Ish-ambasadori shqiptar: Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare

20 Shkurt 2018, 09:35Rajoni TEMA

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, deklaron se pas 10 viteve do të ketë tre shtete shqiptare.

I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Çejku tha se në vitin 2028 parashikoj se përveç Shqipërisë dhe Kosoëvs do ketë edhe një shtet shqiptar, ai i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve” tha Çejku.

Sipas tij, vërtetë ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje.

Dhe për Çejkun zgjidhja në të ardhmenë shtë shteti i shqiptarëve. Diplomat dhe gazetar, Arben Çejku është një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit. Ai është gjithashtu zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që ka qenë present në sallën e parlamentit të Kosovës më 18 shkurt të vitit 2008 në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë.

“Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosoëvs serbët e Kosovës do të largohehsin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë. Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund tu bënin shqiptërve atje.

“Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi. Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-ambasadori Çejku.

2 komente në “Ish-ambasadori shqiptar: Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare”

  1. Pellazgus says:

    Po kush i pjerdh rrjepacuket Al-bonistaneze, o te nderuar miq.Shqypot kane me shume besim te LuLu mik i Arvziout dhe burre shteti..

  2. undefined says:

    Brenda vending kemi aq shtete sa parti jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje