Demonstrata antifashiste e 28 nëntorit 1939 në Tiranë dhe kush ishin organizatorët

12 Shkurt 2018, 19:31Dossier TEMA
Demonstrata antifashiste e 28 nëntorit 1939 në Tiranë dhe kush

Nga Kastriot Dervishi

Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë janë mbushura plot me pllaka si kjo.

Duke bartur një model bolshevik të propagandës, atyre ylli i kuq nuk u ndahet asnjëherë.

Pllaka është e vendosur përbri ish ATSH-së në një pallat.

Ka manipuluar një ngjarje e cila nuk udhëhiqej nga ylli i kuq.

Nuk ka asnjë protagonist të shënuar sepse dy janë pushkatuar më vonë nga vetë regjimi komunist, ndërsa ngjarja është antifashiste, por asnjë fije komuniste.

Ajo i takon qëndresës antifashiste në kohën kur komunistët flinin gjumë apo më keq akoma, vishnin uniformën e zezë fashiste.

Normal, ishin larg vitet 1943-1944.

Organizatorët e demonstratës së 28 nëntorit 1939

Një raport i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, një ditë pas ngjarjes, na tregon mbi dinamikën e ngjarjes së demonstratës së 28 nëntorit 1939.

Ngjarja fillon në sheshin “Skënderbej” e vijon me ceremoninë te varri i Naim Frashërit.

Pjesëmarrës janë gjimnazistët e Tiranës. Emrat e organizatorëve gjenden në raportin përkatës.

Pjesë nga raporti i policisë

Në pasditen e djeshme, rreth orës 15.30, një grup studentësh, midis të cilëve edhe disa studente femra të gjimnazeve shqiptare improvizuan disa demonstrata me këngë të himneve shqiptare. Pas ceremonisë në sheshin “Skënderbej”, me fjalim të Atë Shantosë, grupi, që tani kishte arritur në rreth 100 në numër përgjatë rrugës së“Bogdanëve” dhe rrugës “Mbretëresha Elena”, shkoi te varri i Naim Frashërit, patriot shqiptar, i cili ka vdekur në Turqi rreth 30 vjet më parë dhe trupi i të cilit u transportua në Shqipëri me vullnetin e Mbretit Zog.

Ky manifestim u interpretua nga shumica si një mbledhje e të rinjve shqiptarë pranë varrit të patriotit që kishte ëndërruar një pavarësi shqiptare krejt ndryshe nga ajo aktualja.

Të gjitha rrugët kryesore të qytetit u përshkuan nga grupi me flamuj shqiptarë dhe përbëhej nga vetëm shqiptarë.

Mes thirrjeve të ndryshme ishin: “Rroftë flamuri i IsmailQemalit”. Ky flamur është ai që mban shqiponjën dykrerëshe të zezë, përdorur nga I. Qemali në 1912 kur shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga dominimi turk, në Vlorë.

Demonstrata udhëhiqej nga (edhe pse në dukje nuk ishte fort e qartë):

-Mehmet Vokshi (mësues në gjimnaz)

-Jonuz Blakçori (ish-oficer, mësues në gjimnaz)

-Musa Kranja (ish-oficer i xhandarmërisë, kryesues i revoltës së Fierit)

-Ismail Petrela (pronar toke nga Tiranë)

-Ramiz Dibra (ish-kolonel i ushtrisë turke)

-Mazar Këlliçi (ish-deputet i Zogut, me të cilin nuk shkonte më, i cili dërgoi në Rusi djalin e vet për të mësuar doktrinën bolshevike).

-Ali Fehmi Kosturi (ish-kolonel i ushtrisë turke, tashmë mbi 70 vjeç)

Tre të fundit ndiqnin turmën në karrocë.

22 komente në “Demonstrata antifashiste e 28 nëntorit 1939 në Tiranë dhe kush ishin organizatorët”

  1. Bijte e heronjeve te luftes na-çl says:

    Felliqesire Dervishi. Ti ke nje synim, te çbesh me çdo mjet dhe me çdo kusht ate qe populli shqiptar nen udheheqjen e komunisteve shqiptar e vulosi me gjakun e mijra deshmoreve dhe heronjeve,bijt me te devotshem te popullit.Sigurisht ti plehre,e di mire qe deshmitaret e asaj epopeje jane gjalle dhe nuk do heshtin perpara vrerevjelles tende te neveriteshme.Qellimi jot i poshter eshte te disinformosh brezin e ri, ta deshperosh ate per paraardhesit e tij qe e ardhja e vendit te jete ne depresjon siç ka qene keto 27 vjet te mostrave si ty.Te siguroj se kjo do jete e pamundur sepse sot ne rrjetet sociale deshmitaret e kohes flasin me qarte me fakte e dokumenta qe rrezojne katerciperisht gjithe shpifjet e tua.Ka me mijra botime ne bibliotekat personale te njerezve te ndershem,ka me mijra kujtime qe percjellin brezat, ka deshmi edhe te organeve zyrtare te vet pushtuesve nazifashist qe administrohen nga bota perendimore antifashiste.Ti dhe gjithe klyshet e kolaboracionisteve nuk mundeni ta çoni deri ne fund kete mision çnjerzor,ju veten se demaskoni edhe njehere kolaboracionistet dhe klyshet e tyre qe brezi i ri ti njohe e demaskoj si pjesen me te urryer te tij ate pjese qe prej disa shekujsh ,duke u vene ne sherbim te armiqeve te popullit tone,me krime mbi njerzit, siguroj privilegje te cilat i humbi njehere e pergjithmon me 29 nentor 1944.

    1. Kola says:

      Pse shqetesohesh dhe ke frike nga te vertetat e dokumentuara? Pse ke qene i genjyer dhe deshiron te mbetesh i tille nuk ta ka fajin as autori i ketoj shkrimi as ndonje njeri tjeter.

      1. Bijte e heronjeve te luftes na-çl says:

        Frike nga e verteta kane vetem ata qe i ndersehen te vertetes si puna e atij qenit qe i lehte djellit ne kup te qellit. E lehura dhe kuisja jane cilesi e te kafshuareve si ky dervishi dhe zagaret qe i bashkohen ne kujen e tij antikomuniste.Te verteten e di mbare populli shqiptar edhe pse medjat shqiptare flasin per probleme qe skane te bejne me dertin e tij 27 vjeçar.

        1. Picar says:

          Komunizmi sllav ishte dhe mbetet kundrashqiptar. Komunizmi sllav ishte dhe mbetet i keqi.
          Te verteten e para 75 vjeteve e dijne dokumentat.

    2. Flm says:

      Ngjarjet qe shkruan K.Dervishi jane te verteta, ne ate kohe nuk kishte gjurme komunizmi ne Shqiperi.
      ….
      “Historia Shqipetare” eshte me e shremberuara dhe me e manipulara qe mund te kete ndonje Komb tjeter, te mos harrojme qe ne mijera vjet nuk kishim alfabet, kaluam nga sketera Otomane ne ate Komuniste….ishim gjithmon ne nje pozicion gjeografik te konkurences se kultures Lindje-Perendim.
      Shkaqet e demostrates se pare, pa dyshim ishte ceshtje kulture.
      Shqiperia me nje fryme te thelle te kultures dhe fese Islame nuk do te pranonte, as nje here qe te sundoheshin nga Europianet ose Kauret, kjo dukuri ishte shfaqur edhe me heret me Pric Vidin, por edhe ne 1920-n me luften e Vlores.
      Nuk eshte rastesi qe emrat qe permenden si organizator jane Musulman dhe 4 prej tyre ish oficera te Perandoris Osmane.

      1. Bijte e heronjeve te luftes na-çl says:

        Per njerzit qe e kane horizontin kulturor ne nivelin tend keshtu eshte, per ata qe e njohin historine e levizjes komuniste jo vetem pas 8 Nentorit 1941, kjo ngjarje eshte terresisht fryt i punes subversive te elementeve komunist qe e kishin filluar aktivitetin e tyre qe ne kohen e “nalmadhnis se tij” Apo se ke degjuar ndonjehere zotrite qe Zogji I ndiqte dhe burgoste militant komunist i tromaksur nga revolucioni socialist i Tetorit dhe veprimtaria e Internacionales komuniste ne Shqiperi?

        1. Morina says:

          Ore shoku B.h.l.n.ç.
          Nuk je ti pika e krahasimit te vertetes. Te kqinjte ishin dhe jane sllavo-komunistet dhe te miret ishin dhe jane shqiptaret.
          Nuk kuptohet pse shqetesohesh se çfar shkruhet ne kete shkrim apo çfar shkruajne komentuesit. Ke te drejte sepse terroristet sllavo-komuniste nen udheheqjen e jugosllaveve dhe Kominternit me qender ne moske kishin vite te tera qe e sulmonin dhe sabotonin nga brenda shtetin shqiptar. Internacionalja komuniste dhe terroristet sllavo-komuniste ishin dhe jane te keqinjte. Ti ben mire te shkruash serbisht e rusisht neper forumet serbe dhe sllave e ruse. Ti je nje nga ato, pavaresisht se di shqip.

      2. undefined says:

        @Flm nje carac b…shitur si puna jote qe e shikon Historine Shqiptare nga prizmi i perrallave me lesh te bodrumeve te Anastasit si zorr se mund te merret seriozisht me komente e tij rreth kesaj ceshtje ne kete forum shqiptare

  2. Jimi says:

    Edhe Kastriot edhe dervish!?

  3. Xha Teme says:

    Je nje miuc i peshtire o kermesira Dervishi. Lufta nacional Clirimtare ka gjakun e bijve dhe bijave me te mire te ketij kombi. Vemje apo larva si ty qe shumohen dhe riciklohen vetem ne cesspoolin e politikes nuk kane destin tjeter vetem te asgjesohen.

  4. Dani says:

    Na mbushe medjen.plehre.

  5. Alban.ny says:

    Qe ne emer duket qe eshte nje qenie e shperfytyruar, edhe dervish edhe kastriot nuk shkon. Mundohet te beje historianin me nje tufe dokumentash te vjedhura ne arshiven ku ka punuar. Mundohet te beje ironi me partizanet dhe komunistet, po nuk ka k**e t’i sulmoje balleperballe, por vetem me gjysmatheniesh e gjysmafrazash qe i shkeput aty ketu.
    Ja dhe tek ky “zbulim “, e lidh me levizjen komuniste kur aty nuk shkruhet asgje per kete levizje.

  6. Ylli says:

    Birit te heronjve te vrare nga hero i tyre Enver Hoxha
    O bir heroi …….heronjte Mehmetin ,Kadriun ,Daliun ,Petritin ,Bedriun ,Panajotin ,Kocin ,Tukun e qindra luftetare nuk i vrane “kolaboracionistet ,zogistet apo ballistet ” por i vrau heroi juaj Enveri.
    Mund te shash e ofendosh z.Kastriot ,por nje argument nuk shkruajte.Pergjigju nese jane te verteta ose jo ,faktet qe sjell z.Dervishi.
    Cfare ,ke frike se u del boja komunisteve??? Mos u merzit se i kane nxjerre bojen njeri -tjetrit 45 vjet me rradhe.Vit per vit nga rradhet tuaja vetem armiq nxirrte Xhaxhi.Ndoshta nisur nga vetja e dinte ai se c’mut race ishit.

    1. Bijte e heronjeve te luftes na-çl says:

      Jo Ylli qelbesire,nuk e kam atje ku te shkon ty gjuha se te dhemb krimi qe kane bere paraardhesit e tu qe i ngriten kembe e duar pushtuesve prej nga ,ka shume te ngjare te kesh dale edhe ti ne jete. E kam per te mbrojtur ate vlere qe na beri, per here te pare ne histori, te denje para kombeve te tjera,si shtet dhe si popull. Po ti letyre nuk mund ta kuptosh kete.Ti kupton vetem ndyrjen ,ate ndyrje qe i hapi rruge degjenerimit te shtetit shqiptar dhe njolles qe morrem ne si komb qekurse ti ndyresite hape rubinetat e neveriteshme te vjelljeve dhe armiqesive.

      1. Shteti says:

        Ja edhe serbi “Bijte e…” qe di shqip.
        Edhe keto qe shkruan tregojne se i kupton me dashje gabim.
        Spiun sllav.

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      Po Hajdarin, Brocin, Santon, Olldashin, Pashkon, Trebicken e shume e shume “antikomniste” te tjere, i vrau mesa duket Nexhmija qe eshte gjalle akoma?

    3. Anarko-Sindikalisti says:

      Po Hajdarin, Brocin, Santon, Olldashin, Pashkon, Trebicken e shume e shume “antikomuniste” te tjere, i vrau mesa duket Nexhmija qe eshte gjalle akoma?

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Harrove te thuash qe ne balle te demonstrates ishte edhe Enver Hoxha i cili pa iu trembur syri u perlesh me milicet

    1. Illyrian says:

      Jo, Enver Hoxha ka qënë i pranishëm në ngritjen e flamurit/shpalljen e pavarësisë.
      po nuk besuat, dëgjoni me kujdes në 1:10:23 në video https://youtu.be/2O6X33xTNek

  8. anonim says:

    Ti Kastriot je fytyra me e ndyrë ne Shqipëri persa i përket shpifjeve ,je pas Faros se 55 s fashiste…

  9. Kellira says:

    Me 28 Nentor 1939 nuk kishte komuniste por kishte patriote. Por kishte dhe ca bythqima si rraca jote qe ishin tradhtare e qe dhuruan pavaresine.
    A ka mundesi me na shpjegu pse i quan keta rracemuter antikomuniste kur ne ate kohe nuk kishte as komuniste dhe as Parti Komuniste?!
    Se ke gjithe kohes qe na can trapin me keto lloj antikomunistesh!

  10. Xha Brahua says:

    E kuptoni o popull?? Ky do te na mbush mendjen se kunder fashisteve na qenkan ngritur pronaret e tokave ish oficera te Zogut dhe te turkut qe e dinin qe kur te vinin komunistet do tu konfiskonin te gjitha. Po te shkruante se atje merrte pjese edhe pidhi i robeve te tij do te ishte me i besueshem. Pederasti qe nuk hoqi dore nga keto pislleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje