EMRAT/ Zbardhet vrasja e biznesmenit në Bllok, ja kush janë dy të arrestuarit dhe motivet e ekzekutimit

26 Shkurt 2018, 11:46Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, vrasje kjo e ndodhur më 14 shkurt në zonën e Bllokut në Tiranë.

Deklarata e policisë

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj dhe e Prokurorit të çështjes Artan Lulaj:

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14  shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.

– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.(TemA)

5 komente në “EMRAT/ Zbardhet vrasja e biznesmenit në Bllok, ja kush janë dy të arrestuarit dhe motivet e ekzekutimit”

  1. O says:

    Jo arrestime fals. Duhet admetur që të gjitha vrasjet s’mund të éclairci-sen.

    1. mis says:

      po ene ti duhet admetur qe s ia ke haberin shqipes. E mos na shkruj mo llafe fals se na e shemtaraqove gjuhen

  2. Spartaku says:

    Bravo policia.Forca e ligjit po jep rezultate te mira deri tani.Kemi besim te policia,se ajo sot nuk eshte si policia e Sali Berishes qe te vrisnin te grabisnin,te rrihnin barbarisht,(per kete ke shume ngjarje makabre),dhe dilnin te pa prekur se i mbronte kryeministri kriminel Sali Berisha.Policia e shtetit sot po reformohet e po kthehet ne shprese sigurie per popullin.

  3. rrypi says:

    cna duhen keta, europa kerkon: liken moniken lulushin berishen mediun, ne qofte se nuk arrestohen keta nuk ka europe edhe nuk ka shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje