Deklaroi se duhet një president kombëtar, kreu i partisë serbe: Edi Rama të shpallet "non grata" në Serbi

19 Shkurt 2018, 11:47Rajoni TEMA

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një presidenti të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë, reagojnë edhe serbët.

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviç kërkon që Serbia ta shpallë “non grata” Edi Ramën për këto deklarata.

Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citohet Popoviç nga mediat serbe.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”, u shpreh Rama dje nga Kosova.

Serbët ndër të tjera kërkojnë edhe sqarime nga ambasadori shqiptar në Beograd në lidhje me këto deklarata, raporton Ekspress.

2 komente në “Deklaroi se duhet një president kombëtar, kreu i partisë serbe: Edi Rama të shpallet “non grata” në Serbi”

  1. undefined says:

    Kujt po i rruhet se c’thote Popokkkk pune serbesh si puna grekeve pune barbaresh nga Stepat e Uralit e kurdo-egjiptianesh suuuumzinj

  2. i papami says:

    Edi Rama u merzit shume kur mori vesh qe Serbia, “destinacioni I tij I preferuar”, do ta shpalle non grata. mora vesh qe nuk nuk hengri drake sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje