Marin Mema sulmon politikanët: Është koha e maskarenjve, tallen e ngërdheshen me idealet

18 Shkurt 2018, 15:27Politika TEMA

Nga Marin Mema

Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundëm, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.

Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.

Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç’të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.

Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?

Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t’u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.

Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?

E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!

A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t’i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.

Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.

Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.

Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…

Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….

E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.

E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.

Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.

Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.

A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…

Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s’ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.

Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.

Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur.(JOQ.al)

42 komente në “Marin Mema sulmon politikanët: Është koha e maskarenjve, tallen e ngërdheshen me idealet”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    e mer turk i piset,te gjithe ata patriote qe ti permend kishin vec nje identitet: SHQIPTARE KRISTIANE,porse ti jo pa qellim i leros duke futur mes tyre edhe disa turq nga rraca jote te cilet vec sherbyes te turkut dhe tradhetare,”sport” te cilin e vazhdojne edhe sot…………….

    1. shqiptar says:

      Per cilet kristiane e ke fjalen ti o grek ? Keta patriote as qe donin tja dinin nese ishin kristiane apo myslimane. disa prej tyre o grek ishin edhe klerike myslimane apo bektashinj. Keta te fundit bile ishin bazat e verteta te shqiptarise. Cilet kristiane thua ti ? kur kisha ortodokse kontrrollohej nga Porta e Larte ? A nuk ishte ajo kishe qe thua qe ckisheroi Petro Luarasin, Statu Melanin, Papa Kriston etj e qe me pas i masakroi. Per cilen kishe flet ti pra ??? Ik or grek lexo pak e meso nga ky koment i shkelqyer e plote dashuri per kete vend. Keto rradhe duhet te jene bibla e shqiptareve.

      1. Flm says:

        Nuk e kuptoj lidhjen ndermet Skenderbeut dhe Ismail Qemal Turko-shakut.
        Skenderbeu e braktisi dhe e dermoj Turkun, kurse Ismail Qemal Turko-shaku i sherbeu deri ne te 70-tat, nga Thesaloniki deri ne Egjypt dhe misioni i tij i fundit “pamvarsia” ishte perseri nje sherbim i vyer ndaj Turqis.
        Lexoni ne internet intervisten (ne shqip) qe i dha gazetes “The morning Post”, titulli i artikullit “Ismail Qemali besnik i perandoris Osmane, perplaset me Italianet”.
        Atje do te kuptoni sa SHARLATAN jane ata qe krahasojn Skenderbeu me turko-sporon Ismail Qemal.

      2. Bellkameni says:

        “Plato”,
        Mos valle e ke fjalen per ata 1.5 milione arabo-Aziatike qe u vendosen nga Anadolli e lindja e mesme ne Greqine e sotme, pas Traktatit te Lozanes (1923) per shkembimin e popullsise midis Turqise e Greqise?
        Apo per Zerven qe masakroi edhe gra shtazana? Apo per kishen greke qe helmoi Dhaskal Todrin, Gjerasim Qiriazin, Petro Luarasin, etj.,, te mekati i vetem i te cileve ishte se ishin shqiptare, jetonin ne Shqiperi, dhe deshen qe perendise ti drejtoheshin ne gjuhen e nenes? Apo per Janullen qe nuk po le te qete edhe te vdekurit para 100 vjetesh?

    2. nga erresira says:

      O ti qe mundohesh te mbash emrin e Platos … o rrace e keqe pa identitet jane halet si puna jote qe mundohen te fusin percarjen nder shqiptar me makinacjone fetare. Shqiptaret e vertete kane per fe shqiptarine dhe se rrujne hic per fene sikur se dhe ata qe kane derdh gjak per ato troje e kane pas atdheun e tyre gjene me te shenjte. por cfare di ti sperme e keqe e janulles …… asgje…. vecse te nxjerresh helm e vrrer si neperke e te shkerdhehesh ne bythe si ata palikarret andej matane kufirit me gjithe janullen.

    3. …ik prej ketej o pisi janulles ik se t’i qime robt…

    4. pirdhuni ne qipro ! says:

      Ti hienegreke nuk te pyet kush te lehesh per vendin qe nuk te perket por jeton i barabarte si ne gjermani a uk ! por ne nuk jemi rraca juaj! Shqiptaret nuk i dallon emri,por gjuha, gjaku kultura zakonet….Problemet tona i zgdillim vete , ju te tuajat. Te ‘verteten’ tregojani vehtes per perrallat e femijeve .. lekuren tuaj ..mardheniet tuaja me ‘sunitet ne Nikozia EGJE etj… TE drejtat e njeriut ne vendin ‘demokratik’te hienave te europes…. pushtuesit jane te perkohshem..A keni sy per te pare ???????

    5. vezhguesi says:

      Hahahaha kur flet dhe ky katekisti Korces. Avni Rustemi, Selam Musai, Ismail qemali, Hasan Prishtina na dolen kristjane. I bie isos greke ky katekisti qe cdo turk i mire eshte turk i vdekur. Tashme dhe Turqia dhe vete Shqiperia madhe (jo vetem ajo e Tiranes) ja thyejne kembet kur te duan Greqise. Une skam ndonje simpati per Turqine po qe ka historine e vet shume me origjinale se Greqia e fabrikuar. Ka qene perandori dhjete fish sa Greqia qe na shet mend se ka mare Camerine e Thesaline. Ndaj mos perbuz askend o katekist i dhjere. Sekush popull ka historine e vet bile edhe Greqine ta themeluan egjiptianet qe i urren aq shume se jane myslimane.
      Gjakprishur muti qe isherben megalidhese.

    6. Po,Po says:

      E sheh si lëvrihjnë krimbat e plehut o Marin , duke filluar nga ky i pari , qe gjasme ne emër të ortodoksisë , vërsulet të përçajë e përbaltë ! Interneti është bërë fushë lufte reale , tepër e nxehtë , e politikës antishqiptare të shërbimeve të huaja , kryesisht Beogradit dhe Athines . A i kini vënë re , nje tufë me plehra kundermonjëse , që zenë radhe e rrine ne pritje në çdo artikull pikant, duke komentuar e replikuar , deri edhe 4-5 herë , për të krijuar konfuzion e keqkuptime , të nxitin pakënaqësi , duke i fryre deri ne ekzagjerim dhe krijuar probleme edhe atëhere kur nuk ka të tilla . Më bën përshtypje , sepse pjesa më e madhe e lexuesve shqiptare , përpiqen të debatojnë dhe sqarojnë këta njerëz të zhytur deri në fyt në moçalin e spiunazheve antishqiptare, pa u shkuar mendja se ata janë thjesht ushtarë anonimë , tepër të rrezikshëm dhe në aktivitet të plotë , njerës të shitur që luftojnë në terrenin pjellor te internetit , me kosto teper te ulët dhe pa rrezikuar jetën . Prandaj bota po i jep kaq rendesi kësaj lufte !

      1. shqipo24karat says:

        Ne cdo shtet keta percares te paguar denohen. Ky i pari qe thua ti do varur mu te mitropolia Korces se ky njeri ben krimin e madh te percarjes sone kombetare.

      2. Numismatique says:

        Numismatique Vente06 – Vente de collections – Monnaies, Cartes postales, Billets, Médailles, Timbres, Jouets, Accessoires et tout un tas d’autres collections

  2. undefined says:

    Ky eshte dhe problemi jone se na drejton nje kaste b…q…qe interesat e vendit i shkelin me kembe dhe jane 00000 nga ndjenjat e Atdhe-dashurise jane si puna ketij mercenarit komentues ketu me lart thjesht HALE te ndyra sorrogaten e gangre e ketij vendi

  3. rrofshin kurvnilleqet demokratikase says:

    Bravo Marin Mema.
    E gjith Shqiperia ka 1o dite qe merret me kurvlleqet e jome keto ceshtje qe ti Marin e te paktet si ti perpiqeni te mbroni.
    Ky eshte nje skandal teper i rende per njerez normal, ne vende normale, ne shoqeri normale, por jo per shoqerine aktuale shqiptare, ku qe nga viti 1991 e deri me tani vetem vidhet e rjepet nje popull i pambrojtur, ku shkatrrohet cdo gje, u shkatrruan genet e njerezve, Sot Shqiperia eshte kthyer nje nje shoqeri analfabetesh, lypsaresh, nje vend ne depresion, nje grusht i vogel njerezish zoterojne pasurite e te gjith vendit, ku fukaralleku i ka mundur njerezit dhe luftohet vetem per nje cope buke me pras, institucionet i kane mberthyer grupet e organizuara dhe te armatosura kriminale, sot respektohen hajdutet, kriminelet, kurvat e kurvaret dhe jo vetem kaq por ligjet u krijojne te gjitha mundesite ekonomike horeve o horave qe te bejne kokrren e qejfit kudo, ne plazhet me te mire e me te shtrenjta te botes, te kene vila brenda e jashte vendit, siperfaqe te medha tokash te vjedhura me dokumenta fallco, te bredhin me avione me parate e gjakut e te mundit te qytetareve, te te rrahin e te vrasin ne mes te rruges po ngrite krye si me 21 Janar e deri te te grabisin e te zhdukin pa name e pa nishan.
    Kete situate e pruri deri ketu ajo qe quhet e djathte shqiptare.
    Prandaj rasti i ketyre deputeteve horra te PD (Pango, Duma Salinjasi, e te tjere sa te duash te vathit te tyre), eshte nje fije floku ne krahasim me gjemat qe i kane sjelle ketij vendi.
    Per rastin e ketyre dy horrave te diteve te fundit, te gjith skalionet e te djathtes jane hedhur ne sulm, per te zhbere ate qe publiku pa me syte e vet, per ta quajtur “nje asgje” dhe biles kercenojne gazetarin kurajoz qe i a vuri ne dispozicion publikut dhe thot se ka fakte te tjera edhe me te renda.
    E pate te mender poetin e ish deputetin e PD Zogun edhe ate krricin gazetar me mbiemrin Hila, cfar apologjie i bene kesaj hores duke na mbushur mendjen se “sa burre i mire eshte i shoqi i kesaj Dumes” (cfar llogjike, ajo G.D. nuk ka bere asgje se burrin e saj e kam mik dhe eshte burre i mire).
    Prandaj kot shqetesoheni o njerez te mire qe nuk kini me cfar te ushqeni femijet, pasi mundi i juaj shkon per luksin, qejfin, horlleqet, kurvlleqet dhe pasurimin e horrave.
    Kur i shoqi e pranon kete ruspillek, ju cfar kini?
    Shkoni e votoni perseri Lulzim Bashen, te te sjelle perseri ne Parlament Dumen, Salinjasin, Pangon, Balliun, Noken e Noken, e horrate tjere pasi akoma nuk kane mbaruar pune me pasurine kombetare dhe kan per te pire gjak akoma tek ju.
    Kete vend e shpeton vetem Zoti ne qiell dhe Amerika nga toka.

  4. arber says:

    Bravo i madh. Cdo fjale eshte e vertete.

  5. Soj says:

    Politikanet shqiptar hajdut te lyrosur, hi vraft buka e ketij vendi te bekuar.

  6. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Gjerat behen me radhe i dashur Marin. Shum esht bere dhe shum do behet. Mos harrojm humneren ku po e qonte vendin klika kriminale e berishes qe duhet kalbur ne burg.

  7. lumi says:

    Ne kohen per te cilen flitet enderra ishte: shqiperine ta bejme shtet. Tani qe shteti eshte, hajt ta vjedhim. keshtu ndodh ketu dhe ne kosove sepse me pare shtetin se kemi pasur asnjehere tonin dhe vazhdojme ta vjedhim e prishim si te jete i huaj.

  8. Ylli says:

    Duhet nje program kombetar i kujdo qeverie (pak rendesi ka) qe cdo patriot dhe atdhetar te kete nje bust a shtatore dhe shtepite e tyre te kthehen ne qendra te edukimit kombetar.
    Nuk e di sa do te kushtoje por mendoj me shume se c’harxhon cdo ministri per traplleqe nuk do kushtoje.
    Duhet patjeter te rivitalizohet memorja jone kombetare.Jo si karshillek kundrejt fqinjeve por si pasuri e ndergjegjes kombetare.

  9. LORA says:

    Respekt dhe mirenjohje Marin Mema,per punen tende te shkelqyer dhe shqiptarizmi rrezatues .

  10. Marku says:

    Zoti Mema ky eshte nje artikull shume I gjetur , por me siguri bien ne veshet e shurdher te politikes shqipetare. Kane kaluar mbi 28 vite “tranzicioni” dhe shteti shqipetare eshte me I varfri, me I paarmatosuri dhe mbi te gjitha me I korruptuari. Keta ” itelektuale kafenesh” kujtojne se jane zgjedhur nga populli jo per ti sherbyer por per ti vjedhur te gjitha pasurite mbitokesore dhe nentokesore. Hasan Prishtina e shkriu te gjithe pasurine e tije per armatimin e ushtrise se pare shqipetare , Isa Boletini u vra familjarisht duke luftuar per ceshtjen kombetare. Ndersa ne luften e fundit kunder fashizmit serb emigrantet nga e gjithe bota lane mbrapa familjet per tju bashkuar UCK se , e shume prej tyre e paguan me jete . Kombi fisnik shqipetare eshte nje komb trim the me virtyte si asnje komb tjeter , por qe fatkeqesisht udhehiqet nga nje klase politike qe nuk meshiron asnje vlere kombetare .
    ( ndersa ve bast se ky PLATO eshte xhuxh njesoje si shumica e Grekeve, por edhe greket e perbuzin se nuk eshte grek. Jam shume I sigurte se ky prototip se flet asnje gjuhe zyrtare me shkrim e lexim ).

  11. Sit back and relaks says:

    Rilindasit e vertete e shkrine pasurine per Shqiperine, Rilindasit fake po shkrijne Shqiperine per pushtet e pasuri. Roberia me e hidhur eshte jo kur roberohesh fizikisht, por menderisht.

  12. Kombi says:

    MARIN JE I MREKULLUESHEM, NJE SHQIPTAR I VERTETE , LUME TI PER VETEN , LUME PRINDRIT QE TE KANE EDUKUAR AQ MIRE . BRAVO PER KONTRIBUTIN QE I JEP SHQIPERISE . UROJ TE NDJEKIN DHE SHUME TE TJERE NE RRUGEN E PATRIOTIZMIT . CDO SHQIPETAR JA KA BORXH VENDIT TE TIJ .

  13. Sit back and relaks says:

    Rilindasit e vertete e shkrine pasurine per Shqiperine, Rilindasit fake po shkrijne Shqiperine per pushtet e pasuri. Roberia me e hidhur eshte jo kur roberohesh fizikisht, por menderisht..

    1. Lili says:

      Best comment of the day

  14. Ona says:

    Urime Marin!Krenare per ty!

  15. Boston says:

    Artikull me se I sakte. Ju lumte dhe per punen qe ben sa fisnike dhe atdhetare. Nje popull pa histori eshte i destinusr te vdese…..

  16. DETARI Atllantides? says:

    Po te mos ishin rilindesit e sotem ,hollivudi do te kishte perfunduar edhe nja 3-4 filma te tjere me tema nga Tropoja d!he komplet vendi !

    Injoranca eshte e lindur ,ska sherim ….

  17. Keta hajdutet e sotem(nuk mund ti quash politikan)dine te thon se ka varferi dhe shtojn pasurin e tyre dhe jo te bejne ndonje gje per popullin.
    Keta dine te thon se nuk spitale duke i shkatrruar edhe ato qe ishin neper fshatra dhe nuk mbledhin nga pasuria e tyre e vjedhur ndonje lek per te permiresuar gjendjen e shendetsis.
    Shkoni ne lalez shkoni ne bregdet qe te shikoni pasurin e 20 apo 30 bllokmeneve qe cirren si antikomunista.
    Shikoni familjen e berishes e metes e co.

  18. Julian Bualioti says:

    Eh sikur te kishte edhe ca gazerare te tjere kaq patriote e te mire sa ti z. Marin!

  19. xhemal says:

    ke harruar edhe partizanet e rene per liri paqe dashuri

  20. ATDHETARI says:

    Ku ka shkruajtur Marini?????
    Tek jeta osht qef?!?!?!?!?!?!?!
    Po turp a ke o Marin Memaaaaa?
    Te shkruash per ATDHETARET tek faqia e TRADHTARVE?????
    KU? SI? PERSE?
    Mos te harxhoj kohe dhe argumenta te pa-fund,po i bie shkurt:
    Turp te kesh qe po i shqeteson keta Atdhetar,keta gjak te kulluar Shqiptari,keta burra nenash Shqiptare,per te marre dy qindarka nga faqia e tradhetarve.
    TI U SHITE O MARIN MEMA…TI U SHITE!!!
    Shpresoj te reflektosh,por me thene te verteten,jam shume sqeptik se ke perfaqeson?! Emisjonet e marinit fillojne sikur ka gjetur gjurmet e pellazgve,por diku nga mesi sec hedh ca pyetje” per kete historia nuk ka te dhena”(?!)” per kete histori,historjanet nuk dine”(!),e pastaj mbaron emisinin (marini) duke mos raportuar ASGJE TE RE.

  21. selim rroshi says:

    Bravo Marin Mema zoti non grata i democracise se pare ne bote.
    Shqiperia u shtremberua fort qe ne 45 se fitoi vegjelia injorante e pabrekse. Ajo vazhdon dhe sot se keta te sotmit gezuan te mirat qe mbolli viti 1945. Edhe pse kane vene leke prape pabreksa e injorante jane.
    Fale ca njerezve si ty qei si kane munguar kurre ketij kombi ky vend do te behet.

  22. Ona says:

    O Atdhetar, te rrofte emri ty!

  23. ferdi says:

    GJYKIM TE HOLL gjete dhe ti atdhetar per te denigruar te vetmin gazeter ne kte vend MARIN MEMEN qe punon dit nat per te ringjallur ndjenjen komtare ne kte vend , qe ka 25 vjet qe denigrohet dhe braktiset nga njerzit me ndimen e antishqiptarve politikanve dhe analisteve tan , qe fatkeqsisht jan pjesa me e keqe e popullit SHQIPTAR ,RRESPEKTE MARIN MEMA dhe te uroj suksese dhe lumturi ne punen fisnike per ringjalljen e ndjenave komtare tek SHQIPTARET qe e ndjen me zemer veten SHQIPTAR

  24. ferdi says:

    GJYKIM TE HOLL gjete dhe ti atdhetar per te denigruar te vetmin gazeter ne kte vend MARIN MEMEN i cili punon dit nat per te ringjallur ndjenjen komtare ne kte vend , qe ka 25 vjet qe denigrohet dhe braktiset nga njerzit me ndimen e antishqiptarve politikanve dhe analisteve tan , qe fatkeqsisht jan pjesa me e keqe e popullit SHQIPTAR ,RRESPEKTE MARIN MEMA dhe te uroj suksese dhe lumturi ne punen fisnike per ringjalljen e ndjenave komtare tek SHQIPTARET , qe e ndjen me zemer qenien SHQIPTAR .

  25. opinion. says:

    gomari i huaj te len ne lloq ,balte keshtu kane then pleqet tane.qdo send i huaj dhe armikut nuk pranohet.pra as feja e kultura zakone te mongolo kirgistanve te azis.te ne ndeshen tri rruma,tri fe.katolike,ortodokse dhe fejs e fundite islame,ku vete fet njera tjetren nuk e dojne,apo e luftojn,se vete feja ortodokso bullgare gjate pushtimit ne vitin 1000 i luftoje shqiptatet katolike.pastaj feja islame i luftoj 500 vite katolik e ortodoks.dhe qka ndodhe tani 100 vite pad largimit te pushtuesit osmano-turk,ku shumics shqiptate muslimane nuk ju intereson forte historia shqiptare,por vetem feja turko islame,se vetem pak ta qesin gishtin ne koke,kjo fe islano turke ka masakruar vete stergjysh r gjyshrit e tyre.hiqe me larg se para 100 viteve,si me qen dje.nje gjenerat njeriu.pra,kush harron hyroj e luftar kontribus te kombite shqiptar,dhe anon kah ge e kultura te pushtusit,ai,ajo njeri eshte i asimiluar,dhe asimilimi eshte vdekje e nje etnie e kombesie.une nga nje familje si shunica shqiptare e asimiluar ne fen e turkut,por une nuk pranoje asgje nga asnje pushtues,bullgar,turk e gerko-serbe,por vetem me te gjitha antike shqiptare.

  26. tironsi says:

    Sa keq qe jan pak njeres si puna juaj marin dhe shum shkrues me nivel zero per vlersimin tuaj ,vazhdoni shkruani te verteten se sado me nivel zero avash avash do marin dicka nga kjo e vertet ……………..

  27. Mentari says:

    Marini po flet per varrezat (Token) detin ,kazinote,bankat etj,qe Corapekuqi I ka falur Grekut dhe jo Grida Dumen etj.ketyre jepini pergjigje dhe jo per Griden se ajo e ka ate prone private dhe jo Shteterore O Sperma Enveriste.

  28. kresho mergimtari says:

    Ore ky Marini do te zevendesoje dmth do te marre postin e Kreshnik Spahiut (mazllum per mazllum) dhe te dy luajne me karten e patriotizmit qe “qorrat” e hane si “qofte” !!!!!! Te dy financohen nga njejta “dore” ,…. retorika eshte pothuajse e njejte , vetem shaj e shaj dhe asnje zgjidhje nuk afrojne !!!!! E habitshme eshte fakti se po te njejtet “komentues” ngrejne ne qiell Edi Ramen ne artikujt precedente ….. por ne kete rast e futen tek lista e zeze e politikaneve te korruptuar mee don Marini !!!!! Ky klloun qe deri me tani luan rolin e historianit exsplorues te origjines sone pellazgo-iliro-dardane -etruske-thrakase_maqedonase , sot po luan rolin e “liderit” e
    politikanit shpetimtar !!!!!!

  29. Epo kjo pune! says:

    te lumte pena e mendja more djale… besoj se gjerat po shkojne atje ku duhen sepse 100 vjet shtet me shume se ne greku e serbi, e keqja ka hyre thelle por do dale dhe shqiptaria do te jete gur i rende ne rajon.

  30. ATDHETARI says:

    FREDI dhe te tjere…
    Fred djali,nuk eshte ” gjykim i holle” .Ti vete do merrje mundimin te shkruaje ne nje portal “antishqiptar”?
    Ti kur lexon nje portal apo gazete, nuk e ndjen se cfare perfaqeson?
    Perse Marini zgjodhi kete porno- idoto- funderine portal?
    Ne ke portal apo gazete SHQIPTARE e paska te veshtir botimin Marini?!
    Keshtu e filloj dhe Muc Nanua…ja une jam gazetar demokratik dhe shkruaj nganjeher tek gazetat ” antishqiptare” por kete e bej ngaqe dua shqiperine.Avash avash,na doli dhe Muci tek tv klani (( Ai tv qe na tha se SHQIPTARET u vrane mu ne mes te bulevardit me çadra helmuse,etj).
    Nuk e di vella se si do veproje ti,por une,dhe une qe s’ jam Marini,nuk do pranoja as ta shikoja ate portal e jo me te behem pjese.
    Me thuaj o Fredi dhe te tjere se cfare te reje per historine tone kemi mesuar nga emisionet e Marinit?
    Aaa,po,kemi mesuar se po te vesh disa kamera ne pozicione te ndryshme…historia e treguar,duket si nje gje magjike dhe shume mbreslense.
    Me thuaj o Fredi perse u shpall “person i padeshiruar” Marini ne greqi? Luftoj me arme ne dore kunder grekve?!?!?! Ka qindra shqiptar” te njohur” qe thone e shkruajne kunder greqise me shume se Marini,por nuk kane ” status”.
    Mesa mbaj mend une,Rudina Xhunga ishte e para qe beri emision ne çameri…por nuk u shpall person i padeshirushem.Perse??? Eshte marre me çeshtej e çamerise dhe Fefzua…Fejzua me duket se ne greqi e serbi pritet si person vip.
    Shpresoj qe Marini mos te kete zili Fejzon,shpresoj.
    Mbase do te iki nga ” topi” Marini dhe po kerkon pune(?!) E drejta e tij.

  31. ATDHETARI says:

    Aaaa,harrova dhe nje gje!
    Portali qe jep protestat e pd-se live,mu tek bulevardi,ku u vrane KATER Shqiptar,nga vete shkelqesia e tij,salhi berisha,mbase kerkon ndonje gazetar tereni e i afron kete post Marinit.Apo mos bie ne kundershtim Marini me principet e rilindasve qe ka shkruar vete?
    Edhe Skenderbeu,Noli,Negovani,Topulli,etj,kur e pane se skishin lek,j’ u drejtuan Tradhetarve per pak lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje