Opozita në Mal të Zi akuzon qeverinë se përmes marrëveshjes së demarkacionit po i lëshon territor Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes opozitare për ndryshim të Malit të Zi “Pokret za promjene”, Nebojsha Medojeviç, ka akuzuar qeverinë në Podgoricë se me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, aneks-marrëveshjes për demarkacionin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përgatitur që praktikisht t’i dhurojë një pjesë të territorit të vet një shteti tjetër, raporton “RT-Vojvodina”.
“Në përgjithësi unë nuk do të isha i befasuar, duke ditur natyrën e lidershipit aktual dhe regjimin hajdut në Mal të Zi, për t’i shitur Kosovës pjesë të territorit tonë. Nuk janë asgjë për Behgjet Pacollin, Thaçin, Haradinajn dhe vëllezërit Osmani dhe Kelmendi disa qindra milionë euro për të paguar për një pjesë të territorit të Malit të Zi “, tha Medojeviç. (TemA TV)