SHBA kundër idesë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë: Duhet zgjidhje

19 Shkurt 2018, 15:06Rajoni TEMA

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e përkrahin idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajon të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në këtë përgjigje.

SHBA-të i bëjnë thirrje të dyja palëve që t’i shfrytëzojnë mundësitë për të bërë përparim në këtë çështje.

Po ashtu thuhet se SHBA-të do të mbështesin të dyja palët për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt perëndimit.

Këto komente të Ambasadës Amerikane vijnë pas debatit të hapur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje mes dy vendeve, si dhe pas kërkesës që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i ka bërë Shteteve të Bashkuara që t’i ndihmojnë t’i bindin shqiptarët e Kosovës që të jenë gati për zgjidhje fleksibile që do të mundësojnë një kompromis. (TemA)

3 komente në “SHBA kundër idesë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë: Duhet zgjidhje”

  1. O says:

    SHBA kundër, dhe Shqipëria kundër ndërrimit të territorëve qoftë Serbi – Kosovë apo Greqi – Shqipéri

  2. Ajet Delaj says:

    God Bless America. Ata qe hedhin idene e shkebimit te teritoreve shqiptare me Serbine kur dihet qe teritore shqiptare jane deri ne Nish jane thjesht sherbetore te Serbise e gjak bastard i shqiptarise. Kush guxon me i dhene legjitimitet trojeve te pushtuta nga serbet nuk gjej jale ne shqip per ti percaktuar. A a Kosova dhe Shqiperia nen ne kodin penal tradhti ndaj Atdheut ? Keta antishqiptare te paskrupullt duhet ta kalojne jeten qe u ka mbetur pas hekurave te burgut.

  3. Nafija says:

    Ideja për shkembim territoresh është e papranueshme për Republikën e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.Ata që e shkaktuan konfliktin të qëndrojn në shtetin serb sepse vetvetes ia shkaktuan këtë pasojë. Kosova gjithmonë ka ditur ti presë miqtë dhe armiqëve t,ju tregoj vendin.
    Mos na shkaktoni trazira,
    Serbia ka territor të mjaftueshem ti mbajë familjarët e vet (kolonitë) e veta që i patë shperndare në tokat shqiptare te okupuara me ta.Na nevoitet zgjerim -thyerje e kufinjëve dhe bashkim i shqiptarëve në hapësiren e saj gjeografike pa ato ndarje te gjymtuara që na i shkaktuan fuqitë e mëdha,

    Na nevoiten investime të fuqishme dhe projekte të fuqishme në rikthimin e shpresës së rinisë dhe gjeneratave të ardhshme.Levizje të fuqishme bilaterale në investime të fushave kyqe të rinisë me shtetet mike të Kosovës me të gjitha shtetet e botës duke shkëmbyer përvojat më të mira.

    Pse jemi kaq të izoluar nga të gjitha vendet e botës edhe ne jemi qënie njerëzore me virtytet me të mira se të gjitha kombet që e gëzojnë këtë të drejtë.
    Nuk kemi zhvilluar luftera pushtuese por luftera mbrojtese gjithmonë. Kemi qënë të neperkëmbur nga gjithë pushtuesit e më në fund nga pushtuesit serbosllav-rus.
    Faleminderit UÇK-Faleminderit Klinton ,Faleminderit AMERIKE me gjithe ALEANCEN VEROATLANTIKE , (Faleminderit XHorgj BUSH, V. KLARK,MEDLIN OLBRAJT,TONI BLER. XHEMI SHIJE…).
    Jeni PARAJSA e këtij vendi që përkrahët UÇK dhe sollet shpresat e këtij vendi nga lufta qnjerëzore e paskrupullt e pushtuesit barbar serb.

    Do të jemi mirënjohes gjithmonë derisa të ekzistoj njerëzimi AMERIKE.
    Të lulëzojnë gjithmonë këto vende mike në mbështetje të rindertimit dhe zhvillimit të përhershem.
    Gjithmonë mirënjohës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje