"Masa ekstreme që SHBA mori ndaj Adriatik Llallës tregon se ka nisur procesi ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri. Në radhë..."

16 Shkurt 2018, 09:47Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Masa ekstreme që Sekretari i Shtetit amerikan Rex W. Tillerson mori për moslejimin e Adriatik Llalës dhe gruas së tij të hyjë në Amerikë, mund ta quajë të nisur procesin ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri.

E shihni se sa seriozisht e ka reformën antikorrupsion në Shqipëri politika amerikane?

Ky ishte testi i parë. Ish prokurori shqiptar, kaloi normalisht nga një person që mbrojti korrupsionin e lartë në Shqipëri, në një antiamerikan dhe kundër interesit shqiptar.

Por ka edhe diçka më serioze në aktin publik të Sekretarit të shtetit amerikan:

Fakti që këtë akt kundër Adriatik Llallës, zoti Tillerson e bëri publik, tregon se, nëse Berisha, Meta dhe Rama do të vijojnë të pengojnë Reformën, edhe kundër tyre mund të merret një akt i tillë, sepse amerikanët ua kanë faktet si njerëz të korruptuar.

Këta ndërkohë duhet të rreshten dhe të pranojnë procesin e drejtësisë shqiptare që i gjithë është kundër tyre, por në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tërheqja është rruga më e mirë e fatit të tyre, sepse metoda Llalla që në fakt është metoda Berisha, do t’i fundosë shumë thellë.

Atëherëë…

Sigurisht që sot, pas faktit politik amerikan anti-Llalla, analiza tjetër e fakteve që flasin për ecurinë e Reformës në Shqipëri ka hyrë në aktivitetin më të lartë politik të Uashingtonit.

Por tani duhet që kjo ecuri të ecë në një hap edhe në Shqipëri.

Prandaj, për këtë, më konkretisht duhet pyetur:

A do ta organizojë dot luftën historike kundër fenomenit të korrupsionit kryeministror, vjedhjes kryeministrore shqiptare, dhe kundër antishqiptarizmit kryeministror shqiptar, prokurorja e Përgjithshme Arta Marku?

Përgjigjia është vetëm një: kjo mund të ndodhë nëse rralisht do të realizohen dy kushte kryesorë: vendosmëria e guximshme e prokurores Arta Marku, dhe, ndihma e politikës amerikane me forcën e saj, me mbështetje ekspertësh dhe me mbështetje financiare gjithashtu.

Pas kësaj përkrahje dhe vendosmërisë së prokurores Marku, është e sigurt që Reforma nuk mund të ketë më bllokim në Shqipëri.

Masa e marrë kundrejt Adriatik Llallës direkt nga Sekretari i Shtetit; që e pozicioni ish prokurorin shqiptat si “individ të korruptuar që është bashkuar me krimin në Shqipëri”, sigurisht që është ndihmë e madhe politike për prokuroren e Përgjithshme, sepse të paktën hoqi çdo dyshim të ligësisë berishiane për ambasadorin amerikan. Të gjithë tellallët orientale nuk do të kenë më zë.

Të shohim tani aktet e Prokurores Marku.

Kurse, kjo përkrahje antikorrupsion me një emër konkret që i dha shqiptarëve politika amerikane, sigurisht që i ka ngritur tensionet edhe në Beograd por edhe në Moskë.

Kjo, në fakt, nuk ka më fare rëndësi.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sot është, pa diskutim, i vetmi element i mbështetjes së politikës amerikane këtu.

Por këtë e di edhe Moska, edhe Pekini, edhe Athina, edhe Beogradi. Dhe pikërisht këtu fillon loja politike për të ndaluar këtë aleancë, duke garantuar jetesën e korrupsionit kryeministror shqiptar.

Ky korrupsion pastaj, ta prishë këtë aleancë, sepse aleanca në fakt është për pastrimin e pushtetarëve të korruptuar në Shqipëri.

Kjo është metoda e tyre.

Politika e shteteve fqinje ka njëqind vjet që punon me korrupsionin shqiptar kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot gjithashtu, me anë të korrupsionit kryeministror shqiptar, Moska, Beogradi dhe Athina duan të mposhtin aleancën shqiptaro – amerikano-gjermane për rimëkëmbjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Këta e kanë të domosdoshme prishjen e aleancës amerikano-shqiptare sepse te kjo botë, vetëm 3.5 milionë shqiptarë ka në territorin e Shqipërisë, kurse 2 milionë janë në shtetin e pavarur të Kosovës, dhe gjashtë milionë të tjerë janë në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi.

Ja kjo është në thelb përparësia amerikane në këtë zonë që vjen me anë të aleancës me Shqipërinë, dhe me përkrahjen për sigurimin e një shteti të drejtë dhe të nivelit perëndimor në Shqipëri.

Prandaj, bashkimi kombëtar shqiptar është epiqendra e politikës së re amerikane dhe gjermane për Ballkanin Perëndimor, sepse me dy shtetet shqiptarë të fortë në fillim, krijohet premisa e sigurt e ecurisë shqiptare si potenca numur një në këtë zonë të interesit të parë amerikan.

Prezenca shqiptare në katër shtete ballkanikë, dhe një shtet i fortë shqiptar e një shtet i fortë kosovar gjithashtu, e dominon plotësisht gjendjen politike në Ballkanin Perëndimor. Por kjo kërkon domosdoshmërisht një shtet shqiptar të drejtuar me një elitë politike të pakorruptuar dhe me një aleancë shqiptaro-amerikane në qendër të vet.

Kurse, përballë kësaj politike që tani është bërë globale, korrupsioni kryeministror shqiptar kërkon të bllokojë tendencën botërore të zhvillimit me disa liliputë ndërkombëtarë të cilët janë sot debitorët më të mëdhenj të bankave gjerman e dhe amerikane.

E shihni se në ç’gjendje mizerabël e ka futur veten korrupsioni kryeministror shqiptar?

Të korruptuarit e Shqipërisë kanë rënë në fakt në hallin e atij njeriut të izoluarq nën rrethim, të cilit fallxhorët i kanë thënë se do të bierë një tërmet çlirues për të . (!)

Për të folur më konkretisht.

Pikërisht për këtë, në këto momente, spikat hapur se, për ta ndaluar përkrahjen amerikane antikorrupsion në Shqipëri, është bashkuar i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar, i cili aktualisht aktiv është me segmentin Barisha-Meta-Rama.

Që të tre janë të rrezikuar nga Reforma anerikano-gjermane në drejtësinë shqiptare.

Që të tre, në këto momente, kanë filluar të kërkojnë ndihmën e Moskës, Beogradit dhe Athinës që të bllokojnë politikën amerikane në mbështetje të Reformës shqiptare. Madje Rama ka apetitin e mëndjelehtësisë proverbiale të tij, kur kërkon që të përdorë edhe ndihmën e Ankarasë; domethënë të Stambollit të vjetër. Sigurisht, duke kërkuar financim që të ruajnë këtë gjendje korruptive në favor të korrupsionit kryeministror, dhe të prishë aleancën shqiptaro- amerikane kurse, me ato pak para lëmoshë të rusëve apo turqve, të sundojë duke i mbajtur shqiptarët në mbijetesë.

Por këtu ama, si gjithmonë, korrupsioni kryeministror shqiptar shet hapur interesin shqiptar.

Njëlloj si paraardhësit e shekullit që kaloi që ecën me devizën e tyre: shit interesin kombëtar shqiptat, që të blesh pushtet personal në Shqipëri.

Po, çfarë po ndodh realisht në këtë luftë ku është mbështetur interes i kombëtar shqiptar dhe intetesi politik i madh amerikan?

Po ndodh ristrukturimi i prokurorisë shqiptare

Pas disa ditësh vjen edhe likuidimi i mbi 50 gjyqtarëve shqiptarë, dhe krerëve të korruptuar të prokurorive.

Kurse korrupsioni kryeministror kuptohet se po lufton me “mullinjtë e erës”, prandaj lodhet kot së koti e fare kot.

Politika amerikanë, me kushtetutë, e ka ngritur ndërkohë strukturën ligjore antikorrupsion në Shqipëri. Ajo ka filluar ta aplikojë. Por rolin kryesor e ka në këtë kohë prokurorja e Pergjithshme Arta Marku. Ndërsa kjo ka nevojë të madhe për mbështetje të përgjithshme të politikës amerikane.

Në të njëjtën kohë, duke rritur numrin e prokurorëve të marrë rishtas jashtë sistemit, prokurorja Marku duhet t’i lërë si një xhep inaktiv strukturat e vjetra të korruptuara të prokurorisë.

Me kryetarët e rinj të sapo emëruar prej saj dhe me emërimet e strukturës së rinovuar të prokurorëve, ajo mund ta përfundojë akuzën antikorrupsion në të gjitha rangjet, derisa të dalë Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale. Madje kjo do t’i detyronte palët që të mos e vijonin më tej bllokimin që po i bëhet me kast nga pushteti gjyqësor emrimit të gjashtë gjyqtarëve që duhet të dalin nga pushteti gjyqësor.

Në këto ditë mendohet të publikohet edhe eliminimi i rreth 50 gjyqtarëve dhe 30 prokurorëve, akt ky që e balancon shumë situatën, sepse shenjat janë që do të suprimohet tërësisht KLD aktuale.

Pas këtij suprimimi do të kemi një krizë që do të kërkojë domosdoshmërisht emërimin e gjashtë gjyqtarëve në KLGJ.

Siç shihet, koha po ecën e sigurt drejt fundosjes se korrupsionit kryeministror shqiptar.

17 komente në ““Masa ekstreme që SHBA mori ndaj Adriatik Llallës tregon se ka nisur procesi ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri. Në radhë…””

  1. Andreas says:

    E cila qenka kjo mase ekstreme?! Nuk e lene te veje ne Amerike? I paskan ngrene mutin d.m.th?

    1. Vladimir Dushniku,pensionist says:

      Leter e hapur kryeministrit te Shqiperise,zotit Edi Rama.

      O si nuk kam një grusht të fortë
      t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”
      Migjeni:Recital i Malesorit.

      Eh sikur ta dinte Migjeni i madh,se keto vargjet e tij do te ishin akoma realitet i hidhur edhe ne ditet e sotme ne nje Shqiperi qe krekoset se eshte demokratike,do te ngrihej perseri nga varri !
      Zoti kryeminister!
      Me te drejten qe me jep Kushtetuta e RSH-se ,po ju drejtohen publikisht,meqenese te gjitha rruget e tjera te komunikimit me ju nuk kane funksionuar!
      Ju kemi votuar per te qeverisur vendin,por ne fakt ju,si gjithe para ardhesit tuaj , vetem e keni sunduar dhe vazhdoni ta sundoni kete vend!
      Dyshoj se ju dhe te tjeret qe keni grumbulluar rreth vetes jeni pushtuar nga deliri i madheshtise dhe ndonese jeni parti qe “grabisni” votat e fukarenjve te majte,ne fakt zbatoni ate qe populli yne nder shekuj e ka stigmatizuar me fjalen e urte se “bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”!
      Keni kohe qe trumbetoni me te madhe se po punoni per te luftuar peshkaqenet,por ju nuk doni te shikoni se “karkalecat ” rrogtare kane bere e po bejne kerdine ne popull me shume se ata!
      Ju perbetoheni se po luftoni korrupsionin dhe padrejtesite ne sistemin e drejtesise,por nuk keni kuptuar akoma se te dy keto te keqia te medha qe kane rrenuar shtetin shqiptar deri me sot ,nuk e kane zanafillen vetem tek sistemi i drejtesise ,por se pari tek administrata e kalbur shteterore e supermbushur me militante te pa afte , qe nuk punojne per shtetin e sipas ligjeve, por sipas “maliqeve”!
      Deri dje e ndanit pushtetin me “vellezerit siameze” njelloj sic ndahej ne mesjete e me tej placka e luftes midis fitimtareve,ndersa tani ne “tepsine” vetem tuajen shteterore ekziston po i njejti mentalitet!
      Shkodranet kane nje fjale popullore ,qe i shkon per shtat administrates se sotme shteterore:”Te drejte ke,por gje nuk te takon”!
      Ne shtetin e sotem i eshte dhene mundesia cdo rrogtari,qe te shkele ligjet,te beje padrejtesi dhe korrupsion sa te doje sepse hallkat e kontrollit ne te gjithe piramiden shteterore nga lart e deri poshte nuk funksionojne.
      Kjo ndodh keshtu sepse ju keni nxjerre jashte perdorimit sensoret e nevojshem jetike, qe do te mund t’u tregojne juve se si funksionojne te gjitha hallkat e pushtetit tuaj : -Pritjet e popullit dhe letrat e tyre te ankimit!
      Kjo eshte e barabarte per nga rrezikshmeria me ate qe beri Sali Berisha ne 21 janar, qe pasi fshiu te gjitha regjistrimet nga serverat e kryeministrise , vuri ne aktrim jeniceret e tij ne drejtesi,shendetesi ,media etj dhe ju akuzoi personalisht se i kishit vrare ju te 4 protestuesit fatkeqe!
      Dhe ne se nuk do te ishte, per fatin e te gjithe popullit shqiptar dhe drejtesise , filmimi i te vetmit gazetar trim , Artan Hoxha,askush nuk do ta merrte vesh jo vetem te verteten e atij krimi shteteror ,por mbase as ju nuk do ishit sot kryeminister e pa cudi te madhe ndoshta do t’u kishin futur edhe ne burg.
      Ne se ju dhe administrata e juaj do t’i vleresonte me kete llogjike ankesat e popullit,ju do te zbulonit me mire, se cdo kontroll shteteror se si funksionon administrata publike duke i “prere koken” padrejtesive dhe korrupsionit,qe ne rrenje.
      Sot nuk ben pritje populli as kryeministri,as ministrat,as kryetari i Bashkise Tirane (me nje popullsi prej gati 1 milion banore ) dhe as drejtoret poshte tyre!
      Ju mund te justifikoheni me ate se keni mbushur institucionet shteterore me dhjetra apo qindra rrogtare qe vegjetojne ne te ashtuquajturat drejtori apo zyra te ankesave,te komunikimit apo maredhenieve me qytetaret, bile akoma me shume mund te mburreni me tollumbacen qe keni ne kryeministri me emrin sugjestionues “Shqiperia qe duam” , se keni te punesuar ne administrate qindra juriste,se komunikoni ne facebook me qytetaret etj, por se cfare efikasiteti kane patur keto zyra e keta rrogtare ne mbrojtje te ligjshmerise ,zgjidhjen e halleve te popullit dhe informimin e hallkave te shumta eprore ne tere piramiden shteterore lidhur me padrejtesite ndaj qytetareve dhe korrupsionin e pushtetareve,ky mund te quhet vetem nje deshtim i plote!
      Ju vete e pranoni se ka korrupsion ne administrate,por kjo eshte vetem pasoja,ndersa shkakun nuk e keni gjetur ose nuk doni ta gjeni per arsyet qe i dini vete.
      Eshte tashme aksiome,zoti kryeminister se nuk mund te lulezoje korrupsioni, ne se nuk ka shkelje ligjore, ne se nuk behen padrejtesi, ne se nuk sorollaten qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre!
      Dhe kjo vjen se ne te gjithe piramiden shteterore punesohen njerez militante,te pa afte,qe jo vetem nuk punojne per shtetin,por edhe nuk e kontrollon njeri punen e tyre!
      Deri me sot kemi degjuar se ju doni te kapni e te denoni personat e korruptuar,pra i kerkoni ata pasi te kene bere gjemen duke vjedhur shtetin dhe hallexhinjte e jo duke ua nxire jeten atyre sapo te bejne tentativen e pare kriminale!
      Dhe ne se doni seriozisht t’ia beni sketerre jeten te korruptuarve ne administraten shteterore,kete gje mund ta beni vetem duke ua bere “shesh me lule” qytetareve qe te ankohen ne cdo kohe,me cdo menyre,me te gjitha mjetet e ne te gjitha zyrat shteterore ku e gjykojne dhe besojne se do u japin drejtesi.
      Komunikimi i juaj ne facebook apo ne twiter nuk eshte nje mundesi ankimi per shumicen e popullit,pra per ata qe mund te jene viktimat me te mundeshme te padrejtesive e korrupsionit shteteror,por u sherben juve per konsum mediatik.
      Te ashtuquajturit shtet shqiptar ne keto 27 vjet nuk i vjen turp,qe me shume investigime dhe denoncime ka bere emisioni investigativ “Fiks fare ” i Top Channel-it me gazetare te afte e te perkushtuar ndaj detyres , bile pa qene as juriste se sa me qindra te tille ne administraten shteterore !
      Eshte kjo arsyeja pse qytetaret me shume kane besim te ankohen tek ky emision se sa tek shteti!
      Bile edhe rrogtaret tuaj dridhen kur u thua se do t’i drejtohem “Fiksit” se sa te ankohesh tek eproret e tyre te cdo rangu qofshin ata!

      Ilustrimin me te plote te ketyre denoncimeve qe po bej e gjeni me te gjithe shemtine e tij ne Bashkine e Tiranes.
      Jane sajuar aty dy drejtori me emertime bombastike si ajo e “Komunikimit me Qytetaret” dhe ajo e “Maredhenieve me Publikun ” ,qe fatkeqesisht vetem me qytetaret e me publikun nuk kane asnje komunikim e asnje maredhenie !
      Me kontretisht:
      Ne prill te vitit 2017 djali im beri kerkese ne UKT per mbylljen e kontrates se furnizimit me uje per arsye te largimit me banim dhe pune ne SHBA!
      Kesaj kerkese as sot (pas 10 muajsh) UKT-ja nuk i eshte pergjigjur me shkrese zyrtare ,per me teper qe vazhdon te dergoje edhe faturat per pagesen e taksave vendore.
      I jam ankuar edhe kryetarit te Bashkise Tirane z.Veliaj,qe me shume e shpenzon kohen duke mbjelle peme dhe nuk ka kohe te merret me letrat e popullit,por rrogtaret e tij ne vend qe te verifikojne bazen ligjore mbi te cilen kam bere ankesen dhe te vene para pergjegjesise rrogtaret arrogante te UKT-se,jane mjaftuar duke luajtur rolin e postjerit duke ia deleguar po UKT-se qe ta gjykojne ankesen time!
      Pra i luten “ujkut te pranoje se e hengri apo jo qingjin”!
      Me pas u jam ankuar edhe juve si kryeminister per UKT dhe Bashkine Tirane per kete shkelje ligjore dhe padrejtesi,por ne pergjigje te ankeses time drejtoria e Maredhenieve me Publikun ne kryeministri me njofton se edhe ajo me te njejten metode , ate te postjerit perdori , duke ia deleguar perseri UKT-se ta gjykoje ankesen time!
      Ne se do te njiheni ju apo juristet tuaj me korespondencen time disa mujore me UKT-ne,drejtorite e Bashkise Tirane ate te Maredhenieve me Publikun dhe ate te Tatimeve dhe Tarifave vendore,do te kuptoni se te gjithe keta rrogtare jane jo vetem te pa pergjegjshem profesionalisht,por edhe te pa afte juridikisht!
      Une ia kam arsyetuar ankesen time bazuar ne aktet ligjore e nenligjore aktualisht ne fuqi,ndersa justifikimet dhe kundershtimet e tyre i kane bere kacakshe,pa asnje reference juridike!
      Djali im i ka kerkuar UKT-se qe te mbylle kontraten me kete ndermarje me te drejten qe i jep Kodi Civil i RSH-se,neni 659,ne pjesen per kontratat,qe percakton se,”Kontrata eshte veprim juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne,ndryshojne ose shuajne nje maredhenie juridike”!
      Sipas ketij ligji UKT nuk ka asnje te drejte ligjore te vendose veton arrogante duke e kundershtuar ate pa asnje reference ligjore!
      Por edhe drejtorite perkatese te Bashkise Tirane,ne vend qe te ballafaqojne ankesen dhe referencat e mija ligjore ,mbi bazen e te cilave kerkoj drejtesine,me veprimet e rrogtareve te UKT-se,mjaftohen duke me dhene kete pergjigje skandaloze:
      _”Kontrata e lidhur me UKT-ne per nje godine te caktuar mund te mbyllet vetem ne rastin kur godina nuk ekziston me “!
      Nje pergjigje te tille,pa iu referuar realitetit dhe asnje akti ligjor apo nenligjor eshte e denje vetem per ndonje brigadier te ish kooperativave bujqesore e jo rrogtareve te nje Bashkie kryeqyteti e te nje shteti qe aspiron per t’u bere pjese e BE-se e qe paguhen me taksat tona me rroga milionere!
      Keta te mjere akoma nuk e dine se kontratat per furnizimin me uje nga UKT lidhen me kerkesen e vete qytetareve ,per cdo familje vecmas dhe jo per te gjithe godinen 10 kateshe!
      Pra si e tille kontrata mund te mbyllet qofte edhe nga njera pale,ne cdo kohe e pa asnje kusht.
      Nga ana tjeter,ku e gjejne referencen keta rrogtaret arrogante te UKT-se qe, ne vend qe t’i pergjigjen kerkeses se qytetarit per mbylljen perfundimtare te kontrates, na sugjerojne jo mbylljen por “pezullim kontrate” dhe kete sofizem e shesin si detyrim ligjor duke faturuar taksat vendore?!
      Kuptohet se e gjithe kjo loje me mos mbylljen e kontrates behet me qellimin djallezor qe te xhvatin qytetaret gjoja demokratikisht duke faturuar taksat vendore.
      Nga ana tjeter edhe pretendimi i tyre ,se djalit tim i takon (sipas tyre ) te paguaje taksat vendore,pa iu referuar aspak vendimit nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak Tirane,ne pjesen per taksat e pastrimit ,largimit te mbeturinave dhe tarifes se perkoheshme per infrastrukturen arsimore, verteton jo vetem pa aftesine e tyre juridike,por edhe arrogancen shteterore!
      Ja cfare percakton vendimi ne fjale:
      -“Tarifes se pastrimit dhe largimit te mbeturinave dhe takses se perkoheshme per infrastrukturen arsimore i nenshtrohen te gjithe familjet,personat fizike ose juridike,vendas ose te huaj,qe banojne dhe ushtrojne veprimtari ekonomike brenda teritorit te Bashkise se Tiranes”!
      Por djali im as banon e as punon ne Shqiperi dhe si i tille nuk i takon t’i paguaje keto taksa!
      Por rrogtaret e UKT-se dhe ata te Bashkise Tirane nuk dine ose nuk duan ta lexojne dhe interpretojne shqip kete percaktim,por hidhen “dege me dege” dhe me kthejne se fundi nje pergjigje karagjoze se,”Djali i juaj nuk hyn ne kategorite e personave qe perjashtohen nga detyrimi i pageses se taksave vendore”!
      Edhe per te qeshur,por edhe per qare eshte kjo pergjigje ,qe tregon mjerimin e tyre bashke me dhunen shteterore e mbrojtur me sofizma!
      Vertet djali im nuk hyn ne kategorite qe perjashtohen nga pagesa e ketyre taksave sepse nuk eshte as invalid e as pensionist dhe ai as e ka shtruar kete gje ne kerkesen e tij!
      Ai ka kerkuar mbylljen perfundimtare te kontrates e cila do te thote se nuk deshiron te kete asnje maredhenie kontraktuale apo detyrim me UKT-ne .
      Duke perdorur llogjiken e cartur te ketyre karagjozeve kam te drejten edhe t’i pyes:-“Po te vdekurit,zoterinj “humoriste”, meqenese nuk perfshihen ne kategorite qe perjashtohen nga ky detyrim,a vazhdoni t’i taksoni pas vdekjes” me taksat vendore ?!
      A ka juriste kjo Bashki,qe t’u mesoje ketyre rrogtareve te pa afte, se personat ,qe perfshihen ne “kategorite qe perjashtohen nga pagimi i taksave vendore” jane persona qe banojne detyrimisht ne teritorin e Bashkise Tirane dhe jane kliente te UKT-se,ndersa rasti i djalit tim nuk hyn fare ne kete arsyetim djallezor,se ai as banon e as punon ne Shqiperi!
      Por humoristet e Bashkise Tirane (konkretisht drejtori i DPTTV-se z.Arli Naska),kane harruar se ne nentor 2017,pas kembenguljes time te arsyetuar ligjore,u terhoqen ne arrogancen e tyre dhe me kerkuan me se fundi qe t’u vertetoj shkreserisht se djali im nuk eshte rezident ne Tirane,per t’a hequr perfundimisht nga detyrimi per keto taksa!
      Dhe kete nuk e bene qe ne prill 2017 kur u be kerkesa,por pas 10 muajsh duel shkresash me mua!
      Ia dergova me poste drejtorit te DPTTV-se, z.Arli Naska kontraten e banimit dhe vertetimin e institucionit ku djali im banon dhe punon ne SHBA,por nga rremuja qe kane ne koke dhe ne punet e tyre te perditeshme ,akoma pretendojne se nuk ia paskam derguar keto shkresa!
      Mire qe shkresat gjoja nuk ia paskam derguar,po shkresen zyrtare per mbylljen e kontrates ne pergjigje te kerkeses se bere para 11 muajsh,perse nuk e dergojne,ne menyre qe te hapim ceshtje gjyqesore me keta rrogtare te mjere?!
      Perfundimisht e kuptoj fare mire se tere kete rrumpalle antiligjore keta rrogtaret arrogante te UKT-se dhe te pa aftet e Bashkise Tirane,meqenese te gjithe jane treguar te nje “prerjeje”,e bejne qe te shmangin nje precedent te kesaj natyre,sepse dyshoj se keshtu do kene vepruar edhe me xhvatjen e miliardave leke nga miliona emigrante shqiptare qe as banojne e as punojne ne Shqiperi,por qe detyrohen me dhune te paguajne padrejtesisht keto taksat vendore,se ndryshe shteti demokrartik te burgos!
      Keshtu bejne keta te UKT-se edhe me mashtrimin qe bejne me faturat e ujit, te cilin na e faturojne per “uje te pijshem” kur ai nuk eshte i pijshem!
      Kjo gje i ka sjelle qindra mije banoreve te Tiranes,qe pervec pageses mujore per ujin e pa pijshem UKT-se ,qe shkon rreth 20 mije leke te vjetra per nje familje pensionistesh,te shpenzojne edhe rreth 100 mije leke shtese per te blere uje te pijshem dhe per gatim ,qe perben nje rrenim total te familjeve tona!
      Ia vlen, qe jo vetem KLSH-ja ,te ushtroje zbatimin e ligjshmerise ne UKT,por edhe Prokuroria e Pergjitheshme te hetoje per kete mashtrim me permasa skandaloze qe UKT i ka shkaktuar qytetareve per vite me radhe,ndonese vazhdojne te ngulmojne se do te rritin akoma cmimin e ketij uji qe e shesin per te pijshem!

      1. zeneli says:

        Edhe une emigrant jam familjarisht ne Angli,kam bere kerkese per te mbyllur kontratat me Kesh-in dhe UKT,qe para 5 vjetesh,por vazhdojne te me dergojne faturat e taksave cdo muaj!
        Tani e lexoj ketu qe keto taksa duhet t’i paguajne vetem ata qe banojne e punojne ne Tirane e jo ne qe banojme e punojme jashte Shqiperise!
        E diskutuam edhe me disa shoke te tjere kete problem se kjo qenka vjedhje e madhe qe u behet mbi 1 milion emigranteve shqiptare ne menyre te jashteligjeshme!
        Me habit fakti,qe ndonese ky eshte problem i madh per mijra familje,nuk shoh te reagojne me komente njerez te tjere!
        Nje shoku im me tha dje se ka patur 4 komente rreth kesaj letres se hapur per kryeministrin Rama,por moderatoret i kane censuruar,qe te duket se ky nuk eshte shqetesim i drejte perderi sa vetem njeri qenka ankuar!
        Po te ishte se vetem nje njeriu i paskan bere padrejtesi,pse e kane zvarritur zgjidhjen 12 muaj,si Bashkia Tirane ashtu edhe kryeministri?
        Po per ujin qe e faturojne per te pijshem dhe ne fakt eshte i pa pijshem,vetem nje njeri e paska kete hall?

        Kuptohet qe gazeta kerkon ta kete mire me qevverine sepse prej andej merr edhe reklamat fitim prurese!

  2. LORA says:

    Ndeshkim te llalles dhe llallerise ,gjin gjonit dhe gjin-gjonerise, quaj vetem konfiskimin e pasurive te palgjshme te tyre,deri ne centeze,,,,dhe flakjen ne rruge si zgjebarake ekzemplare.Nuk e dua burgosjen e tyre ,sepse eshte kosto marxhinale per taksapaguesit shqiptare.Keshtu qe ,per mua,nuk ka filluar HIC ndeshkimi i korrupsionit,,,,,se e sheh Taku rrumbullaku,,, ,bile me seriozitet,,, ,nuk do te thote fare se eshte e vertete.
    Perfshirja nga Taku e Kryeministrit Rama ne aradhen e kusareve ,qe i moren Shqiperise dhe shqiptareve shpirtin dhe nderin per nje cerek shekulli,,,,pikerish e Kryeministrit qe inicoi me vullnet te hekurt dhe garantoi tere rrugen e procesit te reformes ne drejtesi,,,,,vecse zeron ”stermundimet” e Tak-anglosaksonit per te m’e mbushur mendjen me caprashitjet e tij.
    TUNG.

    1. @ says:

      @Lora
      Mos moj Lora!
      Akoma nuk e kuptuar qe edhe Rama nuk ndryshon nga te tjeret?
      Prandaj ne si popull jemi paksa “te vonuar”..

      1. LORA says:

        Me mender-elaborimin e zullumit simetrik e moret pergjigjen e shumices se shqiptareve te kthjellet per zgjedhjen qe u duhet per mbrothesine e jetes se tyre, me 2015-en dhe 2017-en,,,,uroj te vijoni me rrugen tuaj te preferuar;te qorrit ne pus.

  3. Simon Vrusho says:

    E NISI TOMSONI… E PËRFUNDOI TILERSONI…

    Mbi 100 vjet më parë, më 1914, Koloneli Tomson binte dëshmor në Durrës duke luftuar me armë në dorë kundër kuçedrës aziatike që s’donte e s’donte të hiqej nga Shqipëria… Dhe shqiptarët orientalë bënin sehir… Dhe kjo kuçedër nuk na u nda për një 100 e ca vjet me radhë… Kjo kuçedër me 100 e ca koka tani shkrofëtin në parlament… Ra roja i parafundit, Adriatik Llalla… Strofulla e parlamentit shkrofëtin e hungërin me çizme, tymra e shkumëra e shkrumbëra… 100 vjet më parë luftoi dhe ra dëshmor për Shqipërinë Tomsoni, për të cilin Noli shkroi “TOMSONI DHE KUÇEDRA”:

    Te ura, te Ura,
    Vajtoni, o burra,
    Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,
    Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
    Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
    Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.

    Tani ka dalë Tilersoni dhe ata që rrëzon Tilersoni por hiqen si shehitë kuçedre, njëlloj si Haxhi Qamili 100 vjet më parë… Kuçedra -parlament, një monstër me mbi 100 krerë po turfullon, po shkumbëzon, po hungëron…

    Dhe mexhlisi këndon:

    Mblidhi shokë, mor amani,
    Ç’monstër paska pjellë sovrani!

  4. Cobo says:

    Avokat, ne kete vend nuk ka gjyqtar perfshi ty. Ti flet per politike sepse nuk flet dot per drejtesi. Para dis ditesh te pyeta; a ka argumenta juridik qe Llalla te akuzohet per mos kryerje detyre dhe pengimin e procesit gjyqesor. Dhe ju vazhdont me politike. Perse nuk flet juridikisht per shkeljet ligjore te Llalles. Sepse si pjelle e komunizmit te gjithe shqiptaret merren me argumenta politike.

  5. VASO says:

    z avokat po si ka mundesi te vesh ne nje thes ramen qe ishte iniciatori i reformes me berishen dhe meten qe dihet se cfare bene prandaj shkurt avokat rames ti rr t…. apo ke inat se nuk te beri ty minister

  6. ali vlora says:

    O Simon ! Burre I mencur qenke! Kete ta theme sinqerisht . Po kujt I thua. Tung.

  7. Jak Boston says:

    Moslejimi i udhetimit ne USA eshte denim amerikan.
    Po Shqiperia cfare denimi do ti jape Llalles dhe atyre qe e vune kete kukull si mbikqyres te krimit dhe korrupsionit.
    A doni nje akuze per Llallen?
    Lejimi i kanabizimit te Shqiperise dhe kontrabandes se narkotikeve me ane te mosveprimit dhe mosushtrimit te kompetencave qe ia jep ligji per detyren qe mbante, plus akuza per korrupsin pasiv duke perdorur postin.
    Kaq i mjaftojne per tia marre cfare ka dhe per te mos e lejuar kurre ate dhe gruan e tij qe te mos punojne kurre me per administraten shteterore si dhe te mos licensohen per te punuar ne ate profesion ku kane abuzuar.
    Gjithashtu te hetohen zevendesi dhe bashkepunetoret e tij si dhe komisioni parlamentar qe e lejoi kete gje pergjate gjithe mandatit te tij.
    Kjo te jete vetem fillimi.

  8. Jimi says:

    Ore budall! Cfare e pandeh Markun ti? Marku eshte nje zonje, specialiste, te ciles me vullnetin e maxhorances ju besua nje mision i rendesishem ne administraten e shtetit. Mision te cilin ajo po kerkon ta vleresoje seriozisht dhe ta permbush me sukses,kaq! Ti more trap po na cudit dhe po na e paraqit zonjen Marku me nje fuqi te mbinatyreshme, e cila e vetme, do te kryej nje revolucion te papare!? Hajde budall, hajde!?
    O gomar! Dije mire, se pa vullnetin dhe mbeshtetjen e shumices e cila perfaqeson vullnetin e popullit dhe pa kerkesen e etheshme per ndryshime rradikale ne sistemin e drejtesise, jo Marku por edhe perendia nuk do te munde te benin gje ne kete vend! Keshtu sic ti deklaron, ketu te gjithe, me politikane, me shtetare, te djeshem e te sotem qenkan te korruptuar e kriminele dhe ti mendon se i gjithe ky taborr me nje fuqi te jashtezakoneshme ekonomike e politike, ne raste se do ti prekeshin interesat, do ta linte zj Mrku te bente c’te donte!? Ulu se te pa kalaja!

  9. roland says:

    Llafet I ke te bukura zotrote, ,,po pune aha,,,,…na thuaj o spartak,,,kush do e fuse ne burg saliun,edin,meten,dhe bashen,,,,,vetem nje prokuror I huaj,,,,se shqiptaret ata I kercenojne, si sot e 25 vjet….

  10. beni says:

    Zoti Ngjela,mire e ke ti por nuk region njeri ne ket shtet vecse burrin Dantes se i bini mire!!!
    Nuk ka ndershkimi me mor avokat,nuk u beson me njeri
    Kta tallin bythen se shqypnia ka femra e kurva shum burrat jan ber kurva?

  11. Timi says:

    Taku turp te te vije qe fut Ramen ne nje thes me krimielin Berisha dhe masksrain e kprruptuar Meta.
    Taku ke harrusr kush e nisi reformen e drejtesise e kush i thirri amerikanet dhe gjermanet per ndihme. Ishte Rama…Taku. Apo pse nuk te beri ty minister i je perveshur Rames…turp te kesh!

  12. RIMI says:

    TAKU DUA TE TE LEXOJ POR JE QENE RRESHTAT E PARE I LODHESHEM!TI VAZHDON E QELLON ME PISTOLETE TE PAMBUSHUR DUKE PRETENDUAR SE MOS NDOSHTA TREMB NDOKEND,POR NDODH E KUNDERTA KU FATKEQESISHT VETEM TI NUK E DI QE TE GJITHE E DIJNE QE PISTOLETEN E KE TE ZBRAZET E PER PASOJ NUK TREMB NJERI!QE TE TREMBESH RAMEN DUHET MINIMUMI TE MBLIDHENI TE TERE QE NGA E MAJTA ,QENDRA E DERI TEK E DJATHTA TE GJENI NJE LINJE TE PERBASHKET E PASKETAJ TA AKUZONI!NJERIU QE PAS PLOTE TRIDHJETVJETESH PO PERPIQET QE TE RINDERTOHET E TE RINJIHET SHTETI SHQIPETAR QE E VODHET,PERDHUNUAT E E SHITET TEK KUSH IU DOLI PERPARA !NDAJ BENI MIRE SI DISA POLITIKANE QE NDOSHTA LOJA E FELLIQUR I NXORRI JASHTE TE HESHTNI E TE SHKIONI SE SI PO NDERTOHET SHQIPERIA E SHKERMOQUR NGA ATA QE AKOMASU KA IKUR SHENJA E CIZMES NGA KEMBET PAVARESISHT KOLLAREVE QE NDEROJNE!LERENI TE QETE DIVIN TE PUNOJE NEN ZHURMAT E BRESHERIVE TE JUJA E MEPAS RIBASHKOHUNI PER TA RISHKATERUAR ATE C.KA AI PO NDERTON!PRISNI SE S,KENI PARE GJE AKOMA!!!!!PASI TE REALIZOJE ATE QE AI I KA VENE DETYRE VEHTES QE TU RIKTHEJE NDERIN KOKE LAREVE E KOKPALAREVE QE SOT JANE BERE MILIARDERE TI KTHEJE NEKOKPALARE NE QELITE E BIRUCAT QE MERITOJNE PASKETAJ JU JENAT E POLITIKEBERJES NE KETE VEND FILLONI E ULERINI PER TE MARRE NDONJE COPE KERME NGA TRUPI I KESAJ BISHE QE RENKON PREJ MESE 28 VITESH !PAS KESAJ AI DO TE JAPE DOREHEQJEN SI PASOJE E REALIZIMIT TE ENDRES SE TIJ PER TE RIBERE SHQIPERINE E MASAKRUAR E PERDHOSUR NGA JU!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    ラブドール 日本 I decided to choose the material for the doll and realized the strengths and weaknesses of silicone and TPE. This website also lists the strengths and weaknesses of tpe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje