Ish ministri i LSI: Vettingu ka dështuar, korrupsioni shihet si bakshish te gjyqtarët por ndodh në qeveri. Çamët...

26 Shkurt 2018, 08:50Politika TEMA

Ylli Manjani nuk ka besim tek Vettingu, qe per te ka deshtuar totalisht, pasi korrupsioni nuk po kerkohet ne qeveri por tek perfaqesuesit e drejtesise.

Ish-ministri i Drejtësisë komentoi në studion e “Ora News” vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Për Ylli Manjanin ajo duhet vlerësuar me nota pozitive për axhendën e vendit drejt integrimit në BE. 

“Vizita e Juncker është një ngjarje pozitive. Duhet ta shikojmë si një ngjarje pozitive.

Unë jam nga ata që mendoj se ne kemi bërë, shteti shqiptar, politika shqiptare ka bërë më shumë nga ç’mund të bënte në çështjen e reformës në drejtësi”, deklaroi Manjani.

Manjani komentoi dhe deklaratën e kryeministrit që e cilësoi sukses tërheqjen nga sistemi të 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ish-ministri i Drejtësisë tha se kjo reformë ka dështuar sepse mbron qeveritë e korruptuara dhe sulmon bakshishin në gjykatë.

“Problemi kryesor me këtë reformë ka qënë dhe mbetet ky fakt. Zhvendosja e fokusit nga korrupsioni i vërtetë tek bakshishi.

E kam thënë këtë gjë dhe vazhdoj ta them. Korrupsioni në një shtet ndodh në qeveri, në tryezën e qeverisë aty ku ndahen paratë.

Zhvendosja e kësaj vëmendjeje nga tryeza e qeverisë tek gjykatësit nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur, ka vendosur qeverinë në mbrojtje juridike“, tha Manjani.

Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, Manjani u ndal tek çështja çame e heqja dorë sipas tij e palës shqiptare do ta cilësonte ekzekutivin si qeveri antikombëtare.

“Nëse është i vërtetë edhe fakti tjetër që kanë rënë dakord për ta hequr fare si çështje kjo është një qeveri antikombëtare. Nuk ka asnjë diskutim.

Çështja e çamërisë është çështja e Shqipërisë. Është çështje kombëtare. Njësoj sikur vite më parë ne të hiqnim dorë nga çështja e Kosovës”, deklaroi ai.

Manjani apeloi që të ecet përpara me reformën zgjedhore.

5 komente në “Ish ministri i LSI: Vettingu ka dështuar, korrupsioni shihet si bakshish te gjyqtarët por ndodh në qeveri. Çamët…”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Kur kerkon te behet “faktor” dhe ky plehre.Por ska faj shkruan dicka per te marre nje “pagese” se nuk ka te ushqehet.zavalli.

  2. Grigor says:

    I vetmi shpjegim se pse ky Kokelopa, qe kujton se di shumë, eshte bere shumë aktiv eshte se Ilir Meta i ka thënë Monikës: “Mos fol ti se na prish pune. Me prish pune mua më shumë. Lere te flasë ky budalli Manjani, dhe ai debili Vasili. Edhe po të diskreditohen, e kemi te lehte t’i heqim qafe dhe themi qe ata nuk perfaqesojne LSI-ne.”
    Vetem ky mund të jete shpjegimi sepse nuk Ka mundesi tjeter per llojin kamikaz te perfshirjes be debat te Manjan trapit dhe Vasil zullapit.
    Megjithate keta vetem kakarisin dhe nuk prishin pune, sepse nuk bejne veze, por Edi Rama me qeveri Jane ata qe ose prishin ose ndreqin. Syte Shqiperia i ka tek qeveria. Do ishte nje zhgenjim masiv po nuk pati rezultate reforma be drejtesi, dhe mbajti qeveria premtimet e mëdha nje miliardeshe qe Ka dhene.

  3. Strugani2 says:

    Z. Matjani së pari nëse e sheh të arsyeshme ndrysho foton në mediat që na paraqitesh se nganjëherë nuk të dallojmë kush je.Populli thotë: njeriu njihet nga surrati që ka. Sëdyti: Fjala ryshfet ka shumë vend për të diskutuar. Nuk quhet ryshfet veprimi që ka bërë kryeprokurori duke mbyllur dosjet e politikanëve, që ti me të drejtë thua që duhen gjykuar ata. Nuk duhet quajtur ryshfet kur një prokuror apo gjykatës, nëpërmjet sekserëve ka kërkuar para për të shpëtuar nga dënimet një kriminel, një vrasës, një vjedhës , një të korruptuar etj. Nuk quhet ryshfet kur një prokuror apo gjykatës mbron politikisht ose familjarisht një vjedhës etj. Si psh: heqja nga dënimi e atij Fullanit kur e shoqja ngjit dhe zbret shkallët e larta të sistemit të drejtësisë dhe e shpëtoi të shoqin, sigurisht edhe me mbështetjen e politikanëve të cilët atje në bankë i kanë ulur këmbëkryq familjarlt e tyre të të dy krahëve. . Nuk di nëse ke dhe zotrotendonjë nga të tutë me punë atje. Ti thashë këto shembuj që ti të godasësh këta tipat që të përmenda dhe pa u ndalur aspak, por godit rëndë edhe politikanët, sepse ju politikanët na i bëtë peshqesh të këqiat e të gjitha llojeve që na kanë zënë fytin.
    Besoj kam të drejtë dhe do më pëlqente që sa të rekomandova të të kem ndihmu arrit sadopak në mendimet e tua. Kjo, jo për kushedi, por meqë hype disa shkallë, këta të medias të hapin vende për të folur.
    Strugani2

  4. Nuriuh says:

    VETINGU NUK KA DËSHTUAR ,
    PO JU VJEN RROTULL DHE DO JU RROK !!!!
    O MANJANI !!!! DORZONI PLAÇKËN E VJEDHUR,
    O MANJANI !! VILAT DHE PASURITË TUAJA TË PA ÇMUESHME, DUHET TË BËJNË HESAPET ME DREJTËSINË !!!
    O LESHELIST ,TIPIK , LESHELIST !!! ?

  5. shabani says:

    Ik ore tope kec behuni gati te dorezoni mallin qe u keni grabitur shqiptareve reforma ne drejtesi ka garanci maksimale se ka garante fuqine me te madhe te globit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje