“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen n°3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët.
Hulumtuesi Aurenc Bebja, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :
“Konstandinopojë, 24 korrik.
Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.
Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.
Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim.
Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.”(darsiani)
Turk-Arnautet e Kosoves cliruan Prishtinen…. absurditet qe tejkalon llogjiken e shakas ose te genjeshtres.
A la Turqia me Turk-Arab se Kosova …. kjo esht pyetja qe shtrohet ????
O zot c’na degjojn veshet …. forcat Arnaute te Kpsoves shpartalluan gazermat dhe ushtrin Turke….. hahahaaaaa… anegdod e bukur.
Shikoni foto nr.4 – kur Prishtina kishte pishinë (Viti 1970) – ndërmjet hotelit Grand dhe new born-it