FOTOT: Njihuni me burrin që shkon në punë me... patina

18 Shkurt 2018, 16:20Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me burrin që shkon në punë me... patina

David Allanson jeton buzë liqenit Falun në Suedi dhe shkon çdo ditë në punë me … patina.

Rruga më e shkurtër nga shtëpia deri te hoteli ku ai punon është 3.5 km, ndërsa ajo e zakonshmja me makinë arrin në 10 km. David ka vendosur t’i bjerë shkurt çdo ditë.

Një grup vullnetarësh kanë hapur rrugën mbi borën që mbulon akullin e liqenit, kryesisht për argëtim në fundjavë.

Por David i shkurton vetes rrugën duke kaluar aty çdo ditë. Ai mban në këmbë patina norcike 48 cm, veshje që nuk lagen dhe helmetë në kokë. Kjo ia bën të lehtë udhëtimin, edhe pse temperaturat bien nën 25 gradë.

Rruga përmes liqenit është e preferuar për të edhe në stinën e nxehtë, kur në vend të patinave përdor kajakun.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje