Ilir Yzeiri
Nga Ilir Yzeiri
Shqipëria dhe Kosova, në pjesën më të madhe, në krye të qeverisjes së tyre, kanë ata politikanë që u përfshinë në jetën publike në vitet ’90. Në Shqipëri, ata erdhën në vëmendjen e publikut dhe në drejtimin e shtetit pas rënies së diktaturës, ndërsa në Kosovë, ata u ngjitën në krye të kupolave qeverisëse pas çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb. Me përjashtime të pakta, Shqipëria nuk i ka ndryshuar elitat qeverisëse që erdhën në krye të vendit pas rënies së diktaturës. Është larguar nga skena politike vetëm Fatos Nano, ndërsa vijon të jetë aktiv dhe vendimtar në fatin e opozitës Sali Berisha. Ilir Meta dhe Edi Rama janë prej më shumë se njëzetë vjetësh në krye të strukturave të qeverisjes shqiptare dhe në këtë rast kam parasysh praninë e tyre në opozitë dhe në qeverisje. Si për ta plotësuar këtë kuadër, në skenën politike është shtuar edhe një tjetër fëmijë i përkdhëlur, drejtuesi i emëruar i PD-së nga Berisha, Lulëzim Basha. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kosovë. Edhe aty, çlirimtarët që erdhën nga malet, kanë dhjetë vjet që qeverisin Kosovën.
Për të qenë realistë, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova, pas rënies së diktaturës e para dhe pas çlirimit e dyta, kanë shënuar përparim dhe prosperitet. Shqipëria e sotme nuk mund të krahasohet me Shqipërinë e komunizmit dhe Kosova e sotme nuk mund të krahasohet me Kosovën e okupuar nga serbët. Mirëpo, në të dyja rastet, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova kanë ndërtuar një habitat që, më së shumti, prodhon trishtim dhe jo shpresë. Humori i përgjithshëm i shqiptarëve në Ballkan është në rënie dhe territorri i tyre nuk prodhon shpresë. Natyrisht humori i përgjithshëm në botë nuk është ai që do të donim të gjithë të ishte, por Shqipëria dhe Kosova, për fat të keq, nuk po ngjallin shpresën për mijëra të rinj e të reja, të cilët, sa vjen e më shumë, e shohin veten pa shpresë dhe ashtu të paorientuar siç janë, nuk kanë asnjë ambicie tjetër, por veç të ikin nga ky vend dhe të emigrojnë duke sakrifikuar gjithçka, deri edhe jetën.
Natyrisht, unë e kam të qartë dhe e di se shqiptarët janë të parët që duan të përfitojnë nga lëvizja e lirë dhe për këtë shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që u jepen që të ndërtojnë jetën atje ku suksesi dhe përfitimi është më i madh. Shqiptarët janë popull që e pëlqejnë aventurën dhe emigracionin dhe në shumë raste, atë që nuk ua jep dot atdheu i tyre, ua japin vende më të zhvilluara. Gjithmonë do të ketë shqiptarë që kërkojnë suksesin duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e ligjshme të lëvizjes së lirë dhe të tjerë që kërkojnë të ikin nga ky vend me të gjitha mundësitë dhe rrugët e emigracionit të paligjshëm deri në momentin kur Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Probelmi nuk është këtu. Sipas meje, ai qëndron dikur gjetkë. Sipas meje, problemi i madh i shqiptarëve sot është kapja e shtetit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nga fëmijët e përkëdhelur, nga politikanët pa atdhe. Edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, fëmijët e përkëdhelur që qeverisin këto dy shtete me shqiptarë ngjanë si adoleshentë pa familje ose si politikanë pa atdhe.
Kuptimi që ata kanë për atdheun nuk mbështetet në asnjë platformë dhe në asnjë institucion. Qeverisja e tyre është vetëm një realizim i emocioneve të fëmijës së përkëdhelur që mund të bëjë çfarë të dojë dhe mund të sillet si të dojë dhe nuk përgjigjet para askujt. Shihni çfarë ndodh në Shqipëri. Edi Rama dhe socialistët që morën pushtetin dhe që siç duket do të qeverisin gjatë, nuk kanë asnjë sistem reference dhe nuk pyesin askënd. Si fëmijë të përkëdhelur ata e shohin Shqipërinë si një kënd lojërash që mund t’u sjellë zbavitje atyre dhe mund t’i tregojë ata si perënditë e munguara të shqiptarëve.
Nëse do të hedhësh një vështrim të shpejtë në këtë vend, do të vëresh se gjithçka që ndërtohet e bëhet në këtë vend, nuk ka lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë, por është më shumë realizim i emocioneve të këtyre fëmijëve të përkëdhelur që prishin, ndërtojnë, pastaj prapë prishin, rregullojnë qendrën, pastaj vjen Lulëzim Basha e prish atë dhe ne të gjithë, ashtu si ata ushtarët e drobitur e të kthyer nga betejat e humbura, rrimë e vështrojnë sesi ky vend njëherë bëhet pastaj zhbëhet dhe të gjithëve na kujtohet legjenda e famshme e Kalasë së Shkodrës që ndërtohej ditën e prishej natën. Kjo simbolikë e antropologjisë sonë shoqërore është mesa duket tipari thelbësor i atyre që ndërtojnë në këtë vend.
Nëse metafora e ndërtuesit do të përqasej me fëmijët e përkëdhelur që na drejtojnë, atëhere kumti i legjendës së Rozafës do të bëhej më i qartë. Ky vend, kështu, këtë fat ka pasur. Ndërto ditën e prish natën. Mallkimi mesa duket u ngjiz me komunistët. Ata rrafshuan dhe zhbënë sa mundën gjithçka që ishte ndërtuar ditën dhe natën. Si kulm i kësaj marrëzie janë shkatërrimet dhe hedhja në erë e kishave dhe objekteve të kultit. Sikur asgjë tjetër të mos kishin bërë komunistët, por vetëm hedhja në erë e Kishës së vaut të Dejës ku ka lidhur kurorë Skënderbeu, pra vetëm ky krim do të mjaftonte për të treguar mallkimin e madh që ngulitën komunistët në këtë vend. Mirëpo, mallkimi nuk ndalet këtu. Ai vazhdon. Unë e kam të vështirë të kuptoj se përse nuk zhvillohet ekonomia në këtë vend dhe përse nuk kemi çdo ditë njoftime për vende të lira pune. Ndërkohë, vendi zhvillohet, por ky zhvillim i ngjet atij kapitalizmit të egër që nuk pyet për asgjë. Ka shumë fakte që tregojnë se fëmijët e përkëdhelur të Shqipërisë nuk kanë asnjë referencë dhe nuk përfillin asnjë institucion mendimi në këtë vend, por për ta ilustruar këtë do të mjaftonte vetëm fati i Bibliotekës Kombëtare.
Nëse do ta krahasoja fatin tragjik të këtij institucioni me djegien e Rajhshtagut do të tregohesha shumë cinik, por jam fare i qetë dhe shumë korrekt po të them se të gjitha qeveritë që erdhën pas tranzicionit e varrosën Bibliotekën Kombëtare, ndërsa ajo që po ndodh tani në këtë institucion i kalon të gjitha hamendësimet. Drejtoresha e re që zvëndësoi intelektualin dhe studuiuesin e shquar Aurel Plasari, e ka kthyer këtë insitucion në një shurrtore studentësh dhe aty nuk ka më as sallë shkencore, as sallë për të konsultuar ekzemplaret e rralla që gjenden vetëm aty. Akademia e Shkencave siç dihet nuk ekziston më, Biblioteka Kombëtare po shuhet dhe po shndërrohet në një kafehane studentësh sipas vizionit cinik, tallës e përqeshës të drejtoreshës që ka vendosur aty Edi Rama. Duke eleminuar këto institucione, fëmijët e përkëdhelur të Shqipërisë, ashtu si komunistët shqiptarë po e bëjnë Shqipëriën nga fillimi duke rrafshuar gjithçka e duke ndërtuar atë që iu do atyre kokrra e qejfit. Dhe kulmi i këtij karagjozllëku është konflikti i fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës për autorizimin e plotfuqishmërisë për negociimin e delimitimit të kufirit detar.
Ky spektakël banal na tregoi edhe njëherë se ne qeverisemi nga shtetarë pa atdhe. Në raste të tilla, siç është negociimi për përcaktimin e kufijve detarë, një shtet serioz që nuk qeveriset nga fëmijë të përkëdhelur, do t’ia kishte deleguar këtë ngjarje të madhe institucioneve të mendimit, shkencëtarëve dhe profesionistëve dhe, në heshtje e pa zhurmë, do të kishin gjetur bashkarisht stafin më të kualifikuar në mënyrë që në ato negociime të paraqiteshin me dinjitetin e një vendi që qeveriset nga burra shteti, jo nga fëmijë të përkëdhelur. Ndërsa ajo që ndodh në Kosovë me demarkacionin apo me skandalin që prodhoi dëshira e mbrapshtë për të zhbërë gjykatën speciale, janë shenjat që plotësojnë kuadrin e plotë të pamjes se, për fat të keq, edhe këndej edhe andej kufirit jemi në mëshirën e fëmijëve të përkëdhëlur të Shqipërisë.
Ilir ,per tu pelqyer nga te gjithe ben krahasime jo te verteta ,ne fakt mashtron te rinjte .Per te argumentuar te vertetat e hidhura qe thua nuk eshte e nevojshme te thuash genjeshtra .Niveli i nje gazetari matet me te verteten .
Ai qe ti e quan ..komunizem…e gjeti Shqiperine gjysemfeudale ,te mjeruat,me nje ekonomi primitive ,me nje popull analfabet,me pese shkolla te mesme,me moral feudal …Por per çudine tende struktura prodhuese ,edhe pse e vogel dhe e prapambetur ,u ruajt qe diten e pare te pushtetit dhe u vu ne levizje duke aktivizuar spevialistet e pakte .Ndersa ne 45 vite ,pavaresisht mbylljes dhe gabimeve strategjike,u ndertuannje ekonomi funksionale ne te gjitha deget e industrise ,u zhvillua nje bujqesi moderne ,u krijua nje armate punetoresh te kualifikuar ,mijra specialiste te te gkitha fushave me diploma te merituara,u zhvillua shkenca ,kultura ,u kalua nga bishtuku ne elektrifikim teresor….
Natyrisht prishja e ndertesave te kultit ,shume politika ekonomike ,sidomos ndaj fshatit ishin me gabime ,por ideja qe zoteronte ishte ndertimi fhe jo shkaterrimi .Kisha e Vaut te Dejes kishte vlere ,por kjo nuk do te thote qe ti qe e quan vehten gazetar te harrosh ndertimin apo riparimin e shtepive pas termetit te 1979 per mbi 100 mije banore ne zonen ne fjale vetem per 5 muaj.
Ndersa Berisha Nano dhe perseri Berisha shkaterruan strukturen prodhuese ,shkollen ,shkencen ,moralin ,kulturen ,detyruan gjysmen e popullsise te largoheshin nga vendi thjesht per te mos vdekur urie .Ndersa Rama ,megjith gabimet jo te vogla ,eshte i vetmi qe po ben dicka per ta futur vendin ne rrugen normale .Por mos e mendo Ramen si te majte .Koha e solli qe populli i majte qe eshte shumica ,te drejtohet nga nje liberal..
Urimet e mia te sinqerta zoti Ilir Yzeiri. Lexoja para tre ditesh per pagat e presidenteve dhe te kryeministrave te ballkanit, dhe rroga me e larte ishte e presidentit te Kosoves. Hashim Thaci, ka per te mbreteruar njelloj si Sali Berisha yne ketu. Pastaj Ilir Meta ,do te qendroje si Mao Ce Duni i Kines qe ishte ballcamosur per se gjalli dhe qe e kapshin per krahesh se nga duhej te shkonte. Trathti BURRA…………….. Jo more ,si te kemi nje PRESIDENT,…… sikur te kishte mundesi ne Shqiptaret te kishim nja dhjete apo me shume CUBA……………… me falni presilesha ……. presidenta….
Shqiperia nuk vuan as nga e majta dhe as nga e djathta, as nga liberalet apo konservatoret. Ne fakt, armiku me i madh i shqiptareve eshte korrupsioni masiv i vete shtetit, te privatizuar nga Hajdutet. Eshte aq i madh sa qe nuk ka kandar qe ta mase dhe statistika krahasimi ne mbare boten e qyteteruar. Aq me pak me Europen qe duam te integrohemi. Pastaj, ka qelluar qe Hajdutet shqiptare nuk jane as patriote dhe i shesin, ose i blejne interesat kombetare njelloj sikurse bejne me interesat e popullit te tyre. Por, mos harrojme qe keta shtetare, politikane, etj. kane lindur dhe po rriten ne mesin e ketij populli. Kjo eshte dhe aresyeja qe ata na duken si “femije te perkedhelur”.