Njihuni me lulet që ju mbrojnë nga rrezatimi i dëmshëm diellor, duhet t'i keni patjetër në shtëpi

25 Shkurt 2018, 11:00Lifestyle TEMA

Shkencëtarët në Kili kanë zbuluar molekula tek dy lloje lulesh që rriten në Antarktidë dhe që i mbrojnë ato nga rrezatimi diellor.

Molekulat mund të përdoren për produkte që mbrojnë njerëzit nga rrezet e diellit apo për bimët e pambrojtura.

Hulumtuesit në Universitetin e Santiagos, duke studiuar bimët antarktike të rritura nën kushte të kontrolluara, zbuluan se Colobanthus quitensis (pearlwort) dhe Deschampsia antarctica (bari i flokëve) mund të toleronin nivele të larta të rrezatimit ultravjollcë.

Këto janë dy bimët e vetme që gjenden në rajonin më të akullt të botës, duke u rritur rreth skajeve më të buta.

Por ndryshimi i klimës dhe shkrirja e akullit po rrisin gamën e tyre, thanë studiuesit kilianë.

Shkencëtarët kanë identifikuar një grup molekulash në lule, veçanërisht Colobanthus, që vepron si një filtër diellor dhe parandalon dëmtimin e rrezatimit, tha kreu i projektit Gustavo Zuniga.

“Mund të përdoret në të ardhmen jo shumë të largët”, tha ai.

“Për shembull, për një kulturë që nuk toleron nivelet në rritje të rrezatimit, që informacioni gjenetik mund të përdoret për të reaguar më mirë”.

1 komente në “Njihuni me lulet që ju mbrojnë nga rrezatimi i dëmshëm diellor, duhet t’i keni patjetër në shtëpi”

  1. Gazetari shpellar says:

    Gazetar injorant! Kur nuk i kupton gjerat qe sjell si lajm, perse vazhdon akoma punen e gazetarit? Nuk behet fjale qe dikush mund te mbaje nje lule apo bime te tille, por qe shkenca te marre nga kjo bime ate qe do te duhet per te pregatitur nje produkt ne dbi te njeriut.
    Ne rradhe te pare e kupton ti shprehjen “njihuni me…?”? Po te pakten te na kishe nxjerre nje foto nga kjo bime apo lule, por vendos nje foto te pergiithshme.
    Gazetare kazani, shpellar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje