Shiko sallën e Parlamentit Europian dhe kupto Ballkanin për ta!

8 Shkurt 2018, 10:18Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Komisioneri Johanes Hahn, çliruar nga komplekset gëluar në rajonin tonë, ka postuar imazhin e sallës ku ai raportoi për Strategjinë e Rajonit të Ballkanit, e cila u lajmërua përmes një vidio-konference edhe orë më parë për detajet e saj. Ajo që të binte në sy ishte salla pothuajse e gjitha bosh.

Në rrëfimin që Komisioneri bëri për postimet në rrjetet sociale ishte: “Mbyllja e debatit konstruktiv Ballkan – Europë. “Roli strategjik i rajonit është i qartë. ‘2025’ është tregues. Nuk është një datë fikse. Ajo duhet të motivojë. Por për vendet që të bëjnë detyrat e shtëpisë, kjo nuk do të ndodhë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, ne të gjithë duhet ta komunikojmë këtë me qytetarët e BE-së”.

Për fat të keq Evropa duket se vetë është duke iu larguar idesë së zgjerimit, ndërsa një Evropë e bashkuar dhe e tillë si në kohën e lulëzimit të saj, duket pak si utopi. Jo fare si e Tomas Mor, por një lloj utopie, që shkakton jo pak ilaritet.

Megjithë standartet e kërkuara, të nevojshme në një rajon problematik si Ballkani, duhet thënë se pak përshtypje bëjnë sot për ekspertët evropianë realitetet e pandryshueshme Ballkanike.

Nga ana e saj, Evropa e sotme është larg të dikurshmes, pasi ka humbur mbështetjen amerikane, një suport që edhe pas Trumpit duket se nuk do jetë më si më parë. Dhe, më keq akoma, Evropa po humb besimin mes vete dhe largimi i Anglisë ishte një kambanë e madhe alarmi për të ardhmen.

Zgjedhjet në vendet e ndryshme në kontinent po tregojnë konfigurime aspak miqësore për Zgjerimin. Kurse vendet e fundit të Ballkanit që janë anëtare në Bashkimin Evropian kanë rezultuar një humbje e madhe me demokraci shumë problematike.

Duke hequr Greqinë, që e mban peshën e anëtarit të vjetër të BE-së, më shumë falë konjukturës dhe historisë, Ballkani e ka të vështirë të ecë me hapin e Evropës. Këta të fundit jo vetëm e kanë kuptuar, por edhe i duket shumë qesharake qenësia si e tërë e një rajoni që përcjell vetëm kundërshti dhe probleme.

Vetëm të mendosh luftërat e brendshme politike, klanet që janë rrënjosur, korrupsionin galopant dhe forcën e MAFIA-s, atëherë të bën të konkludosh se zgjidhja e rajonit për në Bashkimin Evropian do të jetë më shumë një konjukturë sesa arritje objektivash.

Anipse kur mendon se vetë Evropa është në një qerthull të vështirë, ku vetë ekzistenca e saj është në lojë, atëherë bindesh se Ballkani duhet të fillojë të mësohet me idenë se duhet të bëjë demokraci në vend të vet dhe të mendojë të ardhmen pa patericat evropiane. Pasi sa i përket Evropës, interesin e tyre të saktë me sallën bosh e shikoje kur raportohej Strategjia për Ballkanasit, që bëjnë garë dhe kanë përshtatur të gjithë folklorin të tregojnë se cili është në kohën tonë më shumë evropian. (Javanews)

2 komente në “Shiko sallën e Parlamentit Europian dhe kupto Ballkanin për ta!”

  1. Tironci says:

    Keta nuk pjerdhin per njeri tjetrin, e jo me ta vrasin derrin per ballkanin apo Shqiperine.
    Evropa eshte nje kurve plake qe ka aq shume rrudha sa nuk e qi me njeri, prandaj ka filluar te kerkoje ndonje dashnor nga ballakani se mendon duke u qire me te rinj do rrinohet perseri. Anglia i vuri tapen vrimes se vet, me mire tapen se ta qine arabet, ndersa keta idiotet e tjere kane hapur kembet me arabe, dhe kerkojne te bejne martese me ballkanasit. Ah moj Evropa kurve, te gjitha keto vuajtje qe po kalon Shqiperia e kane zanafillen ne politiken tende te kurves, qindra vjecare. Tani kerkoni te beni ligjin ne Shqiperi pasi e sollet Shqiperine e mjere ne kete gjendje, dhe kerkoni ta mbani me lemoshe, i jepni ushqim me pikatore qe te mos vdesi fare.
    Nuk e keni fajin ju, por e ka politika Shqiptare, Shqiperia eshte nje vend i bekuar, ajo toke prodhon gjithshka, lereni token te prodhoje o politikane shqiptare dhe shitini prodhimet tek Evropa kurve. Shqiperia nuk ka nevoje per lemoshe se ja ka falur zoti natyren prodhuese.
    Atehere do shikoni se nuk ka nevoje Shqiperia ti lutet ketyre legenave per lemoshe, por do jene keta qe do shqyen bythesh per ta bere Shqiperine mikeshen e tyre. Te gjithe gabel e arabise i mbajten ne evrope , ndersa Shqiptaret i hypen me dhune neper avione.
    Ah moj Evropa Kurve.

  2. tfgs1 says:

    ishte vertet qesharake,duke ndjekur disa nga folesit ku vec nje deputeti bullgar,slloven e nje gjermaneje[te cilen nuk po e perkthenin dhe u krijua konfozio] qe mbeshtesnin futjen e shteteve ballkanike ne BE,te tjeret ishin skeptik,disa prej tyre edhe kunder madje nje ingliz tha shume ftohte se tani qe vendi im po del nga Evropa nuk me qethet fare se cdo te behet me Ballkanin,po keshtu nje nordik teper skeptik,nje deputete franceze tha troc se nuk na duhet shume se sa do te arrijne keto shtete te jene ideale per ne BE,por ajo qe i intereson Evropes eshte shkeputjen e ndikimit rus,turk apo edhe rrugen e mendafshit kinez…………..
    Mbi te gjitha deputeti grek i KK nervozoi te gjithe te pranishmit kur thexoi se shtetet gjitone jane problematike,FYROM me pretendime territoriale dhe istorie ndaj Greqise,Alvania aleate e Turkias dhe vend islamik,ku terrori,krimi,prostitucioni dhe trafiku narkotik ne Evropi flet shqip,Kosovo mash ne duart e amerikoneve etj…….pra cila eshte e mira e Evropit!?
    Mogherini dhe ai i mbaruari thinjash rrinin si muti ne shi.
    Pa harruar ketu Fleckstein i cili tha hapur se politikat evropiane per refugjatet arabe do te gjenin nji zgjidhje me antaresimin e shteteve ballkanike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje