Nga Arshin Xhezo*
“Ti dhe të tjerë pleq do të ngecni,
Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni,
Skllevër, bij skllevërish s’e meritoni,
Se liri s’doni.”
(Fan S.Noli. “Moisiu në mal”)
Vepra-mal e Fan Nolit, kontributi i tij për pavarësinë e Shqipërisë, themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kulturën dhe letërsinë shqipe, cilindo do ta bënte të mendonte, se i dëbuari i madh i 1924-s, menjëherë pas luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë, do të rikthehej në vendin e tij, në piedestale të bëra gati për të dhe me kurora dafinash mbi krye.
Është folur e shkruar shumë për mundësinë dhe pamundësinë e rikthimit të “Moisiut” në “Tokën e Shenjtë”, e, megjithatë, pyetja “përse Noli nuk erdhi kurrë në Shqipëri?”, vazhdon të përsëritet.
Mallin dhe dëshirën e tij për të parë atdheun e vet dhe për të ardhur në Shqipëri e sheh në dhjetëra letërkëmbime të tij me miq, bashkatdhetarë dhe në biseda me miq e shokë.
Po këndej, nga Shqipëria zyrtare, qeveritarët e rinj të pasluftës, a donin vërtetë që Noli të kthehej në Shqipëri?
Fillimi duket tepër idilik.
Në një letër që Sejfulla Malëshova i dërgon Fan Nolit, më 27 gusht të vitit 1945, ndër të tjera, i shkruan: “Hirësi! Enver Hoxha, unë dhe gjithë Shqipëria jemi të mendjes, se ardhja juaj në Shqipëri, do të ishte një fat i madh për Shqipërinë. Kështu, jo vetëm do të kurorëzohej tërë e shkuara Juaj patriotike, por vendi ynë do të kishte në situatën e sotme, një ndihmë të madhe morale dhe politike…
Për së afërmi, ndoshta, nga fundi i tetorit do të kemi zgjedhjet për në Kuvendin Themelonjës. Do të ishte shumë mirë të vinit me këtë rast në Shqipëri, qoftë edhe provizorisht…” (Nasho Jorgaqi. Fan S.Noli. Letërkëmbimi i Fan Nolit. Shtëpia Botuese “Erik”, Tiranë, 2012, Faqja 389).
Këtyre letrave, Noli iu përgjigj në 3 tetor, 1945: “Me kënaqësi të madhe mora mesazhin tuaj të nxehtë dhe bujar, si dhe letrën e mikut tim dhe kolegut tuaj, Sejfulla Malëshova.Ndërkaq, vetëm një muaj më vonë më 25 shtator, 1945, është vetë Enver Hoxha, i cili, përmes një letre dërguar Nolit, i propozon të vihet edhe emri i tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese që u zhvillua më 2 dhjetor, 1945. (Po aty. Faqe 392).
Kam dëshirë të madhe të jem aty me ju, por, sot për sot nuk munt, pse udhëtimet janë të kufizuara, përveç që ka edhe pengesa të tjera…
Mundet t’ju bëj një vizitë pas Pashkëve; kështu, do të takonj përsëri me miqtë e mij të vjetër. Kam shumë arsye që më pengojnë të vë kandidaturën në Shqipëri.” (Po aty. Faqe 175)
Kërkesat dhe ftesat që Noli të vinte në Shqipëri, në vitet e para janë të shumta e nga më të ndryshmet.
Në Konferencën e Parë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në 7 tetor të vitit 1945, “Noli u zgjodh me unanimitet “Kryetar Nderi” i Lidhjes, kurse miku i tij, Sejfulla Malëshova u zgjodh Kryetar i Komitetit Drejtues të Lidhjes; Nën-kryetar-Profesor Aleksandër Xhuvani”.
“Sa herë shkoja në Nju Jork, në mbledhjet vjetore të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Enver Hoxha më porosiste t’i bëja të fala Fan Nolit.”,-shkruan në librin e tij, Behar Shtylla, ish-ministër i Jashtëm në vitet 1956-1965, dhe mik i Nolit. (Behar Shtylla. Fan Noli, siç e kam njohur. Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë, 1997, Faqe. 157)
Por, komplimentet, urimet, premtimet, sigurisht të shoqëruara gjithmonë me ftesa dhe kërkesa për miqësi e bashkëpunim, Nolit nuk i vinin vetëm nga Shqipëria. I vinin nga Amerika ku jetonte, nga Anglia, Italia, Greqia,- nga gjithë diaspora shqiptare.
Kostë Çekrezi, antikomunist i njohur, në një letër të tij, në 11 janar 1947, dërguar Nolit, “i këshilluar nga disa miq të përbashkët në Nju Jork, i propozon të bashkohen e të bashkëpunojnë në një “iniciativë për çështjen e shpëtimit të Shqipërisë”, tani që “puna e Shqipërisë ka marrë rugën më të keqe”.
Nuk njohim ndonjë përgjigje të Nolit, në qoftë se ka pasur, por dihet se ai nuk u bashkua me “iniciativën e Çekrezit” (Behar Shtylla, Fan Noli, siç e kam njohur. Shtëpia Botuese “Dituria”; Tiranë, 1997. Fq.152)
Një ftesë për bashkëpunim “për një Kuvend Kombëtar me shqiptarët e diasporës, Nolit do t’i vinte edhe nga ai që i rrëmbeu fronin e kryeministrit, e dënoi me vdekje në mungesë dhe e dërgoi syrgjyn, Ahmet Zogu. (Nasho Jorgaqi. Fan S.Noli. Jeta. Shtëpia Botuese OMBRA GVG. Tiranë, 2005. Faqe 178)
Edhe kësaj ftese, Noli nuk iu përgjigj.
Tashmë, siç shkruante me të drejtë gazeta “Dielli”, në një editorial të sajin “Fan Noli nuk është një person, por një institucion kombëtar” (“Dielli”, 1959)
Është tepër e vështirë të jesh “shkrimtar-institucion kombëtar” dhe, njëherësh, – i pavarur.
Edhe në rastet, kur institucionet janë organizma të një shteti, madje, edhe demokratik, nuk e kanë të lehtë të jenë të pavarura.
Merret lehtësisht me mend, se sa të vështirë e ka dhe çfarë sulmesh duhet të përballojë një njeri, një shkrimtar, aq më tepër një “shkrimtar-institucion kombëtar”, për t’i rezistuar politikës dhe pushtetit politik, të ngarkuara me njerëz, para, propagandë, etj., për të mbetur gjithmonë edhe institucion, edhe i pavarur.
Shkrimtarit i kërkojnë veprën për të blerë atë vetë, dhe e kërkojnë atë, për t’i blerë veprën dhe emrin.
Në qoftë se vepra e Nolit është e pasulmueshme dhe e parrëzueshme, kjo nuk e largonte aspak rrezikun; përkundrazi, e shtonte. Por kjo do të thoshte vetëm se, tanimë, tërë pesha e goditjeve, pra, e dyfishtë,- do të binte mbi Nolin – njeri.
I ndodhur i vetëm dhe i pambrojtur brenda rrethit të egër të politikës, ku secili përpiqej të rrëmbente, të zhvaste, të shqyente prej tij ç‘të mundte,- kokën, krahët a këmbët, (-një të vetme, një deklaratë, një foto, një dalje bashkë në publik- një artikull apo një poezi për liderin do ta bënte të lumtur!) – të dukej, sikur në fund të kësaj masakre, nga shkrimtari nuk do të mbetej asgjë.
Për paradoks, pavarësia e Nolit, ishte, ndoshta, më e rrezikuar nga “të tijtë”, nga Shqipëria. “Të sëmurit nga shqipja” mund t’i vinte “vdekja e lirisë”, pikërisht nga andej ku kishte dheun e vet. “Do të luftonj, gjersa të vdesë. Shpërblimi i mjaftë për luftën time dua të jetë një këngë labësh a laleshash, kur të vdesë” (Shpëtim Sala, Letër e Fan Nolit për Thanas Tashkon, 26 shtator, 1906. “Letra të panjohura të Fan Nolit”. Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”. Shkodër, 2008, Faqe 44).
Por, a mund t’i këndohej kënga një shkrimtari të blerë?
Rreziku ishte i madh. Vetë Noli, me dorën e tij kishte shkruar, e zeza mbi të bardhë, se “guverna e Enver Hoxhës e rrëmben Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudhën e luftës”. Madje, edhe, “Guverna e Enver Hoxhës, jo vetëm e shpëtoi Shqipërinë nga vdekja, por tani i vë themele të patundura shtetit me reformat dhe veprat konstruktive… Ballistët tanë janë një grup heterogjen dhe nuk kanë asnjë program fare.” (“Dy fjalë për ballistët” “Dielli”, 26 mars, 1947).
Nuk e parashikoi dot Peshkopi, se “nesër- pasnesër” këto deklarata mund ta “implikonin” me secilën nga palët politike për ta “kapur”? Sigurisht, ai i shkroi me bindje ato që shkroi, por, për “të tijtë”, domethënë, Tiranën zyrtare, këto dolën të mjaftueshme, që, sipas saj, “institucioni kombëtar” të quhej “i tyri”. Prandaj, dhe në letrat e saj të njëpasnjëshme, Tirana këmbëngulte: “Të vini, vetëm të vini në Shqipëri, qoftë edhe përkohësisht, sepse “kemi zgjedhjet”, “në situatën e sotme…”, “ndihmë e madhe morale e politike”.
Më hapur, s’bëhej.
Në vitin 1944, Fan Noli ishte 62 vjeç, burrë i pjekur, me dy-trifishin e moshës së udhëheqësve të Tiranës politike, dhe, kryesorja, me një mal veprash e përvoje politike dhe një emër të madh.
A thua, të mund ta hidhnin kaq lehtë në grackën politike këto thirrje, letra e artikuj kaq të troçta nëpër rreshta njeriun që tërë jetën ishte mësuar të lexonte midis rreshtash?, stilistin brilant, të aftë edhe “për të hedhur fjalën duke shkelur syrin”?
Mendja e Fan Nolit ishte një mendje e thellë, domethënë, e tillë, që nuk besonte lehtë.
Intrigat e luftës për pushtet, Noli nuk i kishte mësuar, thjesht, nga përkthimi i dramave të Shekspirit, por nga shpina e tij, dhe veç këtyre, kishte dekada që jetonte në vendin më të madh demokratik të botës, – shkollë më vete.
Sigurisht, edhe nga bota e madhe e librit dhe nga përkthimi dramave të Shekspirit kishte mësuar. Por, Makbethin, Hamletin, Mbretin Lir, dhe kryevepra të tjera të dramaturgut të madh, ai u kishte shkruar shqiptarëve në gjuhën e tyre, me po atë qëllim fisnik, siç kishte bërë 400 e ca vjet para tij, Makiaveli, që i dha vendit të tij dhe botës “Princin” e vet, për t’i mësuar si të mbrohen nga Princat” absolutizmi, pushteti politik, oratatorët e diktaturat kudo.
Krahasuar me “letrat” e vargjet e anglezit të madh, letrat që i vinin nga Tirana politike, Nolit, besoj i ngjanin me hartime fillestarësh.
Fan Noli mund të pranonte të vinte në Shqipëri, vetëm nëse edhe ajo do të ishte e denjë për të dhe për gjithë shqiptarët; e tillë, që ai të ndihej mirë me të trija “veshjet” e tij: Të qytetarit të lirë, demokratik e patriot; Të shkrimtarit “institucion kombëtar” dhe i pavarur, dhe; Të Hirësisë së Tij, Metropolitit, Tehofan Stilian Noli, Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(dita)
*Shkrimi është marrë nga libri “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh”
Kjo tregon sa i zgjuat ishte dhe te sherbeje si mend ne koke per te gjithe ne ne Perendim .
Shqipërinë e duan vetëm ata që e vjedhin.
Nuk ekziston shqiptar shqiperie të jetë patriot dhe atdhetar.
Atdhetaret e vertetë kanë jetuar gjithmonë larg saj.
Frasherit,konica,Noli etj.
Kishte frike. Iahte koha e mxcartnit. Po tia dinin mendjen e varnin. Mendonte edhe deshtimin dhe pasojat.
Frika
Pikerisht,kristianet iken per mos tu kthyer me kurre ne token e xanun prej suniteve qe sot luajne ”autocthonus’ apo ”shqiptarin”………………..ptuuuuuuuu,fare e keqe,katandiset token e arberit nje bourdhelo turkoshakesh!
Kjo ndoshta spiegon edhe urrejtien apo ”kaimo”[brengen] qe kane sot gjithe arvanitet e Greqise apo arbereshet e Italise ndaj tourkalvanoi-ve qe sot luajne ”shqiptarin” ne Albanistan!!!!Asnjeri prej tyre nuk pranon njehesimin me nje sunitoshqipfoles: jane turq,thone!
Dhe kjo nuk d shume mend,oikona flet vet,vatani nje plehre e vertete………..
Nje thenie magjike nga nje tjeter MEGA-shkimtar,N.Kazantzakis:
-”Nese e do aq shume LIRINE,tek te huajt mo shpreso,rrembeje[lufto] nese mundesh,ne te kundert nuk e meriton………”
Pse greket e quajne vetem me emrin e kurves Helene? Kur ta gjesh 300 evro gati per ty gjakprishur
Degjo ti Gani, nuk na the hic gjo fare.Thjesht shkrujte ne shqip por me mendesi Turku.
Cfare te keqe ka qe Fan Noli i madh punoi nga nje vend mik i shqiptareve….USA kishte dhene prova o injorant grekiisss! Nuk ishte ne greqdhine e te ardhurve! Mos u ‘merakos’ per Shqiperine e shqiptaret……Ne jemi NJE KOMB MBI 10 MILION ne trojet tona,nje pjese te pushtuara perkohesisht! pushtuesit do ikin!
Istoria perseritet,1445: Sulltan murati i dergon qitap ”miqesie” G.Kastriotit,duke i kerkuar ”bashkepunim,miqesi!! etj!
1700,nje tjeter sulltan fton per ”feste miqesie” kalores dhe princa shqiptare………perfundimi: vrasje makabre pas shpine,madje masakrim edhe te familjeve te tyre.
1821,Ali PASA,vret pas shpine dhe tradheton shume arvanites,madje sumqiri turk thuhet se vrau edhe vellan per pasuri.Pa harruar ketu se i shkerdhente edhe gruan djalit te tij te cilin e dergonte me detyre larg shtepise….
1924,Ahmed Zog;Vret pas shpine shume atdhetare,denon me vdeje edhe te Madhin Mavromati.
1945,Ahmed Zog: Edhe pse e deboi madje e denoi me vdekje,”fton” per bashkepunim! te Madhin Mavromati!
1941-1985,nje tjeter sunit i pabese,vret dhe shkerdhen per 45vjt gjysmen e shqiptareve,per cudi sunitet e sotem e nostalgun!
1991-2013,tjeter turkoshak,Berisha Sali,vret e cfaros gjithe kundershtaret…………continue!
Merru me studimet ne qipro…ke sulltane e sunite ne Nikozias!!!!
Kot beni shkrime te gjata pse u kthye ose pse nuk u kthye Fan Noli. Thjesht sepse ISHTE SHUME I ZGJUAR nuk u kthye ne Shqiperi.
Noli ishte mendimtar inteligjent dhe fort i mençur per tu marre me kafshë mizore.
Historia i dha të drejtë që nuk erdhi.Ndryshe emri i tij do të njollosej dhe do të
kismet përfunduar në internim të perhershëm si s.malëshova me shokë.
E njihte mrekullisht veprën e Shekspirit për tu gënjyer nga fshatarët injorantë.
Madhështia tregohet me shumë mënyra.
e kush I don shqiptarqiqet mer!
edhe noli I ka perbuz ata,por ca ti bente fatit qe ishte per vete shqiptar se,sa per shqiptarqiqet ai kishte neveri dhe kte neveri e ka shpreh me qendrimin e tij larg shqipnis dhe larg shqiptarve. larg qoftlargut mo.
Ka shume aresye,por kryesorja the qe Noli nuk e fali kurre ishte burgosja e Sejfulla Maleshoves.Pse te shkoj ne shqiperi kur sekretari I’m eshte ne burg,ka then Noli.Do ta plasnin dhe Nolin ne burg ose do ta vrisnin.Asnjehere Hoxha nuk e desh.
Po Noli syte ne balle i kishte. E shohte si i trajtonin ne Shqiperi klerin katolik dhe ortodoks. E pa si perfunduan te paret e kishes.
Autori ngaterron gjuhen diplomatike te Nolit me qellimet dhe obiektivat e tij. Po komunikimet me nje qeveri tjeter keshtu e kane, shkruhet nje gje dhe nenkuptohet nje tjeter. Pse çfare ishte ai, gjindje pa shkolle qe t i zberthehej kaq kollaj dy komunistave te paarsimuar. Ato levdatat gjoja per regjimin nuk ishin tjeter veçse orvajtje per ta mbajtur larg regjimin e Hoxhes qe mund te vepronre si Stalini me Trockin e mund ta godisnin dhe aty ku ishte ne SHBA ku nuk gezonte asnje mbeshtetje zyrtare apo diplomatike, perveç asaj te bashkesise shqiptare. Por dhe kjo e fundit dihej qe ishte plot me spiune e gati per ta shitur.
Nga ana tjeter me çfare te ardhurash do jetonte Noli ne Shqiperi o Koqe? Me pensionin qe do i lidhte Enveri? Me te ardhurat e botimeve kur nuk respektohej e drejta e autorit?
Mendje si e Nolit lindin nje here ne shekull, po mjere ne qe nuk e vleresuam ne kohe. Mire qe ia doli te themelonte ate Kishen Autoqefale Noli i Madh
Shume e thjeshte pse-ja. Ky vend nuk e meritonte ate personalitet. Nuk Mund te zbrese Zeusi nga Olimpi te shtrohet ne mejhane mes pijanecesh, kurvaresh e delenxhinjsh! Nuk mund te rrije shqiponja mes zhapinjve, cakejve, hienave, gjarperinjve dhe kermengrenesve te tjere. Noli ishte nje meteor, nje fenomen, nje personalitet qe ishte shume perpara kohes se vet. Ate nuk e meritonte as Franca, Anglia apo Amerika. E jo me nje bythe fshati mdekombetar sic ishte Shqiperia qe gelonte nga intrigat dhe maskaralleku!
Theofan Mavromatis ishte Hellen dhe keshtu nuk mund mund te jetonte ne albanistan
Ore pellazg , Thefoan Mavromatis ishte Hellen !?. Ka shume mundesi te ket qene edhe Hellen por do te ishte i vetmi Hellen qe rronnte ne greqine e hatehershme se ne 7 miljon qe behesh greqia atehere qe te 7 miljon ishin sllave, turq , cobenj , shqiptare . Se greqia eshte i vetmi vend qe u formua nga pese apo gjashte rraca te ndryshme te bashkuara bashke te bastarduara dhe formuar nje shtet greqire. Hajde ne p..th te sat’eme vafsh rrace mongoli apo gogogoli.
Te gjitha keto jane hamendesime per mos ardhjen e Nolit ne Shqiperi. Asnjeri nuk e di te verteten mbasi ai vet nuk eshte shprehur.Ashtu si edhe komentues te tjere edhe une deshiroj te jap opinionin tim per kete qe edhe mund te mos jet real. Ne e dime se Noli ishte prift, por ishte edhe leftist dhe per kete e quanin peshkopi i kuq. Ai qysh ne fillim te qeverise demokratike te tij beri lidhje me Bashkomin Sovjetik qe ishte vendi i pare socialist ne bote. Reformat qe ai mendonte te bente ishin pothuajse si te Bashkimit Sovjetik. Pas ardhjes se Zogut ai u largua nga Shqiperia por ai pati nje periudhe shume te veshtire per te shkuar prap ne Amerike se nuk e pranonin si majtist qe kishte bere dhe nje revolucion popullor. Edhe pse me shume veshtiresi hyri prap ne Amerike ai vezhgohej dhe ishte i pabesueshem. Mundet qe ai edhe te kete ber autokritike kur hyri dhe eshte zotuar qe te qendroj larg ideve te tija majtiste. Fakti qe ai flet me tone lavderuese per qeverine komuniste dhe per Enverin tregon se ai ka ngelur i majte ne thellesi te shpirtit te tij. Por une mendoj se edhe pse ai ishte leftist revolucionar, ai prap nuk ka qene i extremit te majte, sic ishin udheheqesit e kohes se pas luftes ne Shqiperi. Faktet e denimeve maximale te disa komunisteve te njohur mendoj se e lekunden bindjen e tij majtiste. Pra edhe pse ai ka qene i majte, prap ai nuk mund te miratonte extremet e komunizmit shqiptar qe ne i dime tani dhe mendoj se nuk eshte nevoja ti permendim ketu. Entusiazmi i tij fillestar filloj te lekundej dhe ne fund ai u kthye ne dezulizion. Pak a shume kjo ishte ana teorike e ceshtjes. Por nga ana pragmatike ajo ishte pothuajse nje shkaterrim i plote i jetes se tij. E para, ne se ai do te vinte ne Shqiperine komuniste, ai kur nuk mund te kthehej me ne Amerike dhe do te shpallej i padeshiruar ose dhe me keq. E dyta, edhe ne se do te vinte dhe nuk do ta ndjente vehten keq pse u largua nga Amerika, ai nuk e dinte se cfare do te gjente ne Shqiperi, se ata njerez qe ndoshta e kane ftuar me kanaqesi te vinte mundet qe mos te aprovonin qendrimet e tij dhe keshtu fati i tij si njeri do te ishte i rrezikuar ose ne rastin me te mire ai do te perfundonte ne nje njeri fare pa vlere si Sejfullai e te tjere. Duke qene me personalitet ai nuk mund te rrinte pa shprehur opinionet e tij, por ato do te ishin sakrilegj per qeveritaret e larte komunist dhe si rrjedhoje ai do te mallkonte vehten per ardhjen. Keshtu qe une mendoj ai zgjodhi me mire te ngryste vitet e pleqerise atje ku ishte.
Pse nuk erdhi e di ai vete; por beri mire qe s’erdhi se ne mos plumbin ca vjet burg do t’i bente patjeter.