Pedagogët, debate të ashpra me zëvendëministrin e Arsimit

13 Shkurt 2018, 09:30Sociale TEMA

Debate të ashpra mes zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo dhe dy pedagogëve Dhurata Shehri dhe Romeo Hanxhari lidhur me situatën në universitetin e Tiranës.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shehri dhe Hanxhari akuzuan Ministrinë e Arsimit si fajtore dhe të dështuar për reformën në arsimin e lartë duke e çuar situatën në këtë univeristet në kolaps të plotë.

Ndërsa nga ana e tij zëvendësministri Ervin Demo, përveçse e hodhi poshtë këto, bëri akuza të rënda ndaj rektoratit si fajto për situatën.

Dhurata Shehri deklaroi se bordi i administrimti të universitetit të Tiranës është përgjegjës direkt për situatën dhe 3 përfaësuesit e qeverisë në këtë bord duhet të largohen.

Shehri hodhi akuza të rënda edhe për qeverinë, duke thënë se ajo synon të kontrollojë univeristetin.

Romeo Hanxhati, i cili dje refuzoi të tërhiqte pagën, tha se tashmë stafi i pedagogëve është në konflikt me të gjithë studentët, sepse nuk mundet që pedagogët të paguhen nga pagesat e tyre.

Hanxhari tha se duket sikur Universiteti i Tiraëns i ka zënë derën qeverisë.

Hanxhari shkoi më tej duke thënë se synimi është që Universiteti shtetëror i Tiranës të degradojë në atë pikë që studentët të preferojnë universitetet private.

Ervion Demo, nga ana e tij bëri përgjegjës rektotarin edhe për faktin se ka refuzuar 4 herë auditimin e këtij institucioni.

Sipas tij, kjo është një sfidë e arsmit të lartë dhe qeveria do ta arrijë këtë.

1 komente në “Pedagogët, debate të ashpra me zëvendëministrin e Arsimit”

  1. Teknikumsi says:

    Ky hanxhari eshte nje hanxhar nga trute. U morr ca kohe me shoqerine civile dhe jur e pane sa mend kishte i vune hune.Eshte nje medioker qe morri ca “grada shkencore” duke qerasur shoket e babait. Eshte i biri i Jorgjit, nje palo petagog qe shkerdhente pastruesen e fakultetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje