Klosi angazhohet pēr eleminim tē ndotjes detare nga Shqiperia per këtē sezon turistik, per Kroacine dhe Malin e Zi

22 Shkurt 2018, 13:48Turizëm TEMA
Klosi angazhohet pēr eleminim tē ndotjes detare nga Shqiperia per këtē

Klosi takon homologët: Masa për çdo subjekt që depoziton mbetje në lumenj.

Ky sezon turistik nuk do të ketë më probleme me ndotjen në Adriatik. Angazhimi është i tre ministrave të mjedisit që u mblodhën në takim në Dubrobvnik të Kroacisë. Pas skanimit të situatës dhe shkaqeve të saj, tre ministrat morën angazhimin për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për ndalimin e ndotjes detare nga burimet tokësore.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, z. Tomislav Ćorić, dhe  ministri i mjedisit Pavle Raduloviq vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis tre shteteve. Delegacionet e tre vendeve që preken nga Deti Adriatik, bashkëndanë shqetësimin e ndotjes së ujrave të Adriatikut, duke vënë theksin vecanërisht tek dëmi që i shkaktohet turizmit.

Ministri Klosi njohu homologët me përpjekjet e qeverisë shqiptare për të rekuperuar dëmet në mjedis. Operacioni “Clean and Green 2020” që synon pastrimin e Shqipërisë nga ndotja dhe gjelbërimin e saj, po jep rezulatet e tij të para. Njëherësh Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po merr masa ndaj ndotësve të mëdhenj në të gjithë sektorët e Mjedisit. Rishikimi i lejeve mjedisore për guroret, ndryshimet në legjislacion për ndalimin e prodhimit të qeseve plastike të patretshme, vendosja e depuratorëve në të gjitha bizneset që shfrytëzojnë ujërat shqiptare, investime konkrete në menaxhimin e integruar të mbejtjeve janë vetëm një pjesë e operacionit kombëtar për një Shqipëri të pastër.”Po bëhet skanimi i të gjitha bizneseve që ndotin lumenjtë dhe do të merren masa ndëshkimore për çdo subjekt që depoziton mbetje në lumenjtë pranē veprimtarisë së tyre.”- tha ministri Klosi nē këtë takim. Ministri kroat i mjedisit dhe ai i Malit të Zi sollën gjithashtu masat respektive që po merren në vendet e tyre, për të eleminuar ndotjen e ujërave detare.

Ministri kroat solli përvojën e Kroacisë për pastrimin nga ndotja. Krijimi i fondit të mjedisit ishte mekanizmi i shtetit kroat për zgjidhjen e problematikave mjedisore.

Ministrat e të tre vendeve theksuan rëndësinë e mjedisit të pastër dhe turizmit të qëndrueshëm, si dhe zbatimin e Konventës së Barcelonës. Ministri Klosi dhe homologët e tij ndanë të njëjtin mendim për një bashkëpunim më të fortë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me ndotjen detare në Detin Adriatik.

Nga ana e saj Republika e Kroacisë, si një Shtet Anëtar i BE-së garantoi se do të bëjë përpjekje shtesë për të siguruar financimet nga BE, si dhe do të  ofrojë asistencë teknike Shqipërinë dhe Malin e Zi.  pala kroate gjithashtu shprehu gatimshërinë për të shkëmbyer informacion në lidhje me zbatimin dhe forcimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbetjeve  detare dhe projekteve që lidhen me zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Ministrat ranë dakord që takimi i radhës në nivel operacional të mbahet në Zagreb në prill të këtij viti, ndërsa takimi i nivelit të l

4 komente në “Klosi angazhohet pēr eleminim tē ndotjes detare nga Shqiperia per këtē sezon turistik, per Kroacine dhe Malin e Zi”

  1. O says:

    Ka Grek me gjak turk

  2. Ervin says:

    O zoti minister a keni dijeni pse lumi I Tiranes behest I zi nje dite ne jave ?

  3. Gani says:

    Ka një përrenj të vogël prapa Farka në rrugën drejt punishtes së verës Familja Tufa. Ju duhet të shihni se sa e pista kjo natyrë atje. Është pranë kompleksit vilë Rolling Hills. Për çfarë po flet?

  4. Fire says:

    Te treja shtetet qe jane mbledhur ne samit e ndotin Adriatikun ,kroatet shume me pak , prandaj mos te fshehin fytyren e tyre pas gishtit, megjithate ndotesi kryesor qe e ben Adriatikun te qelbur eshte Italia, ku shte Italia ?? Pse nuk ekeni thirur ?? Kroatet jane me te kujdeshmit , ata e dashurojne Adriatikun , ai eshte burimi kryesor i turizmit te sukseshem kroat , kete te shikojne keta zabrahanet tane , qe fekalet e Duresit gjithe linjes detare deri ne Vlore i derdhin ne Adriatik , dhe e bejne ,dhe mblidhen . Paturpesia dhe dyfytyresia ne kulmin e saj ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje