"Nacionalist steril", Spartak Ngjela mesazh të fortë presidentit serb Vuçiç: Ja çfarë nuk di nga historiografia shqiptare

19 Shkurt 2018, 13:08Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, deklaroi dje kapitullimin e Serbisë, me pretendimin që “Kosovën e mbron Uashingtoni dhe Londra”.

Ai e pa këto ditë me ngashërim dhe tërbim që elita e forcës botërore ishte me pavarësinë e Kosovës.

Ishte i mërzitur.

Po pse, nuk e di ky nacionalist steril serb se Shqipërinë e ka gjymtuar Rusia dhe Franca dhe heshtja e Londrës?

Nuk e di ky hero milosheviçinan që shqiptarët janë masakruar nga serbët dhe osmanët bashkë, se i ka përkrahur Rusia?

Tani e kuptoi Presidenti serb se në analet e politikës anglodaksone është quajtur gabim i Londrës politike shkatërrimi i Austro-Hungarisë dhe krijimi i Jugosllavisë?

Tani e mësoi Presidenti serb se politika anglodaksone është kthyer te politika realiste dhe e thellë austro-hungareze me shqiptarët dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor?

Pse, nuk e di histriografia shqiptare që emri Kòsovo është emër sllav i vendosur me dhunë nga Stambolli dhe Moska në shekullin e XIX- të, për të larguar shqiptarët dardanë me dhunë nga trojet e tyre tre mijë vjeçare?

Pse, kaq të lehtë jeni, zoti Vuçiç, ju serbët që vërtet mendoni se mund të bleni shqiptarët ashtu siç i keni blerë në këta 200 vjet?

Pse, zoti Vuçiç, vërtet mendoni se me korrupsionin aktual shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë do të vazhdoni eskalimin në pushtim të tokave shqiptate?

Pse, zoti Vuçiç, tani e kuptove që aleanca amerikano -shqiptare sapo ka nisur dhe ka në qëndër të saj unifikimin shqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Pse, zoti Vuçiç, tani e kuptove që aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor, ka pushtetin real sot në Shqipëri dhe nuk i përfill fare ca të korruptuar kryeministrorë në Tiranë?

Pse, zoti Vuçiç, më gjithë mend shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje ti politikën amerikanë në Ballkanin Perëndimor?

Pse, zoti Vuçiç, tani u binde që korrupsioni kryeministror shqiptar është “një njëri i vdekur tashmë” në Tiranë?

Pse, vërtet nuk e kishe kuptuar, zoti Vuçiç, që Dardania ishte guri themelor i shkatërrimit të Jugosllavisë, kurse vetë Milosheviçi ishtë krijim tragjik i dëshpërimit dhe jo i shpresës?

Pse, tani, pas njëzetë vjetësh, e kuptuat ju, zoti Vuçiç, që, jo ju, por shqiptarët janë aleatë natyrorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Pse, zoti Vuçiç, vërtet menduat ju serbet se të ardhurit do t’i shuanin nga faqja e dheut arbërit autoktonë të Ballkanit?

Pse, ende nuk e dini ju, zoti Vuçiç, që ky yni quhet Gadishulli Ilirik, se Ballkan ka rreth 100 vjet që e kanë quajtur rusët dhe turqit për hatrin tuaj si pushtuesë?

Dhe më në fund, përsëri nuk jeni të humbur me gjithësej.

Dhe, gjithashtu:
Nuk ka rëndësi, se ne shqiptarët kemi një shprehje të mënçur e të bukur që e keni në favor:
Më mirë vonë se kurrë.

9 komente në ““Nacionalist steril”, Spartak Ngjela mesazh të fortë presidentit serb Vuçiç: Ja çfarë nuk di nga historiografia shqiptare”

  1. Albani says:

    Bravo zoti Ngjela,por…….epiteti “nacionalist steril” qe perdoret tregon se sa larg te qenurit njeri jeni.
    Asnje nuk te ka karakterizuar njeri keshtu ty,megjithese je tredhur burgjeve te komunizmit

    1. votren says:

      Alban,pse tu dhimbs aq shume(ashtu si e lexon dhe e kupton ti”nacionalist steril”),sa ta quaje Ngjelen ”…larg te qenurit njeri”? Meso te lexosh ato qe shkruhen ne fillim dhe pastaj perpiqu te kuptosh sadopak.Ngjela ndoshta edhe eshte tredhur ne burgjet komuniste(gje qe vetem ti mund ta vertetosh), e ndoshta ka mbetur nje mashkull i tredhur por ne kete artikush eshte nje shqiptar realist.

    2. O says:

      O Albano, rroftë Saliiiiii BeriiiiiishaaaaaaAAAA

  2. tarasi2 says:

    bravo avokat, prape e ke qendisur

  3. Ver-llapa kerkon vellain e adoptuar says:

    Nuk ka doktor qe i ben derman ketij ….jo…jo…. ,as doktor Adhamudhi nuk ka se ç’far ti bej ketij tani !!!!! Si thua mor i lene nga hallatet lart e poshte … si thua qe Ballkan ka 100 vjet qe quhet gadishulli jone ????!!!!!!! Kush ta tha or “steril” nga trute qe Ballkan eshte quajtur keto 100 vitit e fundit ????!!!!!!!! Kush te mashtroi dhe te tha qe Kosovo eshte term i shpikur ne shekullin e XIX kur ti mor koqe thare e di mire qe ne shekullin e XIV (1389) eshte bere beteja e fushe Kosoves ???!!!!! Ti mund te llomotisesh ma dite te tera nepermjet monologut tend imagjinar me Vucicin por mos ja fut pordhes me idiotizma qe nuk i thone as femijet e shkolles fillore !!! Vazhdo me mullinjte e eres ore Don Kisho-ngjela se si avokat e ke qare karieren tani na bej si anal-ish .

  4. undefined says:

    Vetem coptimi i tokave shqiptare beri te mundur ermertimet…..Kosov….Ballkan….pa kete coptim kjo nuk do te ishte kurre e mundur jo vetem keto emertime pushtuesish por edhe Shteti i fabrikuar “grek” nuk kishte asnje lloj shanci Europa e di mire kete sepse eshte arkitektja e ketij pislliku per interesat e saj gjeopolitike

  5. Bashkimi says:

    Kjo eshte nje analize shume e persosur e fakteve historike qe zoti Ngjela I sjelle per lexuesin shqipetare .
    Krijimi ne menyre artificiale I shtetit serb me ane te gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj kombit shqipetare eshte nje fakt I pamohueshem historik. Ishin pikerisht rusia ( nje shtet jo- europian) dhe franca ( nje shtet qe e kishte trathtuar europen historikisht) ato qe kembengulnin ne copetimin e trojeve shqipetare. Ndersa Turqia ishte ne sinkronizim te plote me rusine duke lejuar vendosjen e sllaveve ne rajon .
    Ekspansionizmi sllav ne tokat shqipetare ka qene dhe eshte rreziku me I madh qe i kanoset kombit autokton shqipetare,
    dhe si i tille ai duhet te perballet ne nje front te gjere, duke filluar ne planin ushtarak, historik, dhe propogandistik.
    Pamvaresia e Vojvodines dhe Sandxhakut nga ajo cfare sot quhet serbi eshte e pashmangshme dhe zgjidhja e vetme
    per nje paqe afatgjate ne rajonin e gadishullit Ilirik (emri origjinal), hap ky qe do ta sillte serbine vetem ne beograd.
    Vucici e dine shume mire se levizjet secesioniste mbrenda per mbrenda serbise jane thembra e Akilit per ate cfare sot quhet “serbi “. Forcimi the rritja e kapaciteteve ushtarake sulmuese te ushtrive shqipetare si dhe unifikimi I strategjise se mbrojtjes Shqiperi -Kosove eshte nje hap tjeter shume I rendesishem per sa i perket nje te ardhme te sigurte per kombin shqipetare . La te marrim shembullin e Kroacise Trime qe e mposhti ne lufte serbine fashiste , dhe sot po I ka marre de facto nga duart monopolin e ” superioritetit ushtarak”. Por fatkeqesisht politika shqipetare sot krenohet me cmendurine e carmatimit total qe I kane bere Shqiperise
    ne 3 dekadat e fundit. Ajo cfare i kemi lene Serbise ne
    dore eshte superioriteti ushtarak ( pa marre parasyshe aleancat), superioritet te cilin ajo e tregon here pas here .
    Ajo cfare duhet ti marrim serbise nga duart eshte pikerisht
    ky monopol . Kjo kerkon pune por eshte plotesisht e arritshme.

  6. Aleko says:

    O po flet te verteten Spartaku u pelqen apo jo ca zhuzhive si Albani me shoke qe nuk dihet pse e ka vene kete emer..

  7. Qytetari says:

    Woou, wou, wooou. Çfarë shuplake historike me bombardim faktesh.
    Fakte, fakte, fakte, konçize,te verteta dhe te pamohueshme!
    Goditje e pameshirshme, KO e Ngjeles për Vuçiç!
    Që Vuçiç eshte foshnjarak para Ngjeles, kjo ska dyshim, por… Ohh avokat, sa pameshirë ke sulmuar.
    Dhe ne fakt nuk ke asnje arsye ta meshirosh nje njeri qe edhe pa arsye, ka guxim dhe tenton te sulmoje!!
    Faleminderit avokat, faleminderit o patriot shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje