Adriatik Llalla u shpall non grata në SHBA, flet ish-prokurori: Gabimi që bëri ai ndaj Amerikës...

16 Shkurt 2018, 08:40Politika TEMA
Adriatik Llalla u shpall non grata në SHBA, flet ish-prokurori: Gabimi

Nisin komentet e para për vendimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson sipas të cilit ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla i ndalohet hyrja në SHBA.

Jorgo Dhrami, me një karrierë 21 vjeçare në sistemin e prokurorisë, por edhe me disa detyra të tjera në drejtësi deri zevendës i Avokat i Popullit tha dje se Llalla kishte bërë një sërë gabimesh në raport me SHBA që arritën deri në këtë pikë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Dhrami tha se së pari asnjë problem shtetëror e sidomos i prokurorisë nuk duhet të ishte bërë publikë prej tij të çfarëdo përmase të ishte ai por duhet të ishte zgjidhur brenda ligjeve dhe rregullave shtetërorë.

Së dyti bërja publikë që sipas Llallës ambasadori Donald Lu kishte ndërhyrë për një çështje konkrete, por kjo e bërë pas deklaratës së ambasadorit, ishte thjesht një hakmarrje dhe nuk e nderoi Llallën.

Nisur nga kjo SHBA si fillim deklaroi se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi dhe më pas shkoi deri në një vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij. Sipas Dhramit kjo është një nga gjërat më të rënda që ka ndodhur në historinë e marrëdhënieve mes SHB dhe Shqipërisë.

“Nuk është çështja te Adriatik Llalla personalisht por që SHBA i ka ndaluar hyrjen në shtetin e vet kryeprokurorit të vendit tonë. Kjo as është parë e as dëgjuar dhe është shumë e rëndë për Shqipërinë” tha ai.

Dhrami e lidhi këtë konkluzion edhe me faktin se është pikërisht SHBA ajo që u bë jo vetëm iniciatore por edhe garant e hartimit dhe e zbatimit të reformës në drejtësi.

Pa SHBA kjo reformë nuk imagjinohej as të konceptohej e as të realizohej prandaj ne duhet ti jemi mirënjohëse SHBA për gjithçka. Shqipëria ndodhte në kushte të vështira, por falë Zotit kemi SHBA-bë dhe BE-në që nuk qendrojnë duarkryq dhe jo të krijojmë probleme, mosmarrëveshje e deri në këtë pikë kur i ndalohet hyrja në atë shteti të prokurori të Përgjithëm”, shtoi Dhrami.

Lidhur me dorëheqjen e Llallës për të mos u bërë pjesë e gjykatës së Apelit Dhrami tha: Kjo nuk është dorëheqje sepse Llalla nuk ishte në detyrë, por është një shmangie nga vettingu.

2 komente në “Adriatik Llalla u shpall non grata në SHBA, flet ish-prokurori: Gabimi që bëri ai ndaj Amerikës…”

  1. Genti says:

    Z. Jorgo Dhrami,
    Fjalet e Llalles per “nderhyrjen” e ambasadorit Lu, jane veprime qe as nje femije te shkolles fillore nuk do t’i kishin hije; nderkaq, qendrimet e SHBA nuk jane dhe nuk mund te jene “inate femijenore”. Ato jane qendrimet zyrtare te shtetit me serioz ne Bote e bazohen mbi parimet themelore te demokracise.
    Qendrimi amerikan ndaj Llalles reflekton vleresimin e SHBA per veprimtarine shkaterrimtare te sistemit te drejtesise nga Llalla. Ai ka qene vene ne ate detyre per te mbajtur te paprekur hajdutet me te medhenj qe njeh historia e Shqiperise, e per kete ai duhet te jape, e do te jape llogari.
    Detyra kryesore e Prokurorise eshte te mbroje popullin nga hajdutet, grabitqaret, kriminelet. Mbyllja e dosjeve te tyre eshte bashkepunimi me me vlere per hajdutet e kriminelet, pra Llalla ka qene mbrojtesi i hajduteve dhe krimineleve me te rrezikshem per popullin shqiptar, e per kete ai ka qene koka e krimineleve, i caktuar prej tyre per ti bere te parekshem, “detyre” qe ai e kreu me perkushtim.

  2. Kastrioti says:

    Ish prokurori Jorgo Dhrami, ose eshte naiv dhe e quan shpalljen “i padeshiruar ne Amerike” te Adriatik Llalles, kunderveprim ndaj shprehjes ne publik te ish kryeprokurorit per Z.Lu e ne kete rast eshte fatkeqesi qe kemi pasur prokurore kaq naive, ose do te mbuloje krimet e A. Llalles duke i reduktuar si pasoje e nje gjesti te pahijshem te Z. Llalla. Ne rastin e dyte, edhe Z. Jorgo behet bashkepunetor ne krimet e Llalles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje