Habit presidenti i Filipineve: Më duhet rritje rroge, kam dy gra

25 Shkurt 2018, 15:25Politika TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërkon të paguhet më shumë. Duke folur në një Iloio të enjten, Duterte tha se rroga nuk i mjafton. “Lodhem shumë dhe e dini sa fitoj? 200 000 (piso filipinas). Unë kam dy gra. Rroga ideale do të ishte le të themi, pa shaka, 1 500 000”, tha ai.

Në vitin 2016, ish-presidenti Benigno Aquino firmosi një urdhër ekzekutiv për të rritur rrogën e personelit civil dhe ushtarak. Kjo u bë përmes një rritjeje konstante përgjatë 4 viteve.

Paga e presidentit hyn në kategorinë 33, që do të thotë se vitin tjetër rroga e Dutertes shkon në rreth 7 714 dollarë në muaj.

Duterte ka ish-gruan  Elizabeth Zimmerman, e cila kërkoi anulimin e martesës në vitin 1998, pasi zbuloi se ai e tradhtonte. Ndërkohë, partnerja e tij e re është Cielito Honeylet Avancena. (TemA TV)

2 komente në “Habit presidenti i Filipineve: Më duhet rritje rroge, kam dy gra”

  1. O says:

    Kalon kohën duke u defryer

  2. Koba says:

    Jep Njeren me Qira.
    LEASE ONE OF THEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje