Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për “shportën” e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike. Po ashtu, ka përfunduar deri në detaje, madje pritet implementimi ndoshta brenda muajit mars ose prill, heqja e vulës apostile për legalizimet e dokumentave zyrtare shqiptare. Implementimi i kësaj marrëveshjeje, do të kursejë mijëra euro nga xhepat e emigrantëve shqiptare, të cilët humbin ditë të tëra në radhë për të legalizuar certifikata dhe dokumenta zyrtare.
Ka përfunduar marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës, ajo e përcaktimit në terren dhe mirëmbajtjen e piramidave të kufirit tokësor, marrëveshja e menaxhimit të krizave mes dy vendeve, çështjet e patentave, ajo e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi rajonal, çështja e pronave të komunitetit ortodoks, apo zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare, për të cilat, burimet i thanë Top Channel se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimin e statusit të zonës minoritare.
Burimet diplomatike në Athinë tregojnë se Tirana është zotuar të përmbushë të gjitha detyrimet që përmban konventa e mbrojtjes së minoriteteve, madje edhe t’i zgjerojë ato, përsa i përket programeve integruese të minoriteteve, kuotave të punësimit në administratë, por edhe me përfaqësimin e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror. Ndërsa detajet e fundit po konkretizohen në marrëveshjen e korrigjimit të teksteve shkollore, për të cilën palët kanë dakortësuar heqjen e termave irredentiste apo fyese për dy vendet. Burimet thonë se palët kanë rënë dakord për shmangien e termave gjeografike të cilat përcaktojnë zona si “Voriepiri” për grekët apo “Çamëria” për palën tonë, për të cilat është rënë dakord që të mos përdoren në nivelet e larta të politikës.
Burimet në Athinë thonë se pala shqiptare është zotuar për heqjen e termit “Çamëri” nga regjistri i gjendjes civile, kur bëhet fjalë për personat e lindur në fshatrat e zonës së Thesprotisë. Diplomatët e lartë grekë i thanë Top Channel se kjo çështje do të bisedohet në takimin privat familjar mes Tsipras dhe Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar që do të mbahet në Tiranë. Top Channel mësoi se kryeministri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, Pashkët Ortodokse, në datën 6-8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmuar data e vizitës zyrtare të kryeministrit grek në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 10-12 prill ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshjeve të dakortuara.
Burimet thonë se në këtë takim të Korçës do të gjendet një zgjidhje në kuadër të asaj që quhet “Human Solution” për mospengimin me kufi të çamëve që dëshirojnë të vizitojnë vendlindjen e tyre, por edhe do të kërkohet një zgjidhje për këtë çështje, për të cilën pala greke thotë se nuk ekziston. /Top Channel/
ups!
material per automasturbim sumqiresh sunite………………vari kkkkkkkk!
Ishe i pari qe u masturbove kompidh..
Asnje marreveshje me te Pabeset kurdo-egjiptiane te Athines me keto hiena grabitqare me keto kafshe te liga
I nderuar zoti gazetar!Shpesh eshte folur per gjuhen qe perdorni ne shkrimet tuaja e cila vetem gjuhe shqipe nuk eshte e nuk mund te quhet.Detyra e juaj eshte te njoftoni lexuesit per te gjitha ceshtjet qe mendoni se duhen trajtuar ne gazeten tuaj ,por nje detyre teper e rendesishme eshte perdorimi I gjuhes sone te bukur pa barbarizma e fjale te huazuara, nga gjuhet e huaja.Perse duhet te shkruani,bile ne menyre te gabuar “dakortesuan”,(ne gjuhen frënge fjala eshte accord jo accort) kur keni fjalet e bukura ” miratuan”,”u pajtuan”,”u moren vesh”,”rane ne marreveshje ose ujdi” etj.Per fjalen implementim qe perdorni,eshte fjala shqipe “venia ne jete”,”zbatimi” etj.Nuk po permend te tjera barbarizma qe perdoren rëndom ne shkrimet e gazetareve ,se nuk eshte ky qellimi I kesaj verejteje,por t’u tërheq vëmëndjen ,redaksive perkatese per detyren shume te rendesishme qe te edukojne shqiptaret e shumte qe lexojne gazetat e degjojne lajmet,me rregullat e drejteshkrimit dhe perdorimin e fjaleve te bukura te shqipes ne vend te barbarizmave e fjaleve te huaja bile edhe ato shpesh here te shtremberuara.
Ju lutem botojeni kete verejtje per te ndihmuar, sado pak ,ne kete leme qe eshte shume e rendesishme per te ardhmen e gjuhes shqipe.
Kjo pika e marrëveshjes për pronat e ortodoksëve, është e kundraligjëshme që në përkufizim. Ska gjykatë ta mbajë në këmbë.
Eshte e gabuar nje marreveshje ne bllok .Sepse ceshtjet qe diskutohen jane te ndryshme ,sipas rendesise ,permbajtjes dhe kohes qe trajtohen .Ne bisedimet ne nivel te larte ka probleme qe nuk kane kundravlera per te dy shtetet ne menyre te barabarte .Heqja eligjit te luftes per shembull ,eshte nje akt qe greket duhet ta bejne pa asnje leshim nga ana shqiptare .Eshte nje problem i tyre .Ne se nuk e heqin ,mbetet gjithmone nje problem i tyre dhe BE duhet ta detyroje .Ceshtja e minoriteteve duhet te kete ekuivalence ceshtjen came .Asnje leshim .Po keshtu ceshtja e detit nuk duhet te kete baze marreveshjen e kaluar ,por te drejten nderkombetare .Pra jo kompromis por zgjidhje mbi bazen e konventave nderkombetare .Ne teresi eshte me mire qe here pas here te zgjidhn dy tre ceshtje te ngjashme .Ndryshe ,mund te behen kompromise me deme te perhereshme per ne ,te cilat mbeten te pazgjidheshme ,ne se jane te gabuara .Per shembull eshte absurde zgjerimi i zonave minoritare ne se greket nuk njohin minoritetet shqiptare ne Greqi .Ribentropi thoshte se bisedat me Molotovin jane si nje rul kompresor ,nuk mund te besh asnje centimetrer pa diskutuar cdo detaj .Molotovi nuk leshonte asnje gje te vogel ne dukje qe demtonte mini alisht interesat e vendit te tij .Prandaj ne bisedime duhet te perfshihen specialiste te fushave ,diplomate karriere ,ish ushtarake ,profesore me aftesi te forta logjike matematike dhe jo amatore dhe te rinj bulevardeske.Atdheu nuk eshte ceshtje individesh apo qeverish .Atdheu eshte vete jeta dhe e ardhmja e te gjithe shqiptareve ,kudo qe jane .