Ndihma ekonomike, ironia e Palokës: Shqipëria e Ramës konsiderohet si “Amerika e sotme për italianet”

25 Shkurt 2018, 12:03Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet se ka hequr padrejtësisht nga lista e ndihmës ekonomike shumë familje shqiptare.

Përmes një statusi në facebook Paloka duke e cilëruar Ramaën të pafytyrë thotë se kryeministri ju tregoi dje mijëra familjeve në mjerim, rrugën e largimit nga vendi si “zgjidhje” të problemit të tyre.

Më tej ai kritikon Ramën për artikujt që ky i fundi poston në profilin e tij të facebook-ut që kanë të bëjnë me promovinin e Shqipërisë në mediat e huaja.

REAGIMI I PALOKËS

I pafytyri, qe jo me larg se dje ju tregoi mijera familjeve ne mjerim, rrugen e largimit nga vendi si “zgjidhje” te problemit te tyre, ka gjetur nje zbavitje te re e cinike.

Cdo mengjes ju paraqet shqiptareve tituj gazetash apo reportazhe mediash te huaja qe flasin per Shqiperine virtuale te Rames e qe nuk jane gje tjeter pervecse artikuj te porositur qe paguhen ne hapsirat e reklames po me parate e shqiptareve.

Tituj bombastik dhe qesharak per cdo shqiptar qe jeton ne boten reale te Rames kryeminister.

Mjafton te kujtosh disa prej tyre ku Shqiperia e Rames konsiderohet si “Amerika e sotme per italianet” qe jane sulur te punojne e jetojne ketu apo si “ishujt Seyshelles te Evropes”…

Promovimi i Shqiperise turistike eshte nje nga detyrat e ministrise se turizmit dhe per artikujt promovues ne mediat e huaja ka nje fond te caktuar ne buxhetin e kesaj ministrie, para te marra nga taksat e shqiptareve per te promovuar Shqiperine turistike.

Po kur parate qe ju merren shqiptareve, perdoren jo per promovimin e Shqiperise turistike po per ti bere reklame Rames si kryeminister atehere kjo eshte edhe vjedhje edhe tallje me shqiptaret.

E akoma me cinike behet situata kur keto i publikon nje kryeminister i cili vetem nje dite me pare, pasi ju ka hequr dhe buken e gojes mijera familjeve shqiptare, ju tregon atyre rrugen e ikjes. Nje kryeminister qe ka larguar tanime rreth 400 mije shqiptare nga vendi e tallet duke paguar po me parate e shqiptareve, reportazhe ku flitet per dyndje te italianeve drejt Shqiperise “Amerika e re …”

Eshte e vertete qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n, po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojne te trajtohen si indianet e Amerikes nga keta konkuistatore te popullit te tyre.  (TemA)

3 komente në “Ndihma ekonomike, ironia e Palokës: Shqipëria e Ramës konsiderohet si “Amerika e sotme për italianet””

  1. Sinak says:

    Po ti mo legen, kur ishe në pushtet, çbëre???

  2. Milik says:

    Po ky legeni , bën të mirin tani ?

  3. Angjelini says:

    Thi the ore thuthuq the nuk te thuptova?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje