Balla dhe Manastirliu inspektojnë Spitalin Rajonal të Elbasanit: Ka ndryshuar tërësisht procedura e ndërhyrjeve kirurgjikale

16 Shkurt 2018, 14:38Politika TEMA
Balla dhe Manastirliu inspektojnë Spitalin Rajonal të Elbasanit: Ka

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Parsitë Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan gjatë ditës së sotme Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku në fokus ishte prezantimi i investimeve për sterilizimin.

Balla gjatë inspektimit tha se procesi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë “është shtrirë në spitalin e Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit, duke zgjeruar kështu hartën e ofrimit të këtij shërbimi që po sjell një erë të re në kirurgjinë shqiptare”.

Spitali i Elbasanit është një prej spitaleve rajonale më të rëndësishme me numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në muaj, rreth 2400 ndërhyrje në vit dhe ishte domosdoshmëri të përfitonte nga ky projekt kaq i rëndësishëm, i cili ka ndryshuar tërësisht procedurën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për këtë shërbim pati akuza dhe aludime pa fund për mënyrën se si u koncesionua, por në fakt mjekë e pacientë e pranojnë se ishte i domosdoshëm.

Me mjetet e vjetra, pjesa më e vështirë ishte ajo pas operacionit sepse pajisjet e vjetra shkaktonin shumë infeksione, dezinfektimi i të cilave linte për të dëshiruar”, deklaroi Balla.

Sipas deputetit, Balla kjo është Shqipëria reale, në ndryshim nga Shqipëria e të enjtes në Parlament, sepse janë njerëzit ata që e vlerësojnë punën tonë.

1 komente në “Balla dhe Manastirliu inspektojnë Spitalin Rajonal të Elbasanit: Ka ndryshuar tërësisht procedura e ndërhyrjeve kirurgjikale”

  1. Eri says:

    Shendetsia shqiptare ka rene ne duart e Balles. E si mos te zhduken shqiptaret nga syte kembet nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje