Nard Ndoka krah Bashës, kërkon të ngrerë shqiptarët për ndryshimin e madh: Çlironi veten, reagoni, protestoni dhe votoni kthjellët! Ne do kemi përgjegjësi nesër

16 Shkurt 2018, 13:19Politika TEMA

Një nga mbështetësit më të fortë të kryedemokratit Lulzim Basha pa dyshim është kreu i PDK-së Nard Ndoka.

Ai ka bërë një shkrim ku ka dhënë disa këshilla për shqiptarët të cilët i konsideron si të papërgjegjshëm përderisa nuk kanë mundur të votojnë me kthjelltësi për alternativën e duhur sipas tij.

Ndoka, i bën thirrje popullit të çlirojë veten dhe të ngrihet të protestojë për të rrëzuar qeverinë “Rama” dhe për të ardhur opozita në pushtet.

Shkrimi i plotë

Kërkohet depolitizimi i opozitës!

Protestojnë qytetarët; u kërkohet që mos ta politizojnë protestën!

Protestojnë artistët; kompleksohen nga opozita!

Protestojnë grupe interesi; fajësojnë qeverinë dhe opozitën!

Thërret opozita protestën; e quan protestë popullore!

– Pse kemi frikë nga politizimi i opozitës?! 
– Pse kemi frikë nga përgjegjesitë për dje, për sot dhe nesër?!

– Pse nuk ka alternativë zgjidhjeje dhe angazhim për çdo protestë, për çdo shqetësim e për çdo konflikt që nxjerr ‘tym’?!

Rama ka arritur të kompleksojë mediat, të frikësojë grupet e interesit, të miklojë shoqerinë civile; të barazojë opozitën me veten, me gabimet e fajet e qeverisë; “të gjithë njësoj”!

Opozita duhet të jetë institucionale, e fortë dhe alternative në Kuvend; agresive në rrugë, e gjithkundgjendur tek qytetarët e tek problematika. 
Ku del tym nga keqqeverisja opozita duhet te jete aty, jo me shishe benzine në dorë, por me fjalë, angazhime, besim dhe zgjidhje.

Të gjithë duhet të ndërgjegjsohen: opozita është mision, shpresë, garanci, alternativë dhe e vetmja mundësi politike për reagim sot dhe përgjegjësi nesër!

-Të nderuar qytetarë shqiptarë, nëse keni një shqetësim, nëse vëreni një padrejtësi që pushteti j’ua ka nëpërkëmbur, protestoni; protestoni! Ngrini zërin Tuaj; por mos harroni, se për këtë qëllim është votuar Opozita; të jetë zëri juaj; forca juaj! 
Mos kini frikë nga politizimi i së ‘keqes’; pa politikë nuk ka zgjidhje!

Nëse proteston një qytetar, përfaqëson veten; nëse proteston një fshat, proteston një grup interesi; nëse proteston shoqëria civile, proteston ndjeshmëria publike; nese i bashkangjitet protestës qoftë edhe një deputet i vetëm protestojnë edhe (10 mije qytetarë që e kanë mandatuar).

Protesta është gjithmonë politike! Kërkoni ndihmën dhe pjesmarrjen e opozitës, kërkoni politizimin e protestës, se problemin ua ka krijuar politika!

Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset e thurura nga një mendje djallëzore e ‘mëkatare’!

Politizojeni Opozitën, çlironi veten, reagoni, protestoni, votoni me përgjegjësi dhe memorie të kthjellët!

Opozita e politizuar sot, do jetë më e përgjegjshme nesër!(TemA)

8 komente në “Nard Ndoka krah Bashës, kërkon të ngrerë shqiptarët për ndryshimin e madh: Çlironi veten, reagoni, protestoni dhe votoni kthjellët! Ne do kemi përgjegjësi nesër”

  1. tir says:

    Mos harroni Griden ne krye te protestes O Nard se e ke te fituar. Salianjin futeni ne mes ti me Lulushen se do keni relaks, relaks

  2. Vau i dejes says:

    O te rafte pika sa kam qeshur!!! Po e lexove dot rrjedhshem ti o nard gjith kte shkrim qe ke “ber” une do te votoj vetem ty! I madh je nardo !

  3. shqip says:

    ç’fare do te tote ngrerë

  4. Alidemsi prej Shkoze says:

    O RRAPI i PD-se vete e shkrujt apo me kend dhe mos ofendo shqiptaret per papergjegjshmeri mor rrot [email protected] ,manikota e LULIT.Phu rrace e mutit……

  5. fiqo says:

    Po ku ke qene mor “nard iriqi”, pa ty, nuk ka as parlament as opozite….ti je “inspirimi” i politikes……ti je unik……nuk harrohet koha kur u bere dhe minister shendetsie, ne fakt, te bene, se ti as per menaxhim nevojtoresh nuk ke mend……por, ne kete vend MUTI, nuk ka cudira…..!

  6. Berti says:

    Debili Ndoka quan qytetaret te papergjegjshem qe nuk votuan kriminelet, mashtruesit , vagabondet e kurvat e PD.O zot cna degjojne veshet.
    Ne do te jemi te pergjegjshem thote deficenti Ndoka.
    Te vijne ne pushtet vrasesit Berisha e Basha , intelektuali Flamur Noka, Fatmir Gerdeci, cuni Fahri paces , Dash vodka , budallai Nard Ndoka ,e ardhmja e PD Ervin dashnori dhe simboli ndershmerise Grida Duma.
    Pse budallenj e quan kete popull filozofi Ndoka ?

  7. Treviso says:

    Nard Ndoka e ka
    emrin nard ndoka, prandaj votoni per ate.

  8. dada says:

    Njeri me kot Nard Ndoka, te ngrihemi qe ku njeri ka ngrene taksat toan pa bere asnje pune. qyllll nuk i hu ne pune kujt me vejen ture qe eshet deputet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje