Një përpjekje për të shantazhuar Perëndimin

19 Shkurt 2018, 18:48Rajoni TEMA

Muhabetet për ndarjen e Kosovës, propozimi i Edi Ramës për «president të përbashkët» të Shqipërisë dhe Kosovës, kërkesat pothuaj të çdoditshme të liderëve serbë për vendosjen e një kufiri mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan («razgraničenje») dhe për «kompromis me shqiptarët» tregojnë se kur popullistët nuk ndërtojnë shtete funksionale për anëtarësim në BE, ata i çojnë selame botës se tani do t’i kallim kasollet.

Nga Enver Robelli

Brohoritja që po dëgjohet në mediat sociale se «përse po nervozoheni me Edi Ramën dhe jo me Serbinë që e kundërshton pavarësinë e Kosovës» është me të vërtetë absurde. Ata që shpërndajnë këso supozimesh pavullnetshëm i barazojnë Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën. Dhe këtë e bëjnë madje në emër të patriotizmit. Nga Vuçiqi shqiptarët e Kosovës nuk presin asnjë të mirë. Nga Edi Rama po. Sepse nuk është (ose: nuk do të duhej të ishte) kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Të gjitha lojërat e tij populliste e kanë një qëllim: t’i bëhet me dije Brukselit se «po nuk na pranuat shpejt në BE, rendi paqësor në Ballkan do të përmbyset». Është një përpjekje për të shantazhuar BE-në që rajoni të anëtarësohet pa u plotësuar kushtet nga kandidatët përkatës. Ndoshta edhe kjo është e kuptueshme: Shqipëria e ka humbur një çerekshekulli në beteja të brendshme politike dhe njerëzit po e humbin durimin ndërsa politikanët e saj po e zbulojnë se nacionalizmi të ofron edhe njëfarë lezeti që zakonisht nuk zgjat shumë.

Kosova po i humb dy dekada vendnumërim sa i përket ndërtimit të shtetit funksional. Po, pavarësia është e arritur e madhe, por si e tillë ajo nuk hahet. Duhet parë efektet e saj. Vendet e punës. Zhvillimin ekonomik. Mbrojtjen e ambientit. Barazinë sociale. Sistemin e përparuar arsimor. Nëse gëzimi i vetëm i një shoqërie është Rita Ora, një këngëtare britanike me origjinë kosovare, e cila është prodhim i rrethanave londineze dhe jo meritë e Kosovës, atëherë ambiciet për këtë vend nuk qenkan të mëdha.

Meqë ambiciet janë të vogla, muhabetet për ndarjen e Kosovës, propozimi i Edi Ramës për «president të përbashkët» të Shqipërisë dhe Kosovës, kërkesat pothuaj të çdoditshme të liderëve serbë për vendosjen e një kufiri mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan («razgraničenje») dhe për «kompromis me shqiptarët» tregojnë se kur popullistët nuk ndërtojnë shtete funksionale për anëtarësim në BE, ata i çojnë selame botës se tani do t’i kallim kasollet. Kallja e kasolleve ka ndodhur më 1997 në Shqipëri dhe vendi u shndërrua në protektorat ndërkombëtar. Me qeverisjen nga protektorët ndërkombëtarë janë «mësuar» edhe shqiptarët e Kosovës. Duke menduar gabimisht se pasi bota na çliroi më 1999, ne tashmë jemi të licencuar si viktima dhe mbrojtësit tanë nuk na lejojnë të bëjmë gabime të mëdha, shqiptarët e Kosovës kanë mbetur në një qorrsokak dhe pa projekt për të pastruar skenën politike nga kakistokratët (kakistokracia është qeverisje e përbërë prej qytetarëve më mizorë të mundshëm).

Serbia politike ende vazhdon të përkundet në ëndrrën e vizatimit të kufijve të rinj në Ballkan. Nëse s’mund të realizohet ideja e një Serbie të Madhe dhe të shtrirë nga bregdeti i epërm kroat deri para portave të Selanikut, përse të mos provohet kështu: ta ledhatojmë pak Edi Ramën dhe ta ndajmë Kosovën, pastaj i vjen radha Bosnjës. Sebria e Madhe dhe e Re nga Banjalluka në Mitrovicë, së paku. Si askund tjetër nacionalizmat në Ballkan ushqejnë njëri-tjetrin. Kur e pa Franjo Tugjmani se Sllobodan Millosheviqi futi nën kontroll më shumë se gjysmën e Bosnjës, autokrati kroat sulmoi myslimanët e Bosnjës në përpjekje për të marrë një copë territor. Rezultati: vitin e kaluar Gjykata e Hagës e shpalli Kroacinë shtet agresor ndaj Bosnjës. Duke e ushqyer njëri-tjetrin me nacionalizëm Millosheviq dhe Tugjman shkaktuan shumë tragjedi në Ballkan. (Tugjmani vetëm në një projekt të luftës dështoi: nuk arriti t’i mashtrojë shqiptarët e Kosovës që të në fillim të viteve ’90 të hapin «fronin e jugut»): një luftë e nisur atëherë, pa e kuptuar bota perëndimore se gjendja në Kosovë është bërë e padurueshme, do të kishte për pasojë dëbimin e përhershëm të shumicës së shqiptarëve të Kosovës).

Edi Rama nuk interesohet për detaje të tilla. Ai vitet ’90 i ka kaluar si mondialist nëpër botë dhe indiferent ndaj zhvillimeve në Kosovë. Siç kanë qenë shumë publicistë e politikanë të Shqipërisë, të cilët sot nxjerrin flakë nga goja me parulla patriotike. Ata që sot çirren për bashkim me Kosovën, në vitet ’90 sajonin lajme se si maloku Sali Berisha i ka vënë tanket në drejtim të Jugosllavisë për të nxitur konflikt në Kosovë. Kishte edhe politikanë që në mënyrë demonstrative shkonin për vizitë në Beograd, ku takoheshin me politikanë serbë dhe kështu synonin t’ia bënin me dije Perëndimit se «ne të Tiranës» nuk kemi problem me serbët. Ata gazetarë të Tiranës që e dinin rëndësinë e Kosovës dhe shkruanin për shtypjen e shqiptarëve të atjeshëm, shiheshin si të dyshimtë, si sherbëtorë malokësh. Është shumë mirë që këto kohëra të vështira për shqiptarët kudo në Ballkan morën fund. Dhe njohja me njëri-tjetrin në dy dekadat e fundit ka prodhur miqësi të çmuara dhe të rëndësishme – përtej emocioneve romantike e boshe.

Edhe tani duhet lënë anash romantikën. Pavarësia e Kosovës është realitet dhe jo projekt sanitar. Për ta zhbërë Republikën e Kosovës nuk pyeten vetëm shqiptarët – siç nuk po pyeten sot vetëm sirianët. Kur hapet Kutia e Pandorës shumë shtete mund të kenë interes për të ndërhyrë në lojën e madhe të vizatimit të kufijve. Në rastin e Kosovës: Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqi mund të hapin kapakun e Kutisë së Pandorës, pastaj është një akter që mezi po pret të «angazhohet»: Rusia e Vladimir Putinit. A ka garanci se ndërhyrjen e mundshme ruse në Ballkan sërish do ta ndalë Amerika e Donald Trumpit dhe Europa e lodhur nga krizat dhe nga presioni i popullistëve, shumica prorusë? Kaq larg Edi Rama me gjasë nuk është i aftë të mendojë.

Ai erdhi në Kosovë si mysafir, por u soll si një njeri që e humb kontrollin nga pijet e banketit festiv dhe dëshiron të rrëzojë tavolinën. Në një datë me simbolikë të fuqishme kur shënohet 10-vjetori i pavarësisë, ai në të vërtetë e vë në dyshim jetëgjatësinë e Republikës së Kosovës duke propozuar «president të përbashkët». Një post i tillë domethënë limitim i sovranitetit edhe ashtu të rrezikuar të Kosovës nga Serbia. Hedhja në ajër e Kosovës së pavarur domethënë: ndarje territoriale dhe zhvendosje e një numri të caktuar të popullsisë. Pastaj «krahina e mbetur e Kosovës» mund të bashkohet me kë të duan, por vetëm si e nënshtruar dhe e dështuar si shtet. Sjellja e Edi Ramës është keqpërdorim mikpritjeje dhe goditje e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe kësaj radhe ai, mes rreshtash, goditi lëvizjen për pavarësi të Ibrahim Rugovës, duke thënë se kur «konformizmi e rënia e idealeve dukeshin si fat i pashmangshëm» nga «gjiri i popullit dolën heronjtë».

Kjo është edhe një tendencë për të shkelur njërën lëvizje dhe për të favorizuar tjetrën. Por Kosova nuk do të ishte çliruar pa njërën prej këtyre lëvizjeve. Ambicia e Ramës për të rishkruar historinë e Kosovës mund të marrë përmasa edhe më të gjera nëse shqiptarët e Kosovës dhe politikanët e saj pranojnë rolin e «lopëve». Dhe këtë rol disa prej tyre e kanë pranuar, vetëm me kusht që të mos i pengojë askush në misionin e shenjtë të mbushjes së xhepave. Në këtë rrugë Edi Rama nuk i pengon. Madje mund t’i inkurajojë dhe japë ide.

24 komente në “Një përpjekje për të shantazhuar Perëndimin”

  1. Mali i Gribes says:

    O toc ti nuk ke kuptuar asgje. Ka dy gjera: Ose nuk kupton vertete ose te mundon dicka e pandershme. Kam mendimin se do te duhet shume kohe dhe analiza te kuptosh Edi Ramen.

    1. Turi says:

      Filluan keta esadistet si atehere kur nuk njihnin UCK dhe Kosoven. Sa shtyp butonin Serbia keta te gjithe hidhen ne sulm kunder Edi Rames. Aksioni i sulmit filloj nga spiuni i UDB-se qe pergatiti dosjen e Dick Martit per shtepine e verdhe dhe librin me fantazi kunder UCK-se. Vazhdo Robelli bashke me esadistet e tjere. Cirruni ne kor kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Edi Rama nuk ben shantazhe por i flet zemra per bashkimin e shqiptareve qe u ndane copa copa nga fuqite e medha ne 1913-ten. PFTuuuu jashteqitje te ketij kombi. Ja keni dhene shpirtin parase se serbit.

      1. korabi says:

        Berisha dhe Rugova agjentet e UDB-se heronj dhe brojtes te kombit shqiptar!! Anal-ist Robelli mos shit veten per nje kacille te serbit!

    2. I.Hoti says:

      E Robelli ,inatoset kur kupton se shqiptaret duan te bashkpunojne ,te bashkohen! e nxjerre koken ,vetdemaskohet si ‘shqiptare’ antishqiptare…Ky do shtet kosoven presheven shkupin e malesine camerine …seicilen te ndare mes vehtes dhe me Shtetin ame ! Nuk e kam degjuar akoma te krijoje ‘kombe’ tjera ‘preshevare’,’ malesorvare’,’tetovare”camerillare,, ku di cfare krijojne mendje te degjeneruara… Keto krimba e hijena tmerrohen nga perparimi i kombitshqiptare!! Si guxojne se kuptoj ! Te dale nje serb a grek e te krijoje ‘kombe’ ne popullsine e tyre !!!! Deri kure Keta zagare …degjenerimin moral e shpirteror te tyre duan tja veshi shoqerise te shendoshe shqiptare!

    3. I.Hoti says:

      E Robelli ,inatoset kur kupton se shqiptaret duan te bashkpunojne ,te bashkohen! e nxjerre koken ,vetdemaskohet si ‘shqiptare’ antishqiptare…Ky do shtet kosoven presheven shkupin e malesine camerine …seicilen te ndare mes vehtes dhe me Shtetin ame ! Ai do Jugosllavine !! E ka gjakun e perzier ! Nuk e kam degjuar akoma te krijoje ‘kombe’ tjera ‘preshevare’,’ malesorvare’,’tetovare”camerillare,, ku di cfare krijojne mendje te degjeneruara… Keto krimba e hijena tmerrohen nga perparimi i kombitshqiptare!! Si guxojne se kuptoj ! Te dale nje serb a grek e te krijoje ‘kombe’ ne popullsine e tyre !!!! Deri kure Keta zagare …degjenerimin moral e shpirteror te tyre duan tja veshi shoqerise te shendoshe shqiptare! Deri kure?

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    e shikon more corapekuq se cdo te thote ”dashuri” birazer/suniti kosovar………!!??

    1. I.Hoti says:

      E Robelli ,inatoset kur kupton se shqiptaret duan te bashkpunojne ,te bashkohen! e nxjerre koken ,vetdemaskohet si ‘shqiptare’ antishqiptare…Ky do shtet kosoven presheven shkupin e malesine camerine …seicilen te ndare mes vehtes dhe me Shtetin ame ! Nuk e kam degjuar akoma te krijoje ‘kombe’ tjera ‘preshevare’,’ malesorvare’,’tetovare”camerillare,, ku di cfare krijojne mendje te degjeneruara… Keto krimba e hijena tmerrohen nga perparimi i kombitshqiptare!! Si guxojne se kuptoj ! Te dale nje serb a grek e te krijoje ‘kombe’ ne popullsine e tyre !!!! Deri kure Keta zagare …degjenerimin moral e shpirteror te tyre duan tja veshi shoqerise te shendoshe shqiptare!

  3. vaso says:

    E ke kuptuar ti Mali iGRIBES.Shkrimi eshte model.

  4. Alban Dega says:

    AS BERAT BUZHALA E VUCICI NUK DO TA KISHIN
    SHKRUAR ME “BUKUR” !

  5. Jimi says:

    To Robell nacave trapin me ate gandistin tend Brace Rrugacin! Po te ishte per ju me ate gandizmin tuaj Kosova kurr nuk do te ishte cliruar.

  6. ARBEN Camaj says:

    “berisha i ka vene tanket ne drejtim te jugosllavise”
    LOL ?

    ky paska thithur biberonin e milloshevicit… do kete qene lukunia e atyre qe quajten uck-ne si agjenture te serbise, kur ne te vertete berisha me rugoven ishin duke punuar haptas kunder interesave shqiptare…

    1. usa 1 says:

      Sali berisha i vuri drejt serbise vetem kamionet me nafte per takset serbe.

  7. nua dhe elites etnime shqiptare fare nuk na intereson se cka thote edi tama,hashim thaqi,ilire meta e salih berisha,por cka thojn popujte e evropes dhe qeverit e tyre per shqiperin dhe kosoven.
    realiteti e thote te kunderten,se be shqiperi e kosove jabe krihuar 4 shtete mbrebda shqiperis,dhe 3 shtete mbrenda kosoves.
    1.ne shqiperi eshte shteti turk
    2.shteti grek
    3.shteti serbe
    4 shteti i pa fuqishum shqiptar
    kto tri shtete,turk,grek e serbe me qeveri hajdutesh kibse si shqiptar,ju grahin shqiptarve majtas,dhe djadhtas.
    tri influenca dhe tri servise sekrete turke,greke e serbe qe operijn ne shqiperi.
    servisi sekret i erdoganit me emrin maskus tika,nderton vetem xhamia turke dhe hap shkolla e kolegje turke,per ri-kthimin e ish perandoris ottomabe,por pa shpata,dhe ne forma e netoda tjera per turqinizim te shqiptarve
    qka ndodhe,qe serviset sekrete greke e serbe,apo shtetet e tyre mbrenda shqiperis ,inatosen dhe grabisin deti e toke shqiptare.
    ne kosove jane 3 shtete mbrenda gjysem shtetit te kosoves.
    shteti serbe ne veri dhe eklava serbe.
    shteti turk ne gjithe hapsiren arrnaute
    3dhe shteti i shqiptarve invalide i pafuqishum para shtetit serbe dhe turk.
    .iluzionet dhe fantazmat per nje shqiperi dhe kosove si shtet shqiptare duhet larguar nga koka,se shqiptaria kapituloje.

  8. Tani says:

    Enver Torobelli! Rama nuk e vendosi qe presidenti te jete nga Shqipnia dhe Jo nga Kosova. Duket vetem nje shashke per te provokuar debate ne te Dy anet e kufirit , prej te cilave njeriu nxjerr konkluzion qe ideja e bashkimit kombetare per shqiptaret esht vetem nje nightmare!!!

  9. mua dhe elites etnike shqiptare fare nuk na intereson se cka thote edi tama,hashim thaqi,ilire meta e salih berisha,por cka thojn popujte e evropes dhe qeverit e tyre per shqiperin dhe kosoven.
    realiteti e thote te kunderten,se be shqiperi e kosove jane krijuar 4 shtete mbrenda shqiperis,dhe 3 shtete mbrenda kosoves.
    1.ne shqiperi eshte shteti turk
    2.shteti grek
    3.shteti serbe
    4 shteti i pa fuqishum shqiptar
    kto tri shtete,turk,grek e serbe me qeveri hajdutesh kinse si shqiptar,ju grahin shqiptarve majtas,dhe djadhtas.
    tri influenca dhe tri servise sekrete turke,greke e serbe qe operijn ne shqiperi.
    servisi sekret i erdoganit me emrin maskuar tika,nderton vetem xhamia turke dhe hap shkolla e kolegje turke,per ri-kthimin e ish perandoris ottomabe,por pa shpata,dhe ne forma e metoda tjera per turqinizim te shqiptarve
    qka ndodhe,qe serviset sekrete greke e serbe,apo shtetet e tyre mbrenda shqiperis ,inatosen dhe grabisin deti e toke shqiptare.
    ne kosove jane 3 shtete mbrenda gjysem shtetit te kosoves.
    shteti serbe ne veri dhe eklava serbe.
    shteti turk ne gjithe hapsiren arrnaute
    3.dhe shteti i shqiptarve invalide i pafuqishum para shtetit serbe dhe turk.
    .iluzionet dhe fantazmat per nje shqiperi dhe kosove si shtet shqiptare duhet larguar nga koka,se shqiptaria kapituloje.

  10. Tepelena says:

    Edvin Rama ndoshta e ben deklaraten per konsum brenda Shqiperise, po shtiret si patriot i madh ne Kosove, nderkohe qe qeveria po punon per te kenaqur te gjitha pretendimet e Greqise ne jug te vendit dhe jo vetem.

  11. evgjitngrenesi says:

    ky robelli është zgjatim i matoshoviçit! këta i ka merua për të përhapur propagandën e tij antishqiptare. gjithmonë boton këto mbeturinat serbe ,nga kosova dhe nano-lubonjat nga shqipëria. sido që të jetë procesi i bashkimit kombëtar ka nisur dhe nuk ka rrobell,mero e lubonjë që ta ndalojë. do ketë ca vështirësi se servilat dhe hajdutët shqiptarë në të dyja anët e kufirit do hidhen përpjetë ,po përfundimisht shqiptarët do vendosin pozitivisht për ekzistencën e tyre. një shet shqiptar në gadishullin ilirik. sado që legenët i kemi me shumicë.

  12. O says:

    Serbia din qëndrimin tonë në çdo etapë

  13. Vjosani says:

    Ky Enveri eshte aq i ditur sa edhe pse analist e gazetar e shkruan fjalen ator- akter. E kuptoni ne c’nivell e njeh ky gjuhen shqipe eshe pse kerkon te bej analiza? Tmerr! O toc, po njerezit shkruajne ne gjuhe te huaj e me drejtshkrim e ti nuk shkruan dot gjuhen tende. Medioker!

  14. Sh. Q. Tari says:

    Kot e kruan o Enver me Edin! Jo vetem President “Frderal”, por edhe qeveri “Federale” duhet qe te bashkepunojne me mire te dy kokat e shqiponjes! Let ta fillojme nga Presidenti “Federal” njehere.

  15. Dymi says:

    Ky trapi me emrin Enver dhe nje tjeter qe nuk me kujtohet emri per momentin, jane antikosovaret dhe antishqiptaret e thekur te Kosoves. Si te oaguar nga UDB-ja kane bere thirje per rrezimin e bustit te Skenderbeut dhe kargimin e Shqiperise nga interesimi per Kosoven.

  16. usa 1 says:

    O enver por emri kosove eshte nje emer serb i vene si nofke krahines se Dardanise dhe si krahin e tille ajo i takon vetem Shqiperise . Emer tjeter dhe flamur tjeter jane vetem gjera qe te shtremnojne historin e asaj krahine dhe atij populli qe banon atje.

  17. Kuq e zi says:

    Karten e bashkimit shqiperia duhej ta luante sit e 10 vjet
    Dhe jo ta luante si bllof por me te vertete ashtu si serbia luan karten ruse
    Perendimi po nuk pati fitim ne dicka nuk i behet vone e vetmja gje qe e luan nga vendi pervec fitimit eshte frika
    Kete merite duhet tja njohim serbise ajo perendimin e njeh me mire se shqiptaret

  18. Enver Robelli, ke nje nivel te ulet shume ne analize, sa shumica e shqiptareve vertete anti-Sllavo-Ruso-Grek te lexojne mjafte mire se, sa i mjerueshem je, dhe sa shume te paguajne qarqe anti-shqiptare ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni. Mal te Zi, Serbi, Greqi dhe deri ne Rusi per te shkruar keshtu. Je deshtak plotesisht ne gazetari dhe anti-shqiptar i perbetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje