Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker së bashku më komisionerin Johannes Hahn ndodhen për një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turneu për të prezantuar strategjinë e re të Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Juncker ka mbërritur rreth orës 18:00 dhe do qëndrojë ne vendin tonë deri mesditën e të hënës, ku pritet të ketë takime me personalitete të larta të politikës.
Juncker i cili njihet për stilin e tij të veçantë është pritur nga kryeministri Edi Rama në kryeministri, ndërsa ajo që ra në sy ishte përshëndetja e tij si ushtarak me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati si dhe puthja e dorës për ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ti inspektohet avioni mos ka ndonjë vogelushe të fshehur
Ska nevoj per vogelushe , sa mori vesh qe Grida ketej ben hatane erdhi me vrap ………..
E paska lepire perpara se te vdese kete Romanen edhe zoti Junker!
Kjo eshte nje pershendetje miqesore ne Ameriken Veriore. Nuk eshte nje pershendetje ushtarake, por eshte nje pershendetje si per te thene: Tungjatjeta miku?