Deputetja socialiste Ermonela Felaj u kap në befasi gjatë emisionit “Opinion” ku po i ankohej bashkëshortit të saj mbi moderimin që po bënte gazetari Blendi Fevziu.
Kamerat e emisionit fokusuan celuluarin e saj dhe dialogun privat përmes mesazheve që po zhvillonte me bashkëshortin.
Fill pas emisionit, ky moment gjeti hapësirë në të gjithë pjesën dërrmuese të medias kryesore në Shqipëri duke e servirur pa komplekse bisedën me burrin e saj. Madje pati prej tyre që e publikuan si ekskluzive apo si megaskandal që një deputete po i “qahej” burrit të saj se drejtuesi i emisionit po e tepëronte me mungesën e paanshmërisë duke favorizuar palën tjetër.
Për këtë rast askush nuk foli për profesionalizëm, për privatësi dhe leksione gazetarie duke u kujdesur vetëm për klikime dhe jehonë mediatike.
Ndërkohë, këto ditë jemi përpara një skandali të ngjashëm por me përmasa më të mëdha ku një ligjvënës nuk është kapur në një emision televiziv, por në Parlamentin e Shqipërisë.
Në këtë rast, një pjesë e gjerë e mediave kyçën gojën duke nxjerrë si justifikim privatësinë e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Në fakt, kemi dy lajme të ngjashme dhe me standard të ndryshme. Në njërën anë flitet për parime gazetarie dhe në anën tjetër një deputete demaskohet për mesazhet me bashkëshortin.
Rasti Felaj dhe rasti Salianji-Duma janë dy ngjarje që nuk përbën asnjë shkelje ligjore për t’u përcjellë në media.
Nëse do të vërejmë me kujdes pikën 3 të Nenit 23 të Kushtetutës gjejmë që është e drejtë themelore kushtetuese që çdo qytetar të informohet për çdo veprim, akt, fjalë etj, që bën apo kryen deputeti apo keshilltari bashkiak brenda sallës ku zhvillihen mbledhjet e Kuvendit apo Këshillit Bashkiak, qofshin këto edhe thellësisht personale.
Rasti Felaj është thjesht një shembull pasi shumë mirë mund të kujtojmë lajmet për mesazhet që gazetari Andi Bejtja i shkruante Ben Blushit në Kuvend, apo mesazhet e gazetarëve nëpër studio televizive të cilat përcillen me shpejtësi nga portalet e njohura.
Që shkaqet e heshtjes për skandalin Salianji-Duma nuk janë rregullat e gazetarisë, kjo dihet mjaft qartë, por të paktën do ishte më e besueshme nëse do përcillej ndonjë argument që të paktën mund ta kapërdijnë shqiptarët.(TemA)
undefined
Rasti i Ermonela Felajt, nuk ka asgjë të përbashkët me skandalin pervers Grida-Salianji… Po përmënd tri dallime esenciale: 1- Mesazhet këmbeheshin në një studio televizive dhe jo në Kuvendin e Shqipërisë gjatë Seancës Parlamentare (vënd pune për deputetët…) 2- Mesazhet këmbeheshin midis dy bashkëshortëve (dhe në këtë rast kapja dhe publikimi i tyre, përbën shkelje të privatësisë që dënohet me ligj)… dhe jo midis dashnorëve deputetë… 3- Në rastin e Ermonelës, nuk kemi gjuhën përverse dhe të ndyrë të Salianjit dhe Gridës… ?! Vetëm injorantët dhe syleshët (që fatkeqësisht kemi me shumicë), mund t’i hanë këto gjera të mediave tona, që për mua janë “gropë haleje” dhe jo “kazan mediatik”…
Epo kur thoshte Rama qe.mediat.ne Shqioeri jane kazan i suleshit ne gryke. Jo kazan se eshte fjale shume e bute. Mediat tek ne jane hale qe mbijetojme me shantazhe dhe mashtrime dhe nxjerrje te shaleve te buçeve jashte, perndryshe te gjitha falimentojne.
Ka nje ndryshim shuuum te madh midis tyre, Ermonela esht zonje dhe mesazhon me burrin e saj, kurse Grigja kurva mesazhon si kafshe me dashnorin. Prandaj mediat nuk reagojn per kurven se i paguan ne natyre dmth me p…
PO çfar esht ky paralelizem o idjot gazetar ,ERMONELA ka te drejten e zotit te diskutoj qoft per fevziun qoft per ramen se flet me burrin e saj e rrespektoj kte zonj grua , kta mostrat e PDse bejn kurvlliqe me njeri tjetrin ,aq me teper qe ajo tjetra praG Dja , ka nje burr e femij kjo esht skandaloze , per kurveri nuk ju paguajn SHQIPTARET ,por kur diskutoni me njerzit e familjes jeni te nerum jeni te rrespektum.
U habita me demokraten Albina Deda se si u del ne mbrojtje dy rrugaceve te pd-se. Vetem fjalori i tyre te neverit jo me veprat e tyre. Ky brum eshte ne pd, tani bendem une dhe gjithe ata qe lexojne sot pamfletin . Albines i uroj nje nuse per djale , nese ka djale , si Grida ose nje dhenderr si Salianji qe te ” tallet” me vajzen tende .