"Rama, negociatat me BE-në dhe mesazhi i Juncker në Tiranë"

25 Shkurt 2018, 17:56Politika TEMA

Ish-ministi i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Tiranë.

Ai theksoi në News 24 se ardhja e  Juncker vjen një momenti i rëndësishëm për vendet e Ballkanit që janë në pritje të çeljes së negociatave për në BE.

“Juncer është një nga personalitet europiane që është i vështirë për të dhënë premtime por i mban deri në fund. Kjo vizitë është e rëndësishme për Ballkanin, por edhe për Juncer, për imazhin e tij. Ai njihet si njeri skeptik ndaj zgjerimit.

Ky është ndryshim ndaj vizionit të tij por edhe për imazhin e tij ndërkombëtar. Të gjithë atyre që arsyetojnë me shifra do u thosha që gabohen.

Ballkani ka më pak se 20 milionë banorë, (vende qe s’janë pjesë e BE). Anëtarësimi në BE nuk arsyetohet në mënyrë aritmetike pasi çdo vend i BE ka të njëjtën peshë bllokuese dhe të njëjtin kapacitet bllokimi. Nuk ka votim të diferencuar.

Rumania dhe Bullgaria rëndojnë në ndërgjegjen e europianë se pse u pranuan në BE. Jo pse jemi pak, por duhen plotësuar standardet. Bosnja dhe Kosova janë më pas. Serbia është pjesë e një problematike me Kosovën. Nëse nuk njihet pavarësia e Kosovës, Serbia do jetë pas.

Maqedonia ka hyrë në rrugën e zgjedhjes së problemave me Greqinë, por a do të vazhdojë deri në fund. Ne kemi një problem lidhur me çështjen detare me Greqinë, por janë të zgjidhshme.

Ne jemi më para me Malin e Zi. Vuçiç dhe Rama janë fëmijët e përzgjedhur në Bruksel. Në Bruksel arsyetohet jo kështu si tek ne.

Në rastin e Maqedonisë shihet se Brukseli ka limitet e veta. Unë besoj se do hapen negociatat por duhet ta dinë të gjithë teleshikuesit që është mistifikuar shumë hapja e tyre.

“Hapja e negociatave nuk ka ndikim tek opinioni publik dhe nuk do ketë ndikim të menjëhershëm. Në rastin e Shqipërisë që është anëtare e NATO-s mundësi e shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera është një garanci e madhe.

Kina ka një lloj invazioni me investimet në Ballkan dhe Evropë, por nuk është një pengesë për integrimin e vendeve të Ballkanit. Kina e sheh në interesin e saj integrimin e këtyre vendeve në BE. SHBA është mbështetëse e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.

Rusia nuk e do Ballkanin në BE, ndërsa Serbia nuk aspirton për t’u integruar në NATO”, nënvizoi Besnik Mustafaj.(TemA)

6 komente në ““Rama, negociatat me BE-në dhe mesazhi i Juncker në Tiranë””

  1. O says:

    U grind me Gjermanin Martin Schultz për postin e Presidentit të Komisionit Europian

  2. A Merr Ik says:

    KA VETEM NJE MESAZH:
    klasa politike shqiptare eshte me korruptuara ne bote dhe jo ma ne ballkan….nuk shkohet ne EVROPE ME MAFJEN TRESHE: SALI-RAMA-META

  3. Kazan says:

    Idjota
    Thoni koke dhe na tregoni bythen
    ( tjeter titulli e tjeter teksti)

  4. ti je turk,ti je zhuls shkretetire, si i tille nuk ke vend ne BE..........allah uakbar! says:

    mos harroni se birazeret tuaj turq kane 35vjt qe ”negociojne” qitapet me BE,por vec te ”gjatin” me gunga………….

  5. tomorraku says:

    Ky Besnik Mustafai a i ka marre leje Saliut qe flet keshtu! Apo edhe ky e braktisi Saliun si Bregu , Patozi e kompani?!

  6. tomorraku says:

    Ky Besnik Mustafai a i ka marre leje Saliut qe flet keshtu! Apo edhe ky e braktisi Saliun si Bregu , Patozi e kompani? Po Greqia me miliardat e zhytura ne batakun e korrupsionit te padegjuar ,sa i ka kushtuar BE , qe ti nuk e permend fare more sh. ish minister i jashtem i kohes se Saliut ?,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje