Neritan Ceka: Ramiz Alia e çoi Nexhmien në Dajt më 21 shkurt. Ndalova një luftë civile

21 Shkurt 2018, 10:58Dossier TEMA

Neritan Ceka ka rrëfyer historinë e 21 shkurtit të vitit 1991, kur një grup protestuesish kërkonin të hynin në Bllok.

Më duket sikur ajo ngjarje ka ndodhur dje.

Ka njerëz që thonë më mirë t’i kisha lejuar njerëzit të shkonin drejt Bllokut.

Më 21 shkurt e gjithë Shqipëria kishte ardhur në Tiranë pas rrëzimit të bustit.

Pati disa të shtëna nga Blloku dhe siç ndodhte në atë komunikim vesh më vesh, ishte më i shpejtë se media dhe u përhap lajmi se kishte ndodhur një grusht shteti.

Sipas asaj që u tha, ishte se pushtetin e kishte marrë Nexhmije Hoxha dhe Sulo Gradeci.

Ky ishte motivi që njerëzit shkuan, jo për të sulmuar Bllokun, por për të kërkuar që të mos vendosej diktatura”, rrëfen Ceka për Report TV.

Ceka ka rrëfyer edhe momentin kur nxori djalin e tij për t’i treguar turmës se nuk kishte një grusht

Ka pasur edhe njerëz të tjerë që kërkuan të frenonin turmën.

Nuk kam qenë unë i vetmi. Kur ishte formuar kordoni i Policisë dhe kishte dalë garda nga garnizonet, nga PD kishin ardhur disa persona si: Agron Çika, Bashkim Sala, Pëllumb Karameta, gjeta edhe disa intelektualë si Edmond Budina, të cilët po mundoheshin të ndalonin popullin.

Unë pata refleksin të kërkoj një megafon nga Policia.

Pyeta Policinë, në atë kohë komandant ka qenë Sejdo Brahimaj, që më dha informacionin që nuk ka ndodhur asgjë.

Kishte pasur një kalim të një motoçiklete, që kërkonte të kalonte në Bllok dhe rojet kishin shtirë në ajër dhe nga alarmi që ishte dhënë në Bllok kishte dalë Garda.

I thashë: Më thua të vërtetën? Sepse unë do të shkoj t’i them popullit të tërhiqet, pra që nuk ka grusht shteti dhe nuk e ka marrë pushtetin Nexhmije Hoxha.

Më tha “Absolutisht jo, Nexhmije Hoxha ka shkuar në Dajt”. I kishte shpërngulur një natë më parë Ramiz Alia të gjithë familjet e Bllokut.

Mora megafonin, hipa në makinën e PD, i bëra thirrje popullit, por asnjë nuk tërhiqej.

Në atë kohë u shfaq gruaja ime me djalin, i cili po kthehej nga kopshti.

Kërkova djalin dhe i thashë popullit: Ky është djali im. Po shkoj unë i pari dhe keni për të parë që do të qëllojnë dhe le të jem unë dhe djali im dëshmorët e parë të demokracisë.

Atëherë e gjithë turma thirri “kthehemi, kthehemi”, ka sqaruar Ceka.(TemA)

16 komente në “Neritan Ceka: Ramiz Alia e çoi Nexhmien në Dajt më 21 shkurt. Ndalova një luftë civile”

  1. alfredi says:

    O Ceke po ku je or që ke hup krejt , ta kemi harru edhe zanin edhe sot na delke nje superman , pse nuk thu te drejten qe te ka shpetu shurra ne breke ato dite ,bashke me ata minjte e tjere me pardesyra te bardha , qe qendrojshit mbrapa pallateve dhe shtyshit njerezit per nga blloku apo sheshi dhe sot na bani heroin yyyyyyysht sa rrace e keqe paskeni qene o njerez.

    1. Zyhdiu says:

      Ha ha ha, deshmori i pare ky dhjeramani bashke me te birin, islamikun e devotshem qe vesh pantallona treçerekeshe…rrofte komisioni i veshit ?

  2. GJINOJA says:

    Një gënjeshtar si shumë të tjerë.
    Ngjarja nuk ka ndodhur fare ashtu siç e paraqet Neritan Ceka. Kam qenë i pranishëm si pjesë e popullit në atë ngjarje. Kur populli ishte mbledhur në vazhdim të asaj që kishte ndodhur një ditë më parë, domethënë e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, dhe donte të hynte në Bllok, përpara tij ishin vendosur forca të armatosura te ura e Lanës në Bulevardin e Madh, shfaqet Neritan Ceke i hipur në një kamionçinë së bashku me Bashkim Salën. Neritan Ceka që mbante megafonin tha: “Sapo u kthyem nga një takim me Ramiz Alinë. Ai na premtoi se piramidën do të kthejmë në diskotekë. Nuk ka kuptim grumbullimi juaj. Çdo gjë ka marrë fund, prandaj, filloi të ulërinte: “piramida diskotekë, piramida diskotekë” dhe populli u kthye mbas tij duke bërtitur edhe ai “piramida diskotekë!. Kjo ishte e gjitha. Populli u shpërnda. Sa për djalin e vogël që thotë se mbante në dorë dhe se ishte gati të binte dëshmor bashkë me të gënjen plotësisht. Le të dalë një dhe të thotë se e kam parë unë Neritan Cekën që kishte me vete djalin.
    Racë e ndyrë!

  3. Kasemi says:

    Bravo Neritan Ceka! Hero i Popullit duhet te shpallesh dhe ne vend te shtatores se rrezuar te E. Hoxhes, qe i beje fresk para 90 – tes, duhet te veme tenden!
    “Te hash e te vjellesh” i themi ne nga Elbasani, dhe natyrisht, edhe nga lagjja ime dhe tendja, nga ku i ke rrenjet.

  4. Spartaku says:

    Ceka eshte ai,qe, doli kundra Sali Berishes,u nda,beri parti tjeter,dhe pastaj hengri ate qe dhjeu,u fute te bytha e Saliut perseri.Tregoi pazotesine dhe servilizmin e tij.

  5. Pokeristi says:

    Eshte e vertete qe ti Neritan frenove turmen per t’u mos u futur ne bllok.Dhe une personalisht kam qene ne turme dhe te kam dhene te drejte midis shokeve te mij duke u thene: Kjjo qe presim ne duam a po s’duam ne do ndodhi.Paermbysja e regjimit komunist eshte e pa shmangeshme.S’ka pse te humbi jeten qofte dhe nje njeri.
    Po aq e vertete ka qene me vone po asaj dite qendrimi kunder teje i grupit Berishist.Ata s’paten te ndalur per nje kohe te gjate ne denigrimin e figures tende,bile edhe duke te rrahur.Dhe po s’dolen publikisht keto te verteta nga goja tende e paske pas hak drurin.

  6. FRED says:

    GENJEN LEGENI, KAM QENE VETE ATY QE HYPI SIPER TANKSIT ME PARDESYN E BARDHE QE I KISHTE DHENE RAMIZI…. NUK KAM PARE AS NJE FEMIJE QE KISHTE NE KRAHE AI PERVEC SE MEGAFONIT QE KISHTE NE DORE……

  7. vito says:

    KUSH do ta bente luften civile qe ndalove ti or aman , pordhet tuaja , sikur çoç bet , bet ate qe ju tha Ramizi kali trojes regjimit te shkuar, nuk bejn luft civile SHQIPTARET , se 300 mij ishin me tes partie ne at koh , kta kishin 300 mij kushurinj ballista e ku ta di un qe benin rahat ne at sistem ne saj te ktyre te parve , kishin dhe nja nji milion te pa angazhuar kta 300 mij komunistet kushurinj e miqsi ,kush do bente luften e kunder kujt , ka munci te naj shpiegosh , ja ku i ke ne shesh te mejdanit pse nuk luftojn , por si manare te ter te persekutuarit tradhtaret antienveristet i shkojn pas si manare kryekomunistit SALI qe mbante uturakun e ENVERIT kur ishte pa qef , mjaft naj shpifet me kto histori vit per vit ky avaz me ju , i jepni merita vetes dhe vidhni e xhvasni çte mundeni nje vit te ter , deri sa vjen prap kjo dat , dhe filloni hajdutkllekun tuaj dhe mashtrimin nga e para , ne Tiran jetum te ter i dim gjerat i dim pardesyt e bardha ku jepnin informacion ne çdo moment ne at koh , i njofim dhe bemat e kalit te trojes RAMIZIT qe futi tollonin me qellim sa vdiq ENVERI , erdhi koha dhe ai sistem iku , se i mbaroj cikli , çdo fillim e ka nje fund kaq.

  8. Emigranti-UK says:

    Sali Millosheviqi eshte Ilir Floriri po tallin by…. akoma pas 27 vjetesh
    Te shiturit e Serbise dhe jevgjitet Grek akona na udheqin. Rrofte Shqiperia vdekje spijunave dhe tradhetareve

  9. Cuku says:

    O I biri I Hasan Cekes ,o heroi I Leshit po ti je njeriu I Ramiz.Alise mor mashtrus ordiner bashke me Berishen,,Pashkon Hajdarin Imamin,Godon,,e plot te tjere ,te gjitha pardesyte e bardha ,ju ishit sigurimi I shtetit mor plera,,,ju jeni te gjithe ushtaret e Ramiz Alise,,,,,po na dilni gjithe heronj. ,,,,,,,,,,,,,,,plerat.e kombit,,,,

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fallcikatori Ceka,doli perpara tv. kombetare per te shtremberuar historine !
    Grushtin e shtetit ,u mundua ta tregoi si nje peralle,perpara parashkollorve.
    Ceka ishte ai qe ndaloi turmen,ne marshimin drejt bllokut,duke shmangur nje kasapane te vertet.
    Pa piken e turpit genjenu,per sulmin ndaj shkolles “Skenderbe”,ku qellimi kryesor ishte reximi i bustit te E.Hoxhes.
    Mbrojtja e shkolles ushtarake ,ishte detyra numer nje ,per nxenesit dhe pedagoget ushtarak.
    Sulmi me arme ndaj nje institucioni shkollor ushtarak,duhet te hetohet dhe sot,organizatoret e tipit Ceka nuk mund ta kalojne me nje bisede perkujtimore kunder diktatorit.

  11. pokeristi says:

    E verteta duhet te mbetet e vertete dhe asnjehere s’duhet te deformohet.Sic e kam thene ne nje koment te mesiperm Neritani e bindi turmen jo te pakte te frenohej tek ura e Lanes ne bulevardin e madh .Me mua dhe me shoket e mij ish dhe baba dhe gruaja ime. Nuk e di si por ne nje perqindje te popullit ish krijuar nje bindje e rreme se Ramiz Alia ish promovus i demokracise. (Kujtoni fjalet e Saliut tek qyteti i studenteve).Nen kete kontekst Neritani qetesoji turmen e revoltuar duke thene :Une vij t’ju them se Ramiz Alia eshte shendoshe e mire dhe vij prej zyres se tij e….
    Kane te drejten te me kundershtojne a te me mbeshtesin kushdo qe ka qene present ate dite.
    Me kujtohet kur fliste Neritani baba pyeti kush eshte ky.Une i thashe eshte Neritan ceka,dhenderi i Skender Luarasit,demokrat pozitiv.Po mire mo mire po Ramizin c’na e futi ketu ky N..e dhendri i Skenderit!?S’ja mbajti mend emrin.Baba kish bere burg politik dhe me pas internim dhe s’donte t’ju degjonte emrin elites komuniste.

  12. O says:

    Nexhmija kontrollonte ushqimin

  13. ALPINI.
    Z.Neritan andej nga veriu i vendit kane nje shprehje te urte… Trima mbas lufte dhe te mencur mbas kuvendit ka mjaft.

  14. Petro Luarasi says:

    Do te ishte mire qe diskutantet e ketyre ngjarjeve madhore te shfaqeshin me identitet te plote , sidomos kur pretendojne se kane qene deshmitare ne ngjarje qe te kuptoje populli te verteten dhe mashtrimin. Pertej paragjykimeve politike dhe bazuar ne prova: 1. Neritan Ceka rrjedh nga nje familje me kontribute te hershme atdhetare e intelektuale dhe kishte nje xhxha te denuar politik. 2. Ne baze te fotografive te publikuara dhe nga ne te pranishmit provohet qe ka patur ne krahe vogelushin e tij, Redonin 3. Ka luajtur rol te rendesishem per ndalimin e gjakderdhjes me 21 shkurt 1991 ne bulevard dhe tek shkolla e bashkuar ( kujtoj qe me motivacion ” ndalim te gjakderdhjes ” me 20 shkurt 1991, dikush ka marre dekoraten ”Shqiponja e Arte ” nga presidenti Topi). Kujt do t’i sherbente masakra e pergjakshme mes popullit e forcave mbrojtese (se bllokmenet gjendeshin ne Dajt) qe ishin me municion luftarak,agjenturave armike dhe atyre qe mendojne se me masaker crrenjoset diktatura, por pa e provuar tek vetja e tyre .

  15. like says:

    tre ushtare e 5 zagare mjaftuan per turmen qe tia mbathnin te gjithe nga syte kembet. farsa e ppsh ishte aq e dobet, sa sot diskretitohet gjithkush qe mendon qe protestat detyruan qeverrine te nderronte kurs, apo se sa frike kishte regjimi nga protestat. hi syve na hodhen te gjitheve. ç´mut i donin edhe armet, kur ne shesh kishte me shume fuksa sesa protestues prej verteti. me shpulla i kishin marre te gjithe po te donin dhe e kishin pastruar gjithe lagjen.
    https://www.youtube.com/watch?v=Jv9bYYorKGo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje