Zbardhen prapaskenat: FBI kopsiti dosjen, gati padia për fillimin e ndjekjes penale ndaj Adriatik Llallës

16 Shkurt 2018, 10:08Politika TEMA
Zbardhen prapaskenat: FBI kopsiti dosjen, gati padia për fillimin e

Pas tre muajsh pune intensive me ndihmën e një eksperti të posaçëm të FBI amerikane, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit (KPK, ose shkalla e parë e vettingut) ka zbuluar fakte skandaloze në veprimtarinë dhe pastërtinë e figurës së ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kjo i ka detyruar që nisin punën për përgatitjen e padisë për fillimin e ndejkjes penale ndaj tij.

Një burim i mirinformuar brenda KPK tha se personat që po meren me çështjen, janë në hapat e fundit drejt kopsitjes së dosjes voluminoze, dhe është çështje kohe, që kërkesa të depozitohet pranë organit të prokurorisë, të cilin zoti Llalla e ka drejtuar gjatë 5 viteve të kaluara.   

I pyetur mbrëmë gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv “Klan”, ministri i Brendshëm Xhafaj zbuloi se “një zyrtar i FBI-së ka qëndruar në Shqipëri për tre muaj dhe u largua vetëm para pak ditësh”. Ai nuk pranoi që të thotë se për çfarë arsye ai ndodhej këtu, por me sa duket bëhet fjalë për personin që është marë direkt me hetimin e çështjes Llalla. Këto fakte janë referuar edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“A do dëgjojmë ndonjë lajm të madh, sepse sa herë që ikin ata?…” pyeti Fevziu ndërsa Xhafaj u përgjigj shkurtimisht: “Do dëgjoni muajin tjetër“.

Ikja e ekspertit të FBI nga Shqipwria përkon me dy momente kyçe, gjurmët e të cilave të çojnë tek fakti se tashmë fati juridik i Adriatik Llallës është i paracaktuar për shkak të provave që me sa duket janë vërtetuar plotësisht.

E para, lidhet me paralajmërimin që ambasadori Amerikan Donald Lu bëri pak ditë më parë, për fillimin e hetimeve penale të pashmangshme.

Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quajti fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.

E dyta, lidhet me vendimin që e pasoi këtë deklaratë. Dy ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson miratoi masën e ndalimit të hyrjes së familjes së Adriatik Llallës në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij “në raste të mëdha korrupsioni”.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Nuk kaluan as 24 orë nga ky hap, kur mbrëmë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, megjithëse nuk përmendi emër, e la të kuptohej qartë se tashmë fillimi i ndjekjes penale ndaj Adriatik Lallës, është gati.

Fevziu: Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?

XHAFAJ: “Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale”./Përgatiti: Alpenews.al

11 komente në “Zbardhen prapaskenat: FBI kopsiti dosjen, gati padia për fillimin e ndjekjes penale ndaj Adriatik Llallës”

  1. Festimi says:

    Ka plot nena qe i kane syt me lot nga ky njeri fatkeq per drejtesine Shqiptare. Nuk eshte vetem, me te jane bashkepuntore gjyqtare te gjykates apelit si puna Gjinit, Alaudinit e Zegjinese. Ti sekuestrohen pasurite,burgu eshte personal,pasuria eshte kombtare.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Kur isha i ri dhe peshkoja ne nje liqen afer vendit ku banoja, mbaj mend qe kur peshqit qe kapnim ishnin te medhenj ata i quanim peshq te medhenj…. por kur kapej ndonje qe ishte shume me i madh se te medhenjte e zakonshem e quanim BYLYSH!

      Ne shqiperi njerez te vendosur dhe te orkestruar si llalla jane peshqit e medhenj. Ndersa ata qe i vendosin dhe orkestrojne nga mbas jane bylyshet si Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama qe duket se nuk do te ket gerrep qe ti peshkoje.

      Megjitheate vari leshte kesaj pune! Te pakten te kapen peshqit e medhenj dhe ndoshta do ket pak ndryshim ne rrugen drejt evropes dhe ndoshta ne nje kohe me te larget peshqit e medhenj do te pajsohen dhe bylyshet do te vdesin e nuk do ngjallen me…

      Llalla tani te filloj e te enderroje sali pushtin duke i shkuar te qelia per vizite me shiringe ne dore per te mos e lene te dali i gjalle prej andej.

    2. BE Gazetar says:

      Mjaft mashtruat o burra shteti dhe yje ne mgritje!

      1. Edkari says:

        Jemi apo nuk jemi shtet sovran?
        Ishim mesuar te na e canit bythen
        vetem me Donald Lu ndersa tani keni
        Filluar dhe me FBI.

  2. tiku says:

    tik llalla arrestohet per disa dite. Gjithcka eshte e kopsitur e di sali krimineli por edhe edvin korrupsioni pa llogaritur te neveritshmin meta qe pret radhen te shoqeroje tikun ne burg. Ishallah ne usa bejne burg se jane disa zezake qe po presin fresh meat nga albania

  3. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Shkoni pirdhuni…na cate trapin, gati kjo gati ajo. U plasi shume bytha ketyre se nuk hyne dot ne USA. Do jetojne dhe do i gezojne milionat e vjedhura, biles edhe perpara hundes se Shqiptareve.

  4. Timi says:

    Ketu do lahen te gjitha o shkerdhata Llalla…do te te zere haky i popullit qe e kujton budalla…o kekysh dhe aherbetor i Berishes…

  5. Kombi says:

    KY TRU PESHKU I SALIUT DONTE TE TREGONTE MUSKUJT ME AMERIKEN . TANK TA NJOHI KUSH ESHTE AMERIKA .
    DHI E ZGJEBOSUR DHE BISHTIN PERPJETE

  6. Ali Pashe Tepelena says:

    Amerikano cifutet tallin trapin me ju o shqipkara.

    Kapen me Lallen, se megjithese i korruptuar, ishte i vetmi qe i doli kunde rLu-se ekinezit qe donte te mbronte korrupsionin e kompanise amerikane ne shqiperi…. dhe prandaj e shpallen non grata.

    Krye qelbesta e shqiperise me ne krye Saliu Kafshen, Ilir Kusarin, Edvin drogen dhe Nano kumarxhiun nuk kapen ndonjere, sepse jane te gjithe krye miqte e amerikes.

    Vetem nje parti e re e djathe shqiptare qe e do ket ekomb, e perbere nga djem te rinj mund ta shpetoje Shqiperine.

  7. vaso says:

    Nuk e kuptoj per c’fare konkretisht do akuzohet.
    Nuk eshte e pavarur drejtesia si institucion dhe drejtuesit e saj?
    Nuk jane te pavarur ne vendimmarrje?
    Tani e tutje do punohet nen presionin e ambasadoreve?

  8. Maloku says:

    O Ali Pashe Tepelena, emer te madhë i paske vene vetes….. i lumte LU_së, ju lumtë Amerikaneve, ne si kob tani kemi nevoje te behet Vetingu, te futen brenda te gjithe Politikane e gjyqtare, qe kane vjedhur nje Shqiperi te gjithe, e katandisen kete popull, ne kete fare feje, se ndryshe nuk behet kjo Shqiperi qe vajti 30 Vjete Poshte Komunizmi dhe lavdi hajduteve. Te djathetet i kemi provuar me ne krye Salen dhe Lulin, te vijne ne pushtet, ajo parti dhe ata njerez te ndershem qe ti sherbejne vendit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje