkese ideore e emocinale,po ay interpretim natural i fresket e i pasuruar.Te gjitha keto pak a shume cilesi te artistit te madh.
    Problemi qe ti ngre merr peshe tjeter ne gojen tende.Sigurisht eshte nje problem qe sic e thua edhe ti egziston prej dekadash.Pa u marre me historikun une do te doja t’a mbyllja me ate shprehjen popullore:Fjalet e tua ne vesh te perendise dhe t’u shtoja fjalet dhe ne tru te qeverise.
    Pershendetje

  18. Lili says:

    Bukur reagimi i artisteve,se shume jemi dorezuar para horrave ,te gjithe taboreve, edhe duhet te reagojme e te veme qytetarine tone edhe nderin tone mbi ta. Reagimi edhe pse i vonuar eshte i mireseardhshme,po duhet ma shume. Duhet qe te jeni motor i ketij ndergjegjesimi qe te ndryshojne gjerat per qytetaret e jo per vetem nje grusht pushtetare. Duhet te jeni te bashkuar e t’i tregoni vendin e vertete kesaj ministresh ne cdo akt gjate gjithe dites : ju jeni vlerat e kultures jo ajo fuckese..,mos e respektoni si servila,qe te mesoje ajo cka eshte realisht ne shoqerine shqiptare : ma pak se nje kurve e pispilosure.
    Tregoni vendin asaj,tregoni se vlere keni ma shume se ajo.

  19. Edlira says:

    Do te ju mbeshtese i gjithe populli z.Ndrenika…mos i lejoni te zhvendosin Teatrin Kombetar!

  20. Thoma Kola says:

    Kam ndjekur te gjitha publikimet e Temas dhe ne pergjithesi jan shume pran realitetit,asnjehere nuk jam prononcuar,por shqetesimi i i Ndrenikes i tejkalon bemat e ministres Kumbaro.
    Me eshte krijuar pershtypja se Rama e ka zgjedhur kete ministre per te varrosur ate Kulture qe me shume mund eshte arritur.
    Mund t’ju numeroj disa raste por me tipike eshte rasti i Teatrit Kombetar,Butrinti,Zona e mbrojtur e Manastirit te Ardenices,(do e publikoj me von ku edhe nje idjot do e kuptoj skandalin).
    Kjo ministre ti rroje Rames se me kulturen nuk ka asnje lidhje.
    Uroj Ndrenikes shendet dhe force per te mbrojtur ate art dhe kulture qe na kane len.
    Rama, mbaju doren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje