Historia e panjohur: Si u vra komandant holandez i ushtrisë shqiptare në qeverinë e Turhan Pashës

10 Shkurt 2018, 19:37Dossier TEMA

Nga Roland Qafoku*

Plumbi i vetëm i dalë nga pushka “Martini” atë ditë luftimesh pranë Urës së Dajlanit në Durrës mori jetën e ushtarakut më të rëndësishëm të principatës shqiptare të Wied-it, kolonelit Lodewijk Thomson. Ora shënonte 05.30 të hënën e 15 qershorit 1914, kur holandezi u rrëzua përtokë i mbytur në gjak, duke shënuar emrin mes dëshmorëve të parë të shtetit të sapokrijuar dhe raketik shqiptar, e që për ironi të fatit kishte ardhur ta ndihmonte këtë vend në ngritjen e institucioneve të tij. Me të drejtë Ferdinando Salleo e cilëson si njeriun që ndoshta kishte bërë më shumë se një gabim gjatë qëndrimit në Shqipëri, por që vdiq duke kryer detyrën.

SKENA E KRIMIT

Teksa drejtonte luftimet ndaj rebelëve, në një moment Thomson-i ishte në këmbë duke dhënë udhëzime. Por papritur u qëllua nga prapa nga një distancë relativisht e afërt. Plumbi e mori në qafë nga pjesa e prapme dhe i doli në grykë.

”Midis të rënëve të orëve të para do të ishte edhe koloneli Thomson i qëlluar për vdekje në vijën e parë ku kishte dalë majë kalit për t’u dhënë zemër ushtarëve shqiptarë”.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar se koloneli ra menjëherë në tokë dhe kishte shumë hemorragji.

Çudia e parë ishte se asnjë nga ushtarakët shqiptarë nuk iu afrua për t’i dhënë ndihmë. Atë që nuk bënë shqiptarët, për të cilët Thomson-i kishte ardhur në ndihmë të shtetit të tyre e bën dy të huaj të tjerë. Ata e tërhoqën mes plumbave deri në një vend të ngritur ku Thomsoni ndërroi jetë. E ndodhur atë ditë në Durrës etnologia angleze Edith Durham e tregon kështu momentin:

“Një shqiptar të plagosur po e largonin me barrelë, ndërsa njëri nga mbajtësit e barrelës i

përshpëriti Jan Fabiusit: Thomson-in e ka marrë plumbi, kam frikë mos ka vdekur. Fabiusi m’u

lut të mos e bëja fjalë me njeri atë që dëgjova. Më vonë aty erdhi dhe korrespondenti i gazetës “The

Times” Artur Moore, i cili na tregoi se Thomson-i qe shëmbur përdhe dhe kishte vdekur në krahët

e tij sapo e kishte futur në një kasolle buzë rrugës”. 4

CILËT ISHIN ATA QË E DONIN TË VDEKUR THOMSONIN?

Thomson-i kishte bërë armiq sapo vuri këmbën në Shqipëri. Të gjithë komplotin e drejtuar nga Beqir Grebeneja në Vlorë kundër qeverisë së Ismail Qemalit në fillim të vitit 1914 e kishte shpartalluar Thomson-i. Të gjithë komplotin në Durrës me shenjat e dritave nga shtëpia misterioze e kishte

shpartalluar Thomson-i. Esad Pashë Toptanin e kishte shpartalluar Thomsoni, duke e arrestuar dhe më pas dëbuar nga Shqipëria. Me kaq shumë armiq, në mes të një kaosi shqiptar e ballkanik, pa asnjë mbështetje të huaj, ka një konkluzion të thjeshtë: ishte bërë shumë e lehtë për ta vrarë ushtarakun holandez.

KOMPLOTI I VRASJES

Komplotistët mund ta kishin vrarë Thomson-in në çdo moment tjetër. Pasi gjatë luftimeve, jo vetëm do ta kishin më të lehtë, por edhe gjurmët do zhdukeshin po aq lehtë. Edith Durham tregon se pas vrasjes së Thomson-it, italianët bënë ç’ishte e mundur për të krijuar panik brenda qytetit. Disa herë Durham shkruan në kujtimet e saj se nuk i beson asnjë korrespondenti italian, duke e pasur fjalën për gazetarin Berri, por edhe për diplomatë italianë, si baroni Aliotti. E thotë qartë fare historiani dhe studiuesi i misionit holandez G.T.A., Goslinga se nga kush mund të jetë vrarë koloneli.

“Thomson-i ishte në shenjestër të italianëve” .

Thomson-i vdiq në krahët e gazetarit anglez Artur Moore, i cili vuri re se asnjë prej ushtarakëve në pozicionet e zjarrit dhe pranë kolonelit holandez nuk i shkoi për ndihmë kur ai u qëllua, duke hedhur dyshime të mëdha nga brenda radhëve të mbrojtësve të princ Wied-it, në bashkëpunim dhe me italianët. Fan Noli është i pari që e ka lënë nëpërmjet poezisë vrasjen e pabesë dhe nga brenda ushtrisë që drejtonte të Thomson-it. Në numrin e datës 18 korrik 1914 ai botoi vargjet e famshme në gazetën “Dielli”:

“Te ura, te ura

Vajtoni o burra!

Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë

Që pas nuk i ratë, por vetëm e latë.

Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,

Për ju të mallkuar që s’doni Atdhe.

Historia e përplasjes së Thomson-it me italianët nisi më 5 maj 1914, kur koloneli nga shtëpia e një italiani u jepte shenja rebelëve kryengritës në kodrën e Rrashbullit. Koloneli Thomson shkoi në këtë shtëpi dhe pa një pa dy arrestoi tre italianë. Por ambasadori i Italisë në Durrës, Aliotti, kërkoi menjëherë lirimin e tyre dhe njëkohësisht Thomson-i duhet të kërkonte ndjesë. Situata u tensionua kur Thomson-i refuzoi ta bënte këtë. Madje ai nxori edhe letrat kompromentuese të të arrestuarve.

Situata u rëndua teksa kryeministri Turhan Pashë Përmeti shkoi vetë te ambasadori italian Aliotti dhe i shprehu keqardhje për ngjarjen, duke u ofruar dëmshpërblim të arrestuarve. Vetë princ Wied-i mbështeti Aliotti-n duke deklaruar se Thomsoni kishte gabuar me arrestimin e tre italianëve. Kulmi i kësaj situate ishte kur Aliotti kërkoi largimin nga misoni të Thomson-it, por Wied e shtyu këtë kërkesë, për shkak të situatës me rebelët dhe se kjo vinte në rrezik sigurinë e qytetit. I demoralizuar shpirtërisht me këtë që i ndodhi dhe, shumë pranë largimit, kolonel Thomson-it i mbetej që në ditët e mbetura të tregonte aftësitë e tij më të mirë ushtarake, pa e menduar se vërtet do të kthehej në Holandë, por në arkivol.

Që ditën e parë të luftimeve përmbrojtjen e Durrësit ai u qëllua nga një plumb i vetëm, i një arme italiane, në mënyrë krejt misterioze, për të cilën edhe sot e kësaj dite nuk ka autor. Duket që ka qenë një vrasje e mirorganizuar, një komplot i përzier me elementë shqiptarë e italianë që në fund ia arritën qëllimit, eliminimin fizik të ushtarakut holandez.

Në fakt, braktisja ndaj Thomsonit u duk që në organizimin e luftimeve ndaj rebelëve, por plani u dekonspirua. Ndërkohë Preng Bibë Doda nuk i solli trupat që komandonte vetë në mbështeteje të qeverisë, ashtu siç ishte planifikuar, duke e lënë Thomson-in në situatë të mjerë. Por momenti më i dyshimtë ishte kur u qëllua Thomsoni, pasi asnjë ushtar shqiptar nuk i shkoi në ndihmë. Vlen të veçohet se nga ato pak hetime që u kryen, u këmbëngul se vrasja ishte bërë nga një shtëpi që ndodhej në mes të fushës ku kryheshin luftime dhe, çuditërisht, në atë banesë u gjet edhe arma e krimit. Edhe pse kjo ishte një provë e fortë, arma nuk iu nënshtrua ekspertizës, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet. Ushtaraku tjetër holandez, Armstrong, shkruan në kujtimet e tij:

“Pushka iu tregohej vizitorëve në pallat si një trofe dhe ngjarja iu rrëfehej në mënyrë solemne, megjithëse nuk arrij ta kuptoj se si mund të pretendohet që ka qenë pikërisht kjo armë. Askush nuk e pa nga erdhi plumbi që vrau Thompsonin. Në fakt, në fillim kishte fjalë se ai ishte vrarë nga njerëzit tanë”.

Dyshimet arrijnë një kulm tjetër kur shumë personazhe të atyre ditëve, miq dhe armiq të Thomson-it, nuk u shprehën për vrasjen e tij. Habia është për Eqrem bej Vlorën, një aktor dhe komentues deri në detaje i atyre ditëve që çuditërisht në kujtimet e tij vrasjen e kolonelit e përfshiu mes 40 të vrarëve të tjerë të asaj dite, duke u mjaftuar vetëm me një fjali. Këtë gjë bën edhe historiani anglez shumë i rëndësishëm i kohës, Joseph Swire, i cili nuk lë detaj pa dhënë në studimet e tij për çdo episod, por vrasjen e kolonelit e kalon tangjent me frazën:

“Kryengritësit humbën rreth 200 të vrarë, kurse mbrojtësit 40 oficerë dhe ushtarë, duke përfshirë edhe kolonetin trim Thomson”.

Ndërkohë, enigma akoma më e madhe e atij momenti ishte ministri i Italisë në Durrës, baroni Carlo Alberto Aliotti. Çuditërisht ai nuk gjendej ato momente në asnjë vend. Njeriu i cili ishte shndërruar në armikun publik ndaj Thomson-it, u shfaq befas kur beteja kishte mbaruar. Dhe kjo çudi pasohet nga një tjetër: në xhep mbante një urdhërarresti pikërisht për Thomson-in. Nuk dihet se sa kohë ai urdhërarresti qëndronte aty. Ndoshta ai ishte pjesa e një skenari të parë të parealizuar ndaj Thomson-it, për t’u pasuar nga një skenar i dytë që u zbatua pikë për pikë duke i marrë jetën.

Në fund, por jo për nga rëndësia, askush nuk bëri publike fjalët që nxori Thomson-i nga goja teksa po jepte shpirt. Një shpirt që ai e dha për këtë tokë, por si shpërblim mori vrasjen përmes një komploti.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

(TemA)

11 komente në “Historia e panjohur: Si u vra komandant holandez i ushtrisë shqiptare në qeverinë e Turhan Pashës”

  1. Kuq e zi says:

    Nuk dua te gaboj
    Mos valle ky ishte ai qe beri traktat me greket ne korfuz ne emer te shqiperise?

  2. Ptolemeu says:

    Race sunitesh tradhetare … historia flet vete se sa hajer kane bere nder shekuj.

    1. Klodian Komino says:

      Kujto Kollokotronin, Bubulinen.
      Apo herojte e tjere arvanitas.
      Grek i pabese.. ketu nuk ka sunite.. ka shqiptare dhe gjakprishur shqiptare me sperme greke

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    PABESI sunitesh,pis miliet……………

    1. Klodian Komino says:

      Kujto Kolokotronin
      Kur peshtyn lart te bie ne fytyre.
      Ps. Pak po tju gervishesh ju del orrigjina aziatike ju rraces tradhtare aziatike.
      Me mbiemer Komino jam… kerko se e gjen pse jam antigrek. Ju me patriakanen tuaj tradhetuat familjen perandorake…. rrace muti..gjetem strehe tek gjaku yne arberor, se te ishte per ju evgjitet e greqise do ishim ahuar

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      Grekiisspillisemess ..E gjeti vrasesin! Ka 115 vite qe nuk e kane gjetur holanda,Austo-hungaria anglia gjermania franca………….Cfare hienash te felliqura ! Shkoni ne Cipros …atje keni probleme me ‘sunitet’… jo para 115 vitesh por ne v.1974…..kur filluat genocid ndaj popullsise civile(si ne Cameri) ..ju moren perpara si bariu dhite..(jo delet) ..dhe po mos nderhynte USA (mire beri,mendoj une) ushtria ‘sunite’ nuk ndalej ne mes te Nicozias !!!! Ne enderr i shihni…Nena ju ka vene ne gjume;sheeet se erdhen ata……’sunitet’….! eshte pune e juaj …shkoni atje. Shqiperia do kete kufijte NATYRAL

  4. Tiku says:

    Ky ka qene bashkepuntor i grekeve. Dhe spiun i tyre.

  5. Eduart Demi says:

    O bithqira,greker muti e legena. Po keni bithe te shkruani me emra.

  6. Veli Stafa says:

    Lavdi per kol.Thomson…por si nuk thuhet nji fjal ketu per bijte e Shqipnise se vorfen qe u vrane n e nji llogore me kol.holandez Ceno Sharra,Kamo Sejdini,
    Ajdin Draga apo kane shkue gjakhupun ?

  7. margarit says:

    perfundimisht nuk jepet kush e vrau?! – po a ishte ne lufte aty, dhe kunder kujt po luftonte, kush i drejtonte ata rrebel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje