Fizikanti i Nobelit: Jo çdokush duhet të ketë akses në internet

13 Shkurt 2018, 18:56Hi-Tech TEMA

Deputeti i Partisë Komuniste Ruse dhe fitues i Çmimit Nobel, Zhores Alferov, thotë se duhen aplikuar rregulla për kufizimin e internetit, pasi aksesi pa limit në të dëmton moralin dhe shëndetin mendor të njeriut.

“Interneti duhet të ketë kufizime dhe nuk mund të jetë i aksesueshëm për këto”, tha ai në një intervistë për gazetën e përditshme ruse “Rossiiskaya Gazeta”.

Alferov shpjegon në opinionin e tij se mungesa e plotë e kufizimeve në rrjet mund të ndikojë sjelljen e njerëzve dhe të dëmtojë normat e moralit.

“Duke budallallepsur shoqërinë në këtë mënyrë, ne do të na dalin shumë probleme”, thotë ai.

Sa i përket zhvillimit të teknologjisë, Alferov thotë se nuk sheh ndonjë konflikt mes njerëzimit dhe inteligjencës artificiale në të ardhmen, por thekson se “makinerive nuk duhet t’u besojmë plotësisht”.

Alferov është një fizikan me famë botërore, anëtar i Akademisë së Shkencave Ruse dhe fitues i Nobelit në Fizikë në vitin 2002.

Ai është gjithashtu anëtar i Dumës ruse, ku përfaqëson një prej partive më të mëdha të opozitës, Partinë Komuniste të Federatës Ruse.

RT – Përgatiti: Gazmira Sokoli

2 komente në “Fizikanti i Nobelit: Jo çdokush duhet të ketë akses në internet”

  1. Coli says:

    Ka te drejte. Ky eshte mendje brilante, ka fituar noblin, di mire si edukohet njeriu dhe pasojat e lirise se pakufizuar sidomos te femijte e rinia. Sot te gjithe levizin me celular ne dore, perfshi moshen e paformuar qe nuk di te perzgjedh por zhytet e ndjek gjera pakuptim e te demshme.

  2. PA EMER says:

    JA NJE RAST QE VERTETON SE INTELEKTUALI I MIRE KA ZEMER TE PASTERT QE E REFLEKTON ME IDETE KOMUNISTE ,PER TE CILAT DUHET TJU VIJE TURP ATYRE QE PER 50 VJET I SHIJUAN DHE ME PAS I TRADHETUAN . PASURIA E SHPIRTIT ESHTE ME E VLEFSHME , NUK DUA TE BEHEM I BEZDISUR DUKE CITUAR SHKRIMET E SHEKSPIRIT PER PASURINE , TE CILAT ME MIRE I DINE “NOBELISTET ” QE KANE PLASUR SI “FLLUSKA SAPUNI” ..! IDETE KOMUNISTE JANE SHKENCORE . ATO JANE TE VETMET QE DO TE SIGUROJNE PERJETESINE , DUKE U PASURUAR GJITHMONE NE PERSHTATJE ME REALITETIN .ME VJEN KEQ VETEM SE NUK KAM QENE ME DOKUMENT , POR BINDJET JANE TE PA TUNDESHME ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje