Një aktore e famshme, shkak për ndarjen e Jennifer Aniston nga i shoqi

19 Shkurt 2018, 09:12Lifestyle TEMA
Një aktore e famshme, shkak për ndarjen e Jennifer Aniston nga i shoqi

Një grua tjetër mund të jetë shkaku i ndarjes së aktores Jennifer Aniston nga i shoqi, Justin Theroux.

Mediat rozë shkruajnë se ylli i “Friend” nuk e ka përtypur dot miqësinë e të shoqit me aktoren dhe mikeshën e saj, Naomi Watts.

Theroux, 46 vjeç, dhe Aniston, 49 vjeçe, vendosën të ndaheshin pas dy vitesh e gjysmë martesë, por lidhja e tyre ka nisur që në vitin 2011.

Mediat rozë në SHBA shkruajnë se Aniston nuk i ka pritur mirë disa foto të publikuara vitin e kaluar, në të cilat Theroux dhe Naomi Watts shfaqen të përqafuar.

Miqësia e tyre ka nisur në vitin 2001, kur punuan bashkë për “Mulholland Drive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje