10 vjetori i pavarësisë, Serbia i dërgon një dhuratë të hidhur Kosovës: Është e kotë, çështja juaj nuk mund të zgjidhet. Ja dhurata që kemi

18 Shkurt 2018, 13:20Politika TEMA

Ivica Daçiç ka qenë zyrtari i vetëm serb që i është përgjigjur festimeve të Prishtinës zyrtare për 10-vjetorin e pavarësisë.

Siç bën të ditur B92, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, nga Burundi, së bashku me homologun e tij të këtij vendi kanë shpallur tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Burundi.

Vetë Daçiç, duke folur në një konferencë shtypi në Beograd tha se lista me 116 vendet që ka njohur Kosovën është falco.

“Unë po ju ftoj të shikoni listën e 116 vendeve. Janë shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën të shënuara në listë. Është e kotë, çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje me Serbinë”, tha Daçiç.

Duke folur për festimet që u kryen në Kosovë, numri dy i Beogradit tha se kishte një mesazh për festat për zhvillohen në Kosovë.

“Do të doja edhe unë të çoja një mesazh në Prishtinë. Po ju dërgoj si dhuratë tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e një anëtari të OKB-sësiç është Burundi.

Mendoj se edhe unë kam kontributin tim.

Në nuk jemi një fuqi e madhe, por padyshim jemi fuqi më e madhe se Kosova”, tha Daçiç.

Në mesazhin e tij, shefi i diplomacisë së Serbisë, megjithatë bën një lëvizje që nuk dihet a është me dashje apo flet subkoshienca.

Kjo sepse ai matet me Kosovën si një vend konkurrent, kur thotë se “ne jemi fuqi më e madhe se ajo”.

Duket se Beogradi e ka pranuar faktin e shkëputjes së Kosovës, por është mësuar të marrë çdo vit një çmim të lartë nga ndërkombëtarët për këtë.

6 komente në “10 vjetori i pavarësisë, Serbia i dërgon një dhuratë të hidhur Kosovës: Është e kotë, çështja juaj nuk mund të zgjidhet. Ja dhurata që kemi”

  1. Tr says:

    FUTE NE PRAPANIC ATE SHOKUN BURUNDI.

  2. azdrypi says:

    fuqi me e madhe se san marino eshte edhe Italia por Nuk i çoi tanket as hapi varre masive as perdhunoi..

  3. Haahaha says:

    Mos na sjellesh me vete morrat e pleshtat e Burundit desifektohu perpara se te vish ne Gadishull mor mongol

  4. mirel says:

    U tha u be. Keshtu u fol dhe per demarkacionin. Nuk zgjidhet ceshtja e Kosoves pa demarkacion. Dhe hop u be demarkacioni.
    Tani e njejta politike dhe me Serbine.
    Nuk behet Kosova pa Serbine.
    Ashtu si nuk behet Shqiperia pa Greqine.

  5. S.Ram.B says:

    Ky Eshte gjithe kohen tape..te gjithe tashme ja dine veset dhe i rrafin shpatullat…se shpejti Kosova do antarsohet ne OKB . Edhe tawain nuk e kane njohur as gjysma e shteteve ne okb por ka vendin e vete…me shume sesa serbia bllokon kosoven.eshte kosova qe po bllokon politiken e jashtme serbe.

  6. Futja kot says:

    Ky vampiri nga Uralet paskerka takuar vellain e presidentit grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje