"Për rusët ne ishim kafshë të egra": 100 vjet nga themelimi i Ushtrisë së Kuqe

23 Shkurt 2018, 11:12Dossier TEMA

Nja dy cigare dhe hip në kamion.

Katër kilometra e gjatë është rruga nga fshatrat përreth qytezës branderburgase Erkner deri te stacioni i trenit.

Një rrugë që nuk bëhet dot gjithnjë më këmbë a me biçikletë.

Kështu që ishte shumë komode, kur atypari kalonte ndonjë kamion i kazernave të ushtrisë ruse: “Mjafton t’u jepje ndonjë cigare dhe të merrnin me vete në karroceri”, kujton fotogarfi Christian Thiel që është rritur në këtë zonë, në kohën e pushtimit sovjetik gjatë viteve 1950.

Gati një gjysmë shekulli, prej vitit 1945 deri kur u tërhoqën, në gusht të vitit 1994, Ushtria Ruse ishte stacionuar në pjesën lindore të Gjermanisë. Ajo ishte pararoja ushtarake e sundimit sovjetik e drejtuar kundër Europës Perëndimore.

“Për rusët ne ishim kafshë të egra”

Marrëdhëniet me popullsinë civile u normalizuan vonë. Në vitin 1945, Gjermania naziste sapo kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, gjermanët kishin shumë frikë nga ushtarët sovjetikë. Me të hyrë në Gjermani dhe pasi okupuan ndërtesën e Rajhstagut, ushtarët rusë e bënë të qartë se kush do ta kishte pushtetin këtej e tutje.

Me të marrë sovjetikët më 1 maj ndërtesën e Rajhstagut ata ngritën aty flamurin e Bashkimit Sovjetik. Fotografi rus Jewgeni Ananjewitsch Chaldei e ka fiksuar skenën me kamera. Edhe pse skena mund të jetë sajuar më pas, kjo fotografi është bërë tashmë ikonë e historisë së fotorafisë.

Në fillim, nën flamurin e kuq të Bashkimit Sovjetik sundonte dhuna dhe aribrariteti, viktimat kryesore të të cilave ishin gratë. “Rusët mund të bënin tani me ne çfarë të donin”, kujton berlinezja Eva Schliep ditët e para pas pushtimit të Berlinit në prill 1945, në gazetën e përditshme “Die Welt”.

“Përdhunime, ekzekutime dhe plaçkitje dhe veç kësaj një urrejtje e pakufishme ndaj gjermanëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje rusëve na e bënin jetën shumë të vështirë.” Numri i grave të shfrytëzuara dhe përdhunuara gjatë muajve të parë të pushtimit rus nuk dihet saktësisht. Hamendësimet janë shumë të ndryshme: nga 200.000 deri në dy milionë.

Armiq të urryer

Në vitin 1945 Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania kishin një armiqësi të urryer. Edhe themelimi i Ushtrisë së Kuqe kishte qenë rezultat i një humbjeje shkurajuse që kishin pësuar rusët në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1917, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesë të tëra të perandorisë cariste që ishte në rrënim e sipër. Në dhjetor të po atij viti u takuan përfaqësues të dy shteteve për të bërë negociatat e paqes në qytetin Brest Litovsk, 180 km larg Varashavës.

“Rrethanat historike”, do të shkruante Leo Trotzki, që disa muaj më pas organizoi themeleimin e Ushtrisë së Kuqe, “kishin bërë që të deleguarit e regjimit më revolucionar që ka parë historia të ulen në një tryezë me përfaqësuesit diplomatikë të kastave më reaksionare ndër të gjitha klasat qeverisëse”.

Kjo kastë reaksionarësh u diktoi rusëve një paqe shumë të disfavorshme. Bashkimi Sovjetik duhej t’i dorëzonte Perandorisë Gjermane pjesë të mëdha të terrenit të tij – një humbje poshtëruese që nuk duhej të përsëritej edhe një herë kështu.

Nga kazma te pushka

Kështu edhe Trotzki, në janar 1918, nisi të ndërtonte një ushtri sovjetike “të kuqe”. Ai e ndërtoi atë mbi bazën e ushtrisë cariste që nuk ishte shpërbërë ende, prej së cilës rekrutoi edhe shumë komandantë. “Përqindja e papërfillshme e analfabtëve ndër rekurtë sa vjen e ulet”, shënon ai në vitin 1934. “Gjatë vitit të kaluar, vetëm në Moskë kanë marrë çertifikatat e qitësve 50 000 punëtorë nga profesionet civile dhe shkollat.”

Spastrimi i madh

Për Stalinin ushtria me shumë oficerë që kishin shërbyer në kohën e carit, ishin të rrezikshëm. Themelusin e saj ai e kishte detyruar të mërgonte qysh në vitet 1928/29. Në vitin 1937 ai vendos të bëjë një “spastrim”: Shkarkoi afro 35 mijë oficerë, gati gjysmën e tyre i dërgoi në internim. Shumë syresh i ekzekutoi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe u bë ushtria më e madhe e botës.

Ajo përfshinte 170 divizone këmbësorie, 35 divizione tankesh dhe 58 divizone artilerie, afro katër milionë e gyjsmë ushtarë ishin me armë në dorë. Por ushtria e rezervistëve ishte shumë më e madhe, afro 30 milionë vetë.

Tërhqja nga Gjermania

Edhe arsenali në tokën gjermane ishte shumë i madh. Kur Ushtria e Kuqe u largua nga RDGJ-ja në vitin 1994, ajo la pas një rrjet me 1.500 impiante ushatarake. Rreth një gyjmë milionë ushtarë u kthyen në shtëpi. Ata morën me vete afro 4.300 tanke, 100.000 kamionë, 3.600 armë dhe 180 sisteme raketore.

Gjermanisë, e cila sapo ishte bashkuar pak më parë, kjo i kushtoi shumë: ajo mori përsipër një pjesë të mirë të kostove të transportit të impianteve ushtarake, përafërsisht 7,5 milardë marka gjermane (afro katër miliardë euro). Shumë prej aparaturave janë ende në përdorim, si pjesë e inventarit të ushtrisë së shtetit pasardhës të Bashkimit Sovjetik, Federatës Ruse.(DW)

36 komente në ““Për rusët ne ishim kafshë të egra”: 100 vjet nga themelimi i Ushtrisë së Kuqe”

  1. #varijanullen says:

    Kishin me shume dinjitet dhe rregull gjermanet sesa keta barbaret e uraleve, hordhi burgaxhinjsh Zhukov plera..,gabimi i vetem i gjermanve ishte aleanca me italin. Anglezet e kuptuan te paret qe italia ju duhej me shume si kundershtare sesa aleate prandaj na ngatrruan neper kembe gjermanise.

  2. toni says:

    Nuk ka me kafshe se kanibalet ruse, arkitetet e zdukjes te popullsise autoktone arberore ne ballkan.

    1. habib hajrrullahi says:

      Ore rrrote kari lexo nga pake dhe histori …si pershembull historine e klases se gjashte (jo me siper se nuk arrin ti kuptosh) pastaj hajde komento !!!!! Ku paskerka shkelur kembe rusi ne fiset arbenore dhe paska zhdukur arbenore ????!!!!! Arbenoret i zhduku turku or te qivja trute koke me cepa !!!!! Perandoria ottomane nuk ka qene ruse or mbetje organike jeniçere !!! Rusi ja u kaperdheu hanemet turqeve ottomane ….. per kete te vjen keq ty “Hasoni” me link toni ???!!!!! Ne fiset arbenore ndenji turku per 500 vjet dhe la spermen e tij ku ben pjese dhe ti Hasono !!!

      1. lol says:

        Shtetet sllave ne ballkan mbas kapitullimit te perandorise osman i krijoj rusia ne kurrizin e popullsise arberore.

        1. Flm says:

          Po shtetin Shqiptar kush e krijoj …. c’eshre kjo llogjik e pjerdhur.
          O Lolo ndaje mendjen, tjeter mllefi ndaj Rusis dhe dashuria ndaj Turqis dhe tjeter te vertetat historike.
          Lexo “Kronikat e Tursun Beut” te mesosh nga vet Turqit, per masakrat e pa imagjinushme qe kane bere ne Kostandinopoj, Ballkan dhe vecanerisht ne Arberi.

          1. poshte rusia says:

            Ju dhjefsha Rusine o kelysha te Janulles!

            1. Flm says:

              O koqe mdaje mendje, c’fare halli ke….
              Psh une di qe Rusia historikisht me te mira i ka bere Shqiperis se sa Greqis, Rusia ka shkateruar me shume Hreqin se sa Shqiperin ….
              1. Nqs Rusia e Leninit nuk do te ndihmonte Ataturkun me ndihma ushtarake, monetare, eksperience ushtarake… atehere Kufiri i Greqis ne 1920-en do te ishte afer Ankaras, ose Turqi nuk do te ekzistonte.
              Rusia komuniste eshte pergjegjese (me ndihmen jetike qe i dha Turqis) per masakren me te madhe asaj Armene dhe Greke, vetem ne 1921 u larguan 1.8 milion Grek, pa llagaritur viktimat.
              2. Po mos te ishte Bashkimi Sovjetik ne 1945-47 qe te fuste Shqiperin me OKB dhe ta njifte Boterisht si pjestare te boshtit anti-fashist, atehere Greqis automatikisht do ti jepej Vorio Epiri nga Anglo-amerikanet.
              3. Pas luftes civile me 1949 ne Greqi, qe ishte nxitur nga Bashkimi Sovietik, u vrane ne periudhen 1943-1949, 30.000 Grek nga te dya kampet EAM-EDES, pas mbarimit te luftes civile nga Greqia u larguan 25.000 femij nga Greqia per ne vendet e kampit Komunist (shif ne internet “παιδομάζωμα”)
              ……
              Keto dhe shume e shume te tjera jane krimet e Rusis ndaj Greqis dhe nderet e Rusis ndaj Shqiperis,…… a e kuptove moj kerme, qe une flase fakte dhe shifra dhe jo pathos.

  3. Genti says:

    Eshte shume idiot komenti i #varijanullen kur pohon se krimenelet naziste qe vrane milona qytetare ruse kishin “dinjitet” ndersa viktimat ishin bbarbare……. Duhet te jesh pjelle e bashkpuntoreve te fashizmit qe te thuash nje gje te tille ose me keq akoma duhet te jesh i pjerdhur nga trute. Mjafton te shohesh nofken qe perdor duke fyer nje njeri te njohur dhe personalietet nderkombetar si Hiresia e Tij Anastas Janullatos e te mendosh qe komentuesi eshte jo vetem idiot por edhe antishqiptar perderisa fyen kreun e KOASH-it duke fyer keshtu gjithe shqiptaret otodokse. Po c;mund te presesh tjeter nga nje i paudhe qe lavderon kriminelet. Ruset gjate historise se ture kane edhe momente negative por Historia do kutoje ato momente kur pikerisht ruset u vune frer pasioneve te Napoleonit,Perandorise Osmane duke u dhene lirine popujve te shtypur prej tyre si edhe Epopese se Lavdishme te Luftes Patriotike kur Ushtria e Kuqe dermoi bishen Naziste duke marshuer triumfalisht mbi Berlin. Gjermanet sot mund te thone c;te duan kunder ruseve por asgje nuk e shlyen fajin e bashkpatrioteve te tyre naziste qe lane mbare Evropen me gjakun e dhjetra milionave qytetareve te pafajshem.

    1. toni says:

      Shko e pyeti shtetet e ish bllokut sovjetik se c’fare lirie i dha rusia!?

    2. Labi says:

      O Genti janë turq shqipfolës këta të mësipërmit. Rusia Sovjetike nuk ishte e mirë, por Gjermania Naziste ishte skëterrë. Rusët bile kanë bërë pak kundër gjermanëve… po kujt t’ia thuash.
      Gjermanët kishin pushtuar dhe skllavëruar tërë Evropën, Sovjetikët shikonin punën e tyre (gjithsesi të pista, por ideologjia komuniste e tillë është) . Veçse ideologjia komunsite nuk ka në bazë rraca nejrëzore disa më të larta e disa më të ulëta, siç ka në themel ideologjia naziste. Bile, për pseudopatriotët shqiptarë, gjermanët i konsideronin rusët siç serbët konsideronin shqiptarët në vitet e fundit të perandorisë osmane dhe pasi pushtuan Kosovën, qenie të ulëta dhe me bisht, pa dinjëtet njerëzor.
      Krimet gjermane në Bashkimin Sovjetik nuk rrëfehen dot. Shkoni shikoni në Berlin muzeun e terrorit nazist; është në qendër të Berlinit dhe është falas.

      1. A ka me turk se ti more lab k….qe me mban krahun ruseve….rus …turk…serb…grek…hale orjentale barbare te ardhur Europes thirri mendjes o te qifja ‘ujin e ftohte’

    3. jimmy says:

      o Gento ,ke pare ndonje shtet te madh ti qe ska vrare ????
      Amerika Anglia Spanja etj etj .Humbja e Gjermanise ne nje menyre a tjetren percaktoi dhe Shqiperine ne kete vuajte te pa fund

    4. #varijanullen says:

      Ai qe ti i referohesh si kapo I KOASH qytetari grek Stas janulla, eshte kapo i OJQ e regjistruar me nr nipti si OJQ ortothodokse dhe nuk me perfajson mua si ORTODOKS SHQIPTAR AS GJITHE ORTODOKSINE SHQIPTARE.ojq juaj biles abuzivisht ka uzurpruar shume monumente te fese sone.Stasi bene mire ti kthehet mesimdhenies ne athine perpara se tja zene katedren….sa per historine e 88 popujve qe u shtypen nen perandorine sovjetike nga 1 etni ajo ruse flasim gji the naten.

  4. Lisi says:

    Artikullshkruesi harron Stalingradin dhe fluturon drejt e në Berlin . Historia nuk është ajo që shkruhet me mllefe .
    Armiqtë më të mëdhej të Shqiperisë nuk janë rusët , zaten s’janë fare armiq .
    Armiqtë më të mëdhej të Shqiperisë janë shqipetaret injorantë . Këtë e ka thënë një shqipetar I shquar , unë vetëm e kujtova !

    1. toni says:

      Ti je nje nga ata.

    2. Sami says:

      Fatkeqesishte ke te drejte. Sidomos kur sheh se c’thuhet nga komentuesit e Temes…

  5. Gramoz says:

    O komentues idiote, a e dini cfare bene gjermanet ne Rusi, vrane 27 milione dhe kishin plan ta zhduknin nga faqja e dheut Rusine. Lexo ditaret e oficereve gjermane gjate rethimit te Leningradit, qe mendonin se ne dimer qyteti do te ishte shuar plotesisht, prandaj nuk benin plane per dimrin. Ata gjermanet tuaj te civilizuar u manipuluan nga Hitleri me keq se ne nga Enveri dhe u bene vrases gjaktohte dhe te pameshirshem. Krahasuar me ate qe bene gjermanet, ruset nuk u bene atyre asgje. Ishte e pamundur qe ruset te mos i urrenin gjermanet pas asaj lufte te tmershme. Mundohuni te jeni pak racionale ne mendime dhe me logjike te ftohte , ruset e shpetuan boten nga Hitleri.

    1. toni says:

      Po ruset c’bene ne shtetet qe pushtuan!? Rusia eshte e keqja me e madhe qe ju kanos kombit shqiptar.

      1. Flm says:

        Ato masakra qe i ka bere Enveri popullit Shqiptar (me luften e klasave dhe “armiqt” e partis) nuk ja ka bere as Gjermani as Rusi, por vetem Otomanet.
        E kish ne gjak dobici i Bimbashit, pa besin, hakmarjen dhe krimin.

  6. Marku says:

    Gjenerali I famshem gjerman Heinz Guderian ne kujtimet e tija shkruante ” se nqs nje gjeneral gjermane do ti kishte shkaktuar aq shume vuajte e humbje ushtrise gjermane sikurse Zhukovi I shkaktoi ushtrise ruse, ate Hitleri do ta varte te nesermen ne oborrin e Kancelerise”.
    Ne cdo beteje ushtria gjermane I shkaktoi asaj ruse nga 30 deri ne 36 here me shume humbje se sa vete pesoi ( ushtria gjermane ne sulm). Ndersa ne operacione terheqese I shkaktoi nga 9 deri ne 16 here me shume deme ( ushtria gjermane ne terheqje).
    Gjenerale dhe drejtuese te mirefillte ushtarake si Manstein, Romel, Guderian,Schtudent, Bock, kane qene dhe jane shembull I nje gjenialiteti ushtarak te papare ndonjehere ne historine e njerezimit. Pothuajse cdo taktike sulmuese dhe mbrojtese e nje beteje te shpejte ( sikurse fushe betejat e sotme ) eshte krijuar nga keta strateg , te cilet edhe vete udhehiqnin nga fronti. Bolshevizmi, stalini,Zhukovi, komunizmi, lufta e klasave , putini, rraketat the migat serbe fatkeqesisht jane te vetmet eksporte qe rusia ka pasur dhe ka per te ofruar. Ndersa Gjermania dhe gjermanet si nje popull autokton europian dhe jo sllav skane nevoje per reklame.

    1. poli says:

      z.Marku!
      E lexova me kujdes artikullin tuaj dhe jam pjeserisht dakort me ato qe shkruan,eshtre e vertete qe nazistet nxorren dhe ata strateget e tyre,dhe kjo (lufta rrufe)qe ata nxorren nga arshivat pati sukses ne vitet e parate luftes “Patriotike” ne Bashkimin Sovjetik. ishte ky shtet gjigand qe mbajti peshen me te madhe te luftes derisa mbas shume presionesh nga Stalini ne mesin e vitit 1944 u hap fronti II-te, u hap pikerisht kur ushtria kuqe me 10 goditjet staliane kishte cliruar nje pjese te Europes. Dhe mos te harrojme qe gjermania naziste sulmoi ne befasi B.S. me rreth 140 divizione e perbere afersisht me 2 milione ushtare nga me te pregatiturat te kohes. Ne ate lufte vigane dolen ne pah cilesite ushtarake te kuadrove oficere ku korifeu i saj ishte mareshalli Zhukov qe arriti ti ktheje humbjet e medha te ushtrise Kuqe ne fitore ku spikatin ajo e Stalingradit (ku u kap rob marshalli von Paulus) dhe ajo e Kruskut qe mbahet si beteja me e madhe ne historine e njerezimit me tanke ku 750 tanke te ushtrise gjermane Zhukovi ju pergjegj me po te njejten shifer.Ishte kjo merite e Zhukovit qe ushtria naziste te mos realizonte me asnje sulm deri ne renien e Berlinit. Zhukovi u nderua nga forcat aleate me medaljen me te larte qe egziston ne U.S.

    2. Hoxh Armandi says:

      Eshte e vertete qe ne vitet e para te luftes nga papergatitja, eliminimi i oficereve te talentuar, inkompetenca e Stalinit por edhe fuqia e armates gjermane ruset pesuan humbje te tmerrshme. Nuk kishin pergjigje ne fushbeteje per Blitzkriegun gjerman. Dhe gjermanet superioritetin ushtarak e perdoren si kafshe prehistorike duke shfarosur 30 milione ruse kryesisht civile.

      Por qe te edukohesh pak duhet te dish qe nga mesi i luftes dhe deri ne kapitullimin e nazisteve, ne planin ushtarak taktil reset ishin superior ndaj gjermaneve. Dhe ne industri.

      I djeg turkoshqiptareve qe u vu flamuri ne rajshtag dhe u perdhunuan te pafajshme po krimet e tyre ne frontin e lindjes jane makabre si krimet e rraces turkomongoleve ku der armeneve, assirianeve dhe grekerve.

      1. undefined says:

        Se mos vetem turkomongolet bene krime kunder “grekeve” edhe Hitleri ju shkerdheu cfare ju mbante pragu jevgjit kurdo-egjiptianeve te Athines me ato masakra Hitleri i dha te kuptoj Botes se cfare mendonte ai per kromozonin anadollak te Athines….llum…njerez te dores se dyte….thjesht bagati e barbare te zbritur aneve te Gadishullit Ilirik(Europe)

    3. lol says:

      Mos harroni gjenocidin mbi kulaket qe beri Stalini ne luften e klasave i cili me permasa ja kalon holokaustit hebre.

  7. ali vlora says:

    Sa per dijeni kryepeshkopi duhet te jete: me gjuhe e gjake shqipetar. Ky eshte statuti. Tjetra quhet KISHA AUTOQEFALE KOMBETARE SHQIPETARE. Ky janulla qe na u njoheka” nderkombetarisht qe une sot po e marr vesh ” duke patur 300 € e hoqi shprehjen KOMBETARE. Tung.

  8. beni says:

    Gjermanet e russet gjithnjë kam bashkëpunuar fshehtas së bashku?

    E kuptoj difektet e fatkeqësinë e nacionalitetit tim për përshtypjet ndaj nënës ton russia por i kuptoj edhe ata që efreskojn e bëjn mjaltë pushtimin nazist?

  9. undefined says:

    Hitleri beri vetem nje gabim qe hapi luften ne dy fronte ndryshe do tja kishte tredhur ruseve koqet ne morset edhe sot e kesaj dite kjo eshte mese e qart

    1. baba Shulc says:

      E pra , ja qe nuk ja kapi koqet ne morset dhe si pasoje hanemja te lindi tya fale bashkepunimit dypalesh , Ruso- Shqiptare !!!! Keshtu duhet tjua dish per nder Ruseve “baxhelle” e pa moralshme !!!!!! Te kishte fituar Hitleri ti moj baxhelle do ishe kavie eksperimentesh ne ndonje kamp çfarosjeje !!!

      1. undefined says:

        Per kavia eksperimentale kishte serbet dhe greket hahahahahaha dhe komunistet sshqiptare si puna prinderve te tu nje lloj pjelle e skaduar qe e gjen kudo ku eshte pislliku moj buce e Anastasit

  10. Lisi says:

    Pinjollët e fashistëve shqipëtarë janë më maskarenj dhe më injorantë se etërit e tyre . Ata kanë të drejtë të shajnë mbarë e prapë . Për këtë I favorizon edhe klasa e degjeneruar politike shqipëtare e këtyre 28 viteve . Dhe plus kësaj , keto plehera i favorizon edhe urrejtja antiruse 30 vjeçare e aventurjerit antikomunist , Enver Hoxha ( 1960-1990 ) !
    Rusët , janë i vetëmi popull që na trajtonte si vëlla dhe , kur pas Lufte per vete ishte I uritur dhe me trupin me plagë , ndante me ne kafshatën e gojës ! Nuk po permend ndihmën e jashtezakonshme në të gjitha drejtimet .
    Mirënjohje popullit fisnik rus , nga populli i thjeshtë fisnik shqipetar !

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      Ik mos bajge me 2 sy…. cope injoranti.

      Po te kishte fituar Germani qofte Luften e pare Boterore, qofte Luften e dyte boterore, Shqiperia do ishte 3 here me e madhe dhe servet do ishin shfarros nga faqja e dheut…. dhe as nuk do kishim problemet e sotshme sociale dhe ekonomike.

      1. Partizani Xhelo says:

        O Ali …… (se per pasha , me ha kete “kaçurrelsin tim) ti do jesh pinjoll pe çamerie nga menyra qe diskuton !!! Vetem çemerit dhe kasovaret u bene totalisht bythe – lepiresa te fashisteve !!! Te ishte per ju Shqiperia as nuk do te ekzistonte se ju ja bashkuat aleances fashiste dhe si pasoje do te na kishin zhdukur pas mbarimit te luftes , por bravo i qofte Enver Hoxhes qe krijoi levizjen nac-çlirimtaren qe ne sot gezojme kete Shqiperi sovrane e te lire !!! Nuk po e zgjas se …… kohe e humbur kot !!!

      2. beni says:

        Ka një parti të re qe quhet afd t’u a çoja emrin tënd Ali për t’u anëtarësuar?
        I përshtateshin nga mendimet,por kam frikë se alinjve e Hasanit kan për t’ja bere me keq se cifutve Hitleri!!!!

  11. Marku says:

    Ekspansionizmi sllav ne tokat shqipetare ka qene dhe eshte rreziku me I madh qe i kanoset kombit shqipetare .
    Rusia sllave se bashku me shtojcen e vet te vendosur ne ballkan te quajtur serbi kane bere the bejne te pamunduren qe ti kundervihen popujve autoktone europian dhe jo sllave
    ( sic jane shqipetaret dhe gjermanet ). Ti gezohesh fitoreve te
    ushtrive ruse ose serbe eshte ti gezohesh fatkeqesive te kombit shqipetare. Popujt gjermane dhe shqipetare kane pasur dhe kane aspirate te perbashket ndalimin e ekspansionizmit sllav ne europe. Fitoret e rusise fashiste ne luften e pare the te dyte jo pa koincidence sollen fatkeqesi dhe kohe te turbullta per kombin shqipetare . Ketu flitet per aspiratat e popujve dhe se kush shihet si rrezik I perbashket.
    Heronjte e shqipetareve te vertete jane Prek Cali, Mithat Frasheri,Xhafer Deva, Shaban Palluzha dhe jo enveri,mehmeti e kadri komunisti.

    1. beni says:

      Po popuj sllave jan edhe Polonia,Sllovakia Çekia,bullgaria or dot Kadri bile edhe Kroacia e Slloveni gjuhesimi i tyre është në atë sllav?
      Ktu ka vetem ndryshim feje!!!
      Qenke një kumandaret e vluar që se paske shokun,Shqipris mori meritat nga tër aleatët kundër Nazifähigkeit mor i mjerë nga trutë edhe nga Amerika e nga russia e nga Anglia e aleat të tjerë!
      Xhafer dava i Ibraim Rugovës haxha i tij pushkatojnë Tiranë shum e shum te rinj që kërkonin liri nga kjo politik ekstremiste hitleriane por tani mbas 70vjetesh mu mbushet mendja që Serbi u leruaruar vërtet se kështu e paskeni dashur!!!

  12. lexuesi i irrituar says:

    Marku : Qenke bo si vera e thartume .Javash me keto heronjte e tu , se po na e lexon çdo gja per smbrapmi.Deshira jote e lindur nga urrejtja , nuk mund ta ndryshoj dot te kaluaren …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール tpe

    ラブドール 私はこのウェブサイトに感銘を受け、私は大ファンです。

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール リアル

      d4e WMドールズによる1つ星と2つの開発TPEセックスドールを購入する必要がありますか?シリコン人形:あなたの素晴らしい時間のために作られました@busenhansはあなたに彼の獣のおっぱい人形を見せます

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje